Shkodran Mustafi ka treguar se Arsene Wenger ishte arsyeja kryesore pse ai zgjodhi të transferohej tek ekipi i Arsenalit.
Mbrojtësi me orgjinë shqiptare në një intervistë të dhënë për Goal.com, shprehet se puna që Venger ka bërë me Arsenalin duke formuar një skuadër solide bëri që ai të transferohej tek “Topçinjtë”
“Ndonjëherë nuk e dini se sa i mirë është një trajner nëse nuk punoni me të çdo ditë. wenger ishte arsyeja kryesore pse zgjidha Arsenalin, pasi është këtu prej një kohe të gjatë dhe ka ndërtuar një skuadër solide. Kur isha në Valenca dhe Sampdoria, trajnerët ndërroheshin shumë shpesh dhe kjo krijon dyshime, pasi trajnerët e rinj kanë ide të ndryshme rreth futbollit” tha Shkodran Mustafi për Goal.com
Mbrojtësi që është pjesë e kombëtares gjermane u transferua tek Arsenali nga ekipi i Valencias me një shumë prej 41-milionë euro./f.b