Nikoliç i ankohet ambasadorit amerikan: S’duhet ta kishit krijuar si shtet Kosovën

17 Janar 2017, 19:44Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Beograd , Kyle R. Scott, për të diskutuar për situatën e krijuar pas incidentit me trenin Beograd-Mitrovicë. Ky takim, i cili u përcoll vetëm me njoftime për shtyp, ka kthyer në një polemikë komunikatash ngjarjen.

Njoftimi i parë për shtyp u dha nga Presidenca. Sipas tij, presidenti Nikoliç i ka shprehur indinjatën ambasadorit amerikan për faktin se kjo administratë ka themeluar shtetin e Kosovës, duke thënë se Uashingtoni ka krijuar shumë dëme.

Por Nikoliç, i cili edhe ditë më parë ka akuzuar administratën amerikane në largim, shpreson që Shtetet e Bashkuara të bëjnë më pak gabime me administratën e re. Megjithatë, menjëherë ka pasuar njoftimi i Ambasadës amerikane në Beograd.

Ambasadori Scott, sipas njoftimit amerikan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kujtoj se 4 miliardë dollarë investime amerikane dhe 16 mijë punëtorë që punojnë për kompanitë amerikane në Serbi janë një tregues i fuqisë dhe jetësisë së marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Arsyeja e takimit zyrtar është thënë të jetë rikaputilimi i vitit që lamë pas dhe marrëdhëniet në të ardhmen.

3 komente në “Nikoliç i ankohet ambasadorit amerikan: S’duhet ta kishit krijuar si shtet Kosovën”

  1. kombi says:

    Nikolici ka te drejte Amerika duhet ta bashkknte menjehere me shtetin meme SHQIPERINE . SHPRESOJME QE AMERIKA TA BEJ TE MUNDUR ,KOSOVEN DHE MAQEDONINE TE JEMI TE GJITHE BASHKE .

  2. Epo kjo pune! says:

    boll me te mira serbin, se nuk e nderron huqin ai, me rusin e keni po shikoni te investoni ketej qe te forcohet Shqiperia sepse mbetem popull tregtar!!!!

  3. DRENICA E KUQE says:

    Ankesa e Nikoliçit eshte e pa baze historike dhe shkencore. Ambasadoreve te te gjithe botes duhet t’u ankohen shqiptaret dhe Shqiperia dhe t’ua thone te verteten se: S’duhet ta kishin krijuar si shtet artificial Serbine dhe Jugosllavine, ne tokat e pushtuara iliro-shqiptare dhe ambasadoreve te te gjithe botes duhet t’u thuhet qe te mos e mbeshtesin me gjenocidin dhe fashizmin pushtues serbo-rus ne kurriz te Shqiperise dhe ne kurriz tw shqiptareve…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje