Ermir Lenjani në bisedime me Dinamon e Zagrebit

16 Janar 2017, 15:18Sport TEMA

Ermir Lenjani mund të transferohet në kampionatin kroat tek skuadra e Dinamos së Zagrebit.

Mediat franceze kanë raportuar se futbollisti kuqezi dhe drejtuesit e Dinamos së Zagrebit kanë nisur bisedimet për një transferim të Lenjanit në Koraci.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka gjetur hapsirat e duhura tek ekipi i Rennes ku është momentalisht, duke bërë që lojtari të kërkojë një ekip të ri dhe transferimi tek Dinamo e Zagrebit është një mundësi mjaft e mirë për të për të treguar vlerat e tij. Lenjani ka qenë pjesë dhe e ekipit të Nantes në kampionatin francez.

Hapsirat e pakta që ka pasur në kampionatin francez ka bërë që Lenjani të  humbasë dhe vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje