Gjuha shqipe/ Ali Ahmeti: Nëse nuk pranohet kërkesa jonë, rrimë në opozitë

17 Janar 2017, 12:39Rajoni TEMA

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka siguruar se nuk do të heqë dorë kurrë nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjithë territorin maqedonas.

Ahmeti, duke ju referuar kërkesës së bërë më herët për zyrtarizmin e plotë, nënvizoi se përmes saj do të ketë progres.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që ka zhvilluar në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser.

Ai është shprehur se partia që përfaqëson nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht. Më tej Ahmeti nuk ka përjashtuar as mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij.

Ai njoftoi edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm brenda partisë, por edhe në vend e rajon.

Me këtë rast Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrimin-euroatlantik apo edhe për zhvillim të reformave në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje