Trajneri i njohur hollandez, Luis Van Gal, i dha lamtumirën futbollit gjatë një ceremonie të bërë nga qeveria hollandeze duke e dekoruar dhe me çmimin e karrierës.
Ish trajneri i shumë ekipeve të njohura në europë është falenderuar dhe nga lojtarët e tij.
Një ndër ta është mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, i cili ka postuar në faqen e tij zyrtare në facebook një foto me Van Gal gjatë periudhës së tij tek Barcelona ku shkruan.
“Gracias Mister; Faleminderit Mister” ishte postimi i Andres Iniestas.
Ekipi i fundit që Luis Van Gal drejtoi ishte ekipi anglez i Manchester United/f.b