Partizani mbyll minifazën përgatitore në Antalya

16 Janar 2017, 20:03Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve që zhvilloi në Antalya të Turqisë.

Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës për të vijuar përgatitjet, duke anuluar vendimin që minifaza përgatitore të shtyhej deri të në datë 19 Janar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të 15-herë kampionëve të vendit, shkruhet se trajneri Sulejman Starova ka mbetur i kënaqur nga përgatitjet që kanë bërë në Antalya, ku i gjithë grupi i lojtarëve ka marrë ngarkesën e duhur.

Përgjatë qëndrimit në Antalia, Partizani zhvilloi 3-ndeshje miqësore ndaj skuadrave , Fenerbahçe , Qabala dhe Qabala U 21 duke rregjistruar 2 fitore dhe një humbje.

Tashmë skuadra do të vijoj përgatitjet në Tiranë në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë në prag të përballjes së parë zyrtare të vitit 2017 atë ndaj Luftëtarit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje