Arsenali interesohet për M’Baye Niang

16 Janar 2017, 16:43Sport TEMA

M’Baye Niang është vënë në shënjestrën e trajnerit të skuadrës angleze të Arsenalit, Arsen Venger.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, raporton se tekniku francez është duke menduar që të transferojë Niang tek ekipi i tij gjatë merkatos së verës.

Venger kërkon të përforcojë linjën e krahëve të sulmit dhe Niang është ideali për skemat e tij.

Gjithashtu, për shërbimet e 22-vjeçarit interesohet dhe klubi tjetër anglez West Ham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje