La Liga/ Sevillia përmbys Realin

15 Janar 2017, 22:44Sport TEMA

Sevilja ka marrë një fitore spektakolare përballë Realit të Madridit, duke fituar në fushën e saj me rezultatin 2-1.

Një fitore e merituar për Seviljan e cila arriti që të përmbysë avantazhin e krijuar nga Reali i Madridit, pas golit të shënuar nga sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo në minutën e 67-të që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Megjithatë pavarsisht disavantazhit vendasit nuk u demoralizuan duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 85-të Sergio Ramos nuk largoi në mënyrën e duhur me kokë një top të krosuar në zonë të cilin e dërgon në fundin e rrjetës së Navas.

Goli i fitores për Seviljan erdhi në minutën e fundit të ndeshjes me anë të malazezit Jovetiç duke shpërthyer në festë tifozerinë e tij.

Pas kësaj fitoreje Sevilja ngjitet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me me 39-pikë të grumbulluara, ndërsa Reali është në vendin e parë me 40-pikë por ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e fundit e javës së 18-të të La Liga mbyllet nesër me ndeshjen Malaga-Real Sociedad./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje