NATO flet per trenin serb: KFOR është i përgatitur të asistojë

16 Janar 2017, 17:34Rajoni TEMA
NATO flet per trenin serb: KFOR është i përgatitur të

Aleanca veri-atlantike tha sot se është duke e monitoruar situatën në Kosovë e cila është tensionuar pasi një tren i ngjyrosur me simbole nacionaliste serbe i nisur nga Beogradi nuk u lejua të shtunën të hyjë në kufirin verior të Kosovës.

Por zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha për BIRN se palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në dialog.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe sigurisë. Misioni ynë i KFOR-it vazhdon ta ushtrojë rolin e vet ashtu siç është mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me Rezolutën 1244 në vitin 1999. KFOR është i përgatitur të asistojë, nëse kërkohet dhe si reagues i tretë pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu.

3 komente në “NATO flet per trenin serb: KFOR është i përgatitur të asistojë”

  1. albaniafirst says:

    Europa, kurve ka qene dhe do mbetet. Serbia provokon dhe ato thone dialogoni. Ne vend qe te denojne veprimet provokuese ndaj nje anetari te NATO-s nga Serbia, merren me politike koti.

    1. dom says:

      Europa kurve, ha. Kosovaret ti bej dua turqeve e arabeve, te shkojne muxhahidin si puna atij Lavdrimit ne Siri e Europa te mbroj Kosoven…ha..ha. Ku e keni gjetur ju kete. Ju nuk jeni mirenjohes Europes.

  2. shqip says:

    E late vete veriun e kosoves. Te ishte per serbet ata as ne presheve nuk do afroheshin. Po e late kastile kete gjendje , per te patur nje qender zjarri te perhershme ne kosove. Ata Po e ndjejne dizinteresimin e natos , e keshtu edhe nen inkurajimin e rusise provokojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje