Në librin e historisë në shkollat e Izraelit do të vendoset një kapitull i veçantë për kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore.
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në ditën e Shqipërisë në parlamentin izraelit, Knesset. Kreu i këtij institucioni, Yuli-Yoel Edelstein vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe u shpreh për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ne përherë me mirënjohje vlerësojmë faktin se Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i vetmi vend në Europë, në të cilin numri i komunitetit hebre u dhjetëfishua në mbarim të saj. Mjafton ky fakt për të thënë gjithçka”, tha Edelstein.
Z. Edelstein vuri në dukje rëndësinë e diskutimeve mbi projektet e përbashkëta në fusha me interes reciprok si ajo e energjisë, inovacionit, bujqësisë, turizmit, etj.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Leskaj, vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë, me rrënjë të thella në realitetet historike, duke nënvizuar aktin historik dhe unik të shqiptarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Le tu mesojne si te njohin Kosoven .
Duhet te mesojne edhe per kosovaret dardan,te cilet gjate luftes se dyte boterore mbrojten dhe strehuan shume ebrej te ndjekur nga nacizmi hitlerian.Per keto merita,z.Mustafa Irzniqi shkroi edhe librin per mbrojtjen e keti populli te vuajtur,por krenare.Para Kuvendit te Kosoves ne Prishtine,para dy vitesh,ne shenje perkujtimi dhe sakrifice te kosovareve per ebrejet,u ngrit edhe nje Pllake perkutimore nga Qeveria e Republikes se Kosoves.Me kete rast duhet falenderuar edhe amerikanet me prejardhje ebreje,si Kongresmenin Eliot Engel etj.qe bashke me miqte tane amerikan, ndihmuan Kosoven per pavaresine e saje nga shovenistet serbomedhenje.
Shume mire, me Izraelin na bashkojne shume gjera, dy popuj te persekutuar dhe dy popuj qe kane ditur te mbijetojne!
Bravo, edhe pse duhet me shume te bashkpunojne, biles le te bejme binjakezime ne te gjitha fushat!!
nuk ka qene koshiente mor d…erra , s’e na cat koken, me virtyte te vetedijshme, shqiptare . thjesht instikt momenti . c’jane izraelitet e nga Jane, s’è dine as sot, as
gjysma e deputeteve shqiptare e jo me populli, ne luften e dyte boterore. po vazhduam me, me keto mburrje, ne vend,qe te ulim koken dhe dhe te mesojme e punojme,do perfundojme keq.
Te tjeret po mburren me ato qe kemi bere ne ,e kane ngritur historine e tyre mbi bemat e heroizmat e heronjve qe flisnin gjuhen tone si gjuhe te nenes.Perse ne nuk u dashka te ngrejme njehere koken e te krenohemi me gjakun tone, me bijte e ketij kombi te sterlashte e stervuajtur ?! -Jemi te penalizuar vetem nga fakti qe te tjeret u lejuan te krijojne shtetet e tyre kombetare 80-100 vjete para nesh,sepse ne ,Perandoria me e fuqishme e kohes ,Turqia, nuk na lejoi as te flisnim e te shkruanim gjuhen tone !!!-Pas qendreses per 25 vite te Arberoreve,kur gjiiithe te tjeret ishin nenshtruar,sulltani ishte betuar qe ne Arberi nuk do te linte gur mbi gur,do te bente te harrohej emri shqipetar dhe gjuha shqipe…ketu jane rrenjet e te keqes ,prapambetjes tone dhe gjithe fatkeqesive te tjera qe na ndoqen me falimentimin dhe renien e perandorise turke.Te tjeret qe ishin zgjuar me kohe para nesh,dhe me motren e madhe Rusi ne krah,kishin mundesi te benin ,dhe bene gjithe ç’u desh qejfi.Edhe sikur mos te jesh shqiptar,sikur te degjosh nje histori te tille per nje popull kaq te DISKRIMINUAR e KEQTRAJTUAR nga fati (historia), nje njeri me llogjike normale e kupton se nga eshte e drejta.Por fatkeqesia tjeter jona ,eshte qe kemi plot tranguj te hidhur e pa fara mes nesh…kjo qenkerka me e veshtira !