Klubi i Korabit ka prezantuar lojtarin e Trepça 89, Veton Shabani.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Korabit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.
Veton Shabani është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit, Gerd Haxhiu, duke kryer dhe seancën e parë stërvitore me skuadren.
Postimi i plotë i Korabit.
Është bërë zyrtar sot përforcimi i parë për Korabin. Veton Shabani ka gjetur akordin me klubin dhe ka firmosur kontratën që e bën futbollist të Korabit për 6 muaj. Shabani vjen nga klubi i Trepça 89 në kampionatin e Kosovës dhe do të jetë një përforcim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Gerd Haxhiu. Ai i është bashkuar sot skuadrës në seancën e zhvilluar në Pezë-Helmas dhe ka nisur menjëherë nga stërvitja ku ka marrë ngarkesën e duhur.
Klubi po punon në këtë periudhë për të kompletuar skuadrën me besimin se pjesa e dytë e sezonit të na rikthejë te rezultatet e duhura