Dashamir Shehi bën mea culpa për politikën në Shqipëri. I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, kryetari i LZHK tha se deputetët nuk sillen në lartësinë që pret populli prej tyre. Në reflektimin që bëri për vitet si deputet, Shehi pranoi se ashtu si të gjithë kolegët e tij ka shfrytëzuar sistemin për të bërë disa ndere por këto kanë qenë brenda rregullave të lejuara ndërkohë që u shpreh se i vjen turp që nga profesioni i politikanit të bëhet pasanik. SIpas Shehit, në Shqipëri deputet bëhet ai që ka para dhe se deri tani nuk e ka pësuar njeri nga dëmet që i ka bërë këtij vendi. Gjithashtu, Dashamir Shehi shprehu keqardhjen që me prezencën e tij në parlament nuk arriti të ndalonte disa të këqija që i janë bërë këtij vendi nga politikanë të ndryshëm.
Zoti Shehi, çfarë presin qytetarët nga deputetët? Çfarë duhet të presin?
Populli, në fakt, gabimisht pret çdo gjë në një farë mënyre nga deputetët sepse i identifikon me sensin e pushtetit deputetët. Ja përshembull unë jam një deputet i opozitës dhe kam shumë vite në parlament. Ai qytetari, ai hallexhiu që rri te dera e parlamentit, ai nuk ëhtë në gjendje ta dallojë që unë jam i maxhorancës apo i opozitës. Ai thotë që është i pushtetit. Ky është i fuqishëm, është në parlament, ky të mbaron punë, ta çon gocën në shkollë, ta fut gruan në punë, gjë që me thënë të drejtën nuk është se s’e bëj.
Atje ku kam mundësi, përpiqem sipas kësaj mënyrës tradicionale shqiptare që nuk është detyrë funksionale e deputetit por në fakt unë gjykoj që është edhe e deputetit, se duke qenë një njeri përfaqësues publik, duhet të shkojë të interesohet për njerëzit, për hallet. Kur je në opozitë ke më pak pushtet akoma. E dyta, njerëzit presin, jo për të bërë ti ligjet e mira se shpesh herë populli nuk e kupton ligjin, është i mirë apo është i keq, me thënë të drejtën, jam i sigurtë për këtë punë. Unë vetë psh, ligjet që janë jashtë fushës sime, nuk jam i zoti t’i interpretoj aq mirë. I gjykoj sigurisht më mirë se një pa eksperiencë. Populli të identifikon ty si një njeri që mund të denoncosh të keqen, sepse ka të drejtën e fjalës, ka mundësi të denoncojë, t’i japë zë një problematike.
Para 5 ditësh ishim për të bërë një festë viti të ri në Durrës në një restorant edhe erdhi një qytetar, shumë i ndërgjegjshëm, m’u bë qejfi që më zgjodhi mua midis shumë deputetëve që ishin atje. Zoti Shehi më tha, këtu në këtë shesh që është përpara portit po betonojnë historinë e Durrësit 2 mijë vjeçare, sepse ishte muri i vjetër i kalasë, i cili ishte në restorant, edhe restoranti abuziv, por të paktën e kishte bërë me xham. Pse e bëri?Sepse mendoi që këto janë njerëz që kanë pushtet, pavarësisht se jemi në opozitë. Në fund të fundit, një deputet, në perceptimin e një qytetari shqiptar, personazhi i deputetit është një figurë publike që duhet të mbajë përgjegjësi. Unë për vete ndihem shumë i trishtuar, realisht, me keqardhje, që gjatë jetës sime s’kam qenë i zoti të bëj shumë e shumë punë, ose kam qenë unë kur janë shkelur ligjet e shtetit dhe sot më vjen pak turp se sot më vjen tjetri dhe më thotë, “Ore Dash, aty ke qenë, kur s’na u dha prona” ky është realitet, gjysma e pronës ka humbur, është abuzuar. Aty kam qenë unë kur është ndërtuar pa leje dhe s’kam qenë i zoti ta ndaloja. Aty kam qenë unë kur janë bërë ligje të cilat vjedhin votat e qytetarëve dhe s’kam qenë i zoti ta ndaloj.
Shpesh herë jo nuk kam qenë i zoti ta ndaloja, se kjo është dialektike, por s’kam qenë i zoti dhe s;kam pasur kurajon as t’i denoncoja. Por të paktën unë kam minimumin e vetkoshiencës që të them që në jetën time kam bërë shumë gabime. Por këtu ka nastradinë e karagjozë që e kanë dhunuar këtë shtet me vite dhe nuk pranojnë njëherë fajin që kanë bërë. Kjo tregon që këta nuk janë për deputetë sepse këtyre i mungon përgjegjësia publike. Cili prej deputetëve, prej qeveritarëve në Shqipëri, u dënua? Ose të paktën i pranuan gabimet e veta? Ose u tërhoqën nga politika? Janë tërhequr nga politika se s’kanë qenë të zotë të hyjnë. Kjo i ka munguar politikës shqiptare. E ka pësuar njeri deri tani? Jo. Atëherë ky zanati i deputeti qenka, a je i zoti të mbledhësh ca vota tek krahina jote? Jam. A ke dhe ca para të mbledhësh pak më shumë? I kam. Atëherë ti bëhesh deputet. Prandaj jemi këtu.
Kur shikon dhe analizon të gjitha këto, mendon ndonjëherë: Ç’do bëj prapë në parlament?”
E kam menduar shumë herë, mirëpo unë jam një njeri që jam investuar 25 vjet vetëm për politikën. Nuk është s enuk mund të bëj edhe zanate të tjera unë si kolegët e mi atje por unë kam menduar që ditën që merresh me këtë punë, ti do shkosh të jetosh ashtu si kam jetuar 25 vjet më përpara. Nuk mund ta pranoj, kam një përgjegjësi publike, më vjen turp mua të bëhem pasanik, pas këtij zanati. SHumë prej kolegëve të mi nuk i vjen turp fare, janë krenarë për pasurinë e vet. Kjo është diferenca. Duhet të marrim përgjegjësitë publike
Do beje ndonjehere “mea culpa” D.Shehi per rolin e tij si zv.kryeministri i shkaterrimit total te shtetit te shqiptareve ne 1997-en ????
Ky qendron ne politike vetem prej paturpesise se tij dhe pandeshkueshmerise alarmante ne Shqiperi.
Hope for the future ore kok te palare ne politike ju bete tregeti te zeze me pronat Duke bllokuar progresin kombetare vodhe sa munde e tash na del engjell.si ti ka plot majtas dh djathtas dhe te tere se bashku vidhni dhe mbroni njeri tjetrin.haram e paci qe nuk mendoni sadopak per progresin.
Komenti im,please ! FLM !
Dasho po mir mer jahu su bo nai qamet i modh … do thush ti se je bo pishmon si dreqi qe nuk more i cik pare….bukuri….
ec i fusim i teke ball kazoni se i harro pishmonlliqet
? ? ?
Eshte i sakt njeriu.Por aty jane Skarco te gjithe; Ku te marres e Ku te permjeresh’Ata te Saliut jane per HEKURA,e Kane pak BURGUN.SHQIPERINE MUNDET TA BIEN NE ISLLA VÊTEM SHQIPTARET E INTEGRUAR NE BOTEN. EHVILLUAR sepse ATY ESHTE BERE MUTI MILLAR’..JANE SEKSERET dhe MANAXHERET E FIRMAVE PIRAMIDALE mePUTANAY E TYRE A. BENE SHQIPERINE TE SEMURIN E EUROPES…BIR SELMAN I. NENES, CIL’ te QAJ ME PARE!!!!
O hajdut po kujt ja shet ato ti more ti ke vellain e gruas tende qe ka zaptuar nje kate te tere pallati dhe hajdut poste qe vodhi miliona lek dhe prej teje shpetoj.
Dhe sarajet qe ka bere ai me rroge pune i beri pastroi ca pare te tuat o plere.
Ik ere koqe kanari
Dasnor Dasi, po vine zgjedhjet e reja dhe po hiqesh si burre i mire. Se cfare rrotullon neper goje s’ka qen bir qeni ta marre vesh. Dasnor, kur u cvirgjerove per here te pare me PD, na erdhi keq se dukeshe si burre i mire. Po per here te dyte u cvirgjerove vete, nuk ta ka fajin njeri. Tani halli jot kryesor eshte qe te marresh nje rroge dhe ate e gjete si deputet, por ajo eshte pakete Dasnor, nuk mund te hiqesh se nuk e dije se ku je futur. Halli tjeter i madh eshte se po pate “fat” (po nuk u fut Saliu brenda) mund te rrish prape ne listat e opozites se perjeteshme, po sa me shume te rrish aq me shume do te diskreditohesh. Mbase nuk e kupton, por PD dhe Saliut i duhesh sa per make-up, per astje tjeter, per te tjerat jane ustallare ata dhe ti bej retushimin me furce, ja si me kete artikullin.
Hope for The Future o bole kanari