Federata Shqiptare ka zyrtarizuar Marco Veronese, si zevendes-trajner të kombëtares shqiptare.
Veronese i cili do të jetë asisteni i teknikut Gianni De Biasi, zëvëndëson në këtë detyrë Paolo Tramezzanit i cili ka marrë drejtimin e skuadrës së Luganos në kampionatin zvicerian.
Marco Veronese do të firmosë një kontratë deri në fund te Eleminatoreve te kampionatit Boterori me opsion qe me pas palet ta rishikojne serish.
Postimi i plotë i FSHF-së.
ZYRTARE: MARCO VERONESE, NDIHMESI I TRAINERIT DE BIAZI
FSHF ka zyrtarizuar mesditen e sotme kontraten me trainerin Marco Veronese, si propozim i trainerit De Biasi ne detyren e asistentit dhe ndihmesit te teknikut te perfaqesueses kuqezi. Veronese do te zere vendin e Paolo Tramezzanit i cili nderpreu ne fund te vitit te kaluar bashkepunimin e tij me FSHF, pasi u largua per te skuadra e Luganos. Kontrata e Marco Veroneses eshte pranuar nga Presidenti Duka dhe bashkepunimi me FSHF si ndihmes i De Biazit do te jete deri ne fund te Eleminatoreve te Boterorit me opsion qe me pas palet ta rishikojne serish. De Biazi dhe Veronese se afermi do te kene nje takim per te percaktuar planin e punes se hartuar nga vete Komisari Teknik i Kombetares Kuqezi. Prova e pare e Veroneses ne krah te De Biazit do te jete sfida me Italine ne 28 Mars.