Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp ku ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion në grumbullimin e tij të parë si trajner I shpresave.
Grumbullimi i kuqezinjve do të bëhet në qytetin e Durrësit nga data 18 deri më 25 janar.
Në këtë listë shumica e lojtarëve janë nga jashtë shqipërisë ku bie në sy afrimi i disa elementëve të cilët luajnë me skuadra sit të njohura si Hajduk Split apo edhe Young Boys.
Në fjalën e tij Bushi, u shpreh se ky grumbullim do të shërbejë për ndërtimin e bazës kryesore të ekipit shpresa.
“Është grumbullmi i parë me U-21 dhë është shumë i rëndësishëm për ne dhe për ata lojtarë që vijnë për herë të parë. Ka qënë një periudhë e shkurtër për të parë disa lojtarë sepse kam vetëm 1 muaj që e kam marrë punën dhe shumica e lojtarëve në këtë kohë kanë qënë pushim. I kam parë me video dhe mendoj se e kam një ide, por në grumbullim do krijojmë një ide edhe më të qartë. Bazë të ekipit nuk kemi sepse nga lojtarët e vjetshëm kanë ngelur vetëm 4-5. Jemi në kërkim të lojtarëve të rinj. Në muajin shkurt do ketë një tjetër seleksionim me lojtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe ndonjë vend tjetër. Jemi në një fazë që do ndërtojmë boshtin e ekipit” tha Bushi
Në këtë grumbullim janë thërritur vetëm ata lojtarë që janë lejuar për këtë periudhë të vijnë nga klubet e tyre ku dhe janë. Pjesa më e madhe e të thërriturve janë nga Kosova, por bëjnë pjesë në këtë grup edhe futbollistë që kanë qenë kontigjent i skuadrës U-17.