Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare peshngritësi i njohur shqiptar Ymer Pampuri.
Ymer Pampuri humbi jetën për shkak të një ataku kardiak. Pampuri është një nga legjendat e peshngrijtes shqiptare, ku në vitin1972 ai u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg.
Në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg.
Përveç shumë titujve ai është nderuar edhe me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe me urdhrin “Naim Frashëri”