Manchester City ofron 100 milionë euro për Lionel Messin

17 Janar 2017, 13:48Sport TEMA

Manchester City  është gati të bëjë një ofertë marramendëse për të afruar në skuadrën e tyre yllin argjentinas Lionel Messi.

E përditshmja britanike “ The Sun” ka raportuar se është vetë tekniku spanjoll Pep Guardiola që do të negociojë me Messin për ta binudur që të transferohet në angli.

Sipas “The Sun” negociatat midis drejtuesve të dy ekipeve janë mbajtur në fund të muajit të kaluar, ku drejtuesit e skuadrës angleze ka qenë të gatshëm që të japin 100 milionë euro për të marrë argjentiansin.

Ndërsa, Lionel Messi do të përfitojë një pagë marramendëse që shkon në  900 mijë euro në javë, ose 50 milionë euro në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje