Vuçiç ndalon Nikoliç të flasë për luftë me Kosovën

18 Janar 2017, 21:41Rajoni TEMA
Vuçiç ndalon Nikoliç të flasë për luftë

Këto deklarata u pasuan me kundër-reagime të ashpra në Kosovë dhe me gjerë, por ajo që ishte më ndryshe kësaj herë, në Serbi pati shumë kundërshti për një gjë të tillë.

Ishin mediat dhe opinioni i gjerë serb që kundërshtuan “ridërgimin e ushtrisë në Kosovë”.

Duke i parë edhe reagimet ndërkombëtare, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç duket se ka reflektuar.

Ai në ditët e fundit është munduar të jetë me pak radikal sesa Nikoliç, duke thënë se armët nuk kanë çfarë ka kërkojnë më në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, Vuçiç duket se e ka treguar fuqinë e tij edhe në raport me Nikoliçin. Mediat serbe raportojnë se Vuçiç dje ia ka ndaluar Nikoliç që të flas për “luftën e re me Kosovën”.

“Kryeministri ka kërkuar që mos të bëhen komente rreth luftës”, shkruan “Blic”, derisa në titull kryesor ka fjalinë: Vuçiç ia ka ndaluar Nikoliç të flasë për luftë.

2 komente në “Vuçiç ndalon Nikoliç të flasë për luftë me Kosovën”

  1. koha jone says:

    Ha ha ha , ja lejoi kur e dha lajmin dhe e ndaloi ,kur i shkulen veshin .Gjoja ka fole me koken e vet.
    Nikolici nuk flet pa marrveshje me te parin e shtetit .
    Njesoj si Greqia , dine vetem te kercenojne , shyqyr qe kane arme dhe duan te bejne te fortin me Shqiperine, qe nuk ka as arme per stervitje . Por kur i shkulun veshet ,behen si pula te lagura .

  2. Serveti says:

    Lojna nuk i ha njeri kto kumlla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje