Një taksist ish huligan futbolli pësoi dëmtime të rënda fizike, pasi u sulmua nga dy pasagjerë të tij me shkop bejsbolli.
Gjyqtari që shqyrtoi çështjen tha se veprimi i dy agresorëve ishte një përjetim nga ajo që vetë huligani bën në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij.
Andreë Tooze vendosi që të hedhë në gjyq Shërbimin e Hetimit të Kurorës, pasi në gjyqin kundër sulmuesve të tij, rezultoi se ai vetë kishte qenë një huligan dhe se kishte bërë një libër në lidhje me përfshirjen e tij në dhunë.
I dëmtuari tha se fakti që ai tani njihet si huligan mund t’i kushtojë licencën e drejtimit të taksisë.
Ndërsa dy agresorët, Phillip Mallon dhe Marc O’Mahoney, nuk u dërguan me burg nga gjyqtari.
Paul Thomas u shpreh se kishte lexuar librin e akuzuesit dhe e cilësoi atë si një njeri që argëtohet me dhunën ndaj vendosi të mos ishte i ashpër me dy agresorët.