Partizani ka shkatërruar në testin e rradhës miqësor skuadrën e U-21 të Qabala.
Të kuqtë fituan me rezultatin tenistik 6-2, në një sfidë të cilën e dominuan për 90-minuta.
15-herë kampionët e vendit e siguruan fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar 5-gola.
I pari që hapi serinë e golave ishte mbrojtësi Gëzim Krasniqi ne minuten e 2-te, duke vijuar me mesfushorin Mentor Mazrekaj, që zhvilloi një performacë mjaft të mirë, pasi arriti që të shënojë dy gola në minutën e 5-të dhe të 22-të.
Goli i katërt u realizua nga Atanda në minutën e 28-të dhe për ta mbyllur pjesën e parë mendoi talenti Realdo Fili, që shënoi në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë pati vetëm një gol i cili shënua në fund të takimin me anë të Jaupaj që vulosi shifrat në 6-2.
Një fitore spektakolare e skuadrës së drejtuar nga Sulejman Starova e cila bindi në të gjitha aspektet./f.b