Pas akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Beogradi dëshiron të aneksojë një pjesë të Kosovës, sikurse që Rusia ka bërë me Krimenë, ka reaguar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
Kreu i qeverisë së Beogradit, ka thënë se këto akuza janë budallaku më i madh që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe shtoi se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë.
”Ne nuk jemi një Rusi e vogël, as nuk kemi plane ushtarake, këto plane i kishte Prishtina”, tha Vuçic në një intervistë për të përditshmen italiane “La Republica”.
I pyetur se sa është reale deklarata e presidentit serb Tomislav Nikoliç se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, Beogradi do të reagojë duke dërguar ushtrinë, Vuçiç ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për të shmangur dhe për të investuar në paqe.