Lazio është kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve të Kupës së Italisë, duke mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Genoas.
Në këtë takim u aktivizua për 90-minuta dhe portieri i kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.
Lazio arriti që të shënojë dy gola me anë të Dordeviç në minutën e 20-të dhe Hoedt në minutën e 31-të.
Por, reagimi i Genoas erdhi menjëherë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Pinilla dhe Goran Pandev.
Në pjesën e dytë golat e Milinkoviç-Saviç dhe Immobile i dhanë kualifikimin skuadrës së Lazios.
Në çerekfinale bardhekaltërit do të përballen me skuadrën e Interit.