A ekziston Zoti? Profesori në një debat “kryevepër” me nxënësin… Albert Einstein

20 Janar 2017, 17:34Shëndeti TEMA

Një profesor ateist i Filozofisë po i fliste klasës së tij, në lidhje me problemin që shkenca ka me Zotin. Ai i kërkoi një prej nxënësve të rinj kristianë që të ngrihej dhe…

Profesori: Ti je i krishterë, apo jo, bir?

Nxënësi: Po, zotëri.

Profesori: Pra ti beson tek Zoti?

Nxënësi: Absolutisht, zotëri.

Profesori: A është i mirë Zoti?

Nxënësi: Sigurisht.

Profesori: A është zoti i gjithëpushtetshëm?

Nxënësi: Po.

Profesori: Vëllai im vdiq nga kanceri, ndonëse iu lut Zotit që ta shëronte. Shumica prej nesh do të përpiqeshim të ndihmonim të tjerët që janë të sëmurë, por Zoti nuk e bëri. Atëherë, si qenka i mirë ky Zoti? Hë?

(Nxënësi hesht).

Profesori: Nuk përgjigjesh dot, apo jo? Të fillojmë edhe një herë nga fillimi, djalosh. A është Zoti i mirë?

Nxënësi: Po.

Profesori: A është Satanai i mirë?

Nxënësi: Jo.

Profesori: Nga vjen Satanai?

Nxënësi: Nga… Zoti…

Profesori: Saktë. Më thuaj, bir, a ka ligësi në këtë botë?

Nxënësi: Po.

Profesori: Ligësia është ngado, apo jo? Dhe Zoti krijoi gjithçka, apo jo? Eshtë e saktë?

Nxënësi: Po.

Profesori: Atëherë kush e krijoi të ligën?

(Nxënësi nuk përgjigjet).

Profesori: A ka sëmundje? Imoralitet? Urrejtje? Shëmti? Të gjithë këto gjëra të tmerrshme ekzistojnë në botë, apo jo?

Nxënësi: Po, zotëri.

Profesori: Atëherë, kush i krijoi?

(Nxënësi nuk ka përgjigje).

Profesori: Shkenca thotë se keni 5 shqisa, që i përdor për të identifikuar dhe vëzhguar botën që të rrethon. Më thuaj, djalosh, a e ke parë ndonjëherë Zotin?

Nxënësi: Jo, zotëri.

Profesori: Na thuaj a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?

Nxënësi: Jo zotëri.

Profesori: A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, e ke shijuar Zotin tënd, e ke nuhatur Zotin tënd? A ke patur ndonjëherë ndonjë perceptim shqisor të Zotit?

Nxënësi: Jo zotëri, kam frikë se jo.

Profesori: E megjithatë, ti prapëseprapë beson tek ai?

Nxënësi: Po.

Profesori: Sipas protokolleve empirikë, të testueshëm, të demonstrueshëm, shkenca thotë se Zoti yt nuk ekziston. Ti cfarë ke për të thënë në lidhje me këtë gjë, bir?

Nxënësi: Asgjë. Unë kam vetëm besimin tim. Profesori: Po, besimin. Dhe ky është problemi që ka shkenca.

(Këtu nxënësi fillon t’i kundërpërgjigjet profesorit).

Nxënësi: Profesor, a ekziston një gjë e tillë si nxehtësia?

Profesori: Po.

Nxënësi: A ekziston një gjë e tillë si i ftohti?

Profesori: Po.

Nxënësi: Jo zotëri, nuk ka.

(Në sallën e leksioneve bie heshtja).

Nxënësi: Zotëri, ju mund të keni shumë nxehtësi, edhe më shumë nxehtësi, supernxehtësi, meganxehtësi, nxehtësi të bardhë, pakëz nxehtësi ose aspak nxehtësi. Por nuk kemi asgjë të quajtur i ftohtë. Mund të mbërrijmë në temperatura 458 gradë nën zero, që është JONXEHTESIA, por nuk mund të shkojmë më tutje. Nuk ekziston një gjë e tillë si i ftohti. Ftohtë është vetëm një fjalë që ne e përdorim për të përshkruar mungesën e Nxehtësisë. Ne nuk e masim dot të ftohtin. Nxehtësia është energji. I Ftohti nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, është thjeshtë mungesa e saj.

(Në sallën e leksioneve vazhdon heshtje e plotë).

Nxënësi: Po errësira, zotëri? A ekziston një gjë e tillë si errësira?

Profesori: Po. Cfarë është nata, nëse nuk ka errësirë?

Nxënësi: Gabohesh sërish, zotëri. Errësira është mungesa e dickaje. Mund të kesh dritë të ulët, dritë normale, dritë të fortë. Por nëse vazhdimisht nuk ke fare dritë, nuk ke asgjë dhe quhet errësirë, apo jo? Në realitet, errësira nuk ekziston. Po të ekzistonte, ti do të ishe në gjendje ta bëje errësirën edhe më të errët, apo jo?

Profesori: Atëherë, cfarë po përpiqesh të më thuash, djalosh?

Nxënësi: Zotëri, dua të them se premisa juaj filozofike ka të meta.

Profesori: Të meta? A më shpjegon dot si?

Nxënësi: Zotëri, jo punoni mbi parakushtin e Dualitetit. Ju argumentoni se ka Jetë dhe pastaj ka Vdekje, një Zot i mirë dhe një Zot i keq. Ju e shihni konceptin e Zotit si një gjë të Fundme, një gjë që mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mundet të shpjegojë as edhe një Mendim. Ajo përdor elektricitetin dhe magnetizmin, por as nuk ka parë, aq më pak të ketë kuptuar gjithësecilin prej tyre. Që të shohësh vdekjen si të kundërtën e jetës, është të jesh injorant ndaj faktit se Vdekja nuk mund të ekzistojë si një gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e Jetës: është thjeshtë mungesa e saj. Tani më thoni, Profesor, a i mësoni ju studentët se kanë evoluar nga një majmun?

Profesori: Nëse i referoheni Procesit të Evolucionit Natyror, po, sigurisht që i mësoj.

Nxënësi: A e keni vëzhguar ndonjëherë Evolucionin me sytë tuaj, zotëri?

(Profesori tund kokën duke buzëqeshur, teksa kupton se ku po shkon biseda).

Nxënësi: Profesor, askush nuk e ka vëzhguar ndonjëherë procesin e Evolucionit në funksionim e sipër, dhe as nuk mund të provojë se ky proces është një gjë e vazhdueshme. A nuk po jepni mësim opinionin tuaj? A nuk jeni ju, jo një shkencëtar, por një predikues?

(Klasa zien)

Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë ndonjëherë trurin e profesorit?

(Klasa shpërthen në të qeshura).

Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë, ndjerë, prekur, nuhatur trurin e Profesorit? Askush, me sa duket. Kështu që, sipas Rregullave të vendosura të Protokollit Empirik, të Qëndrueshëm, të Demonstrueshëm, Shkenca thotë se ti nuk ke tru, zotëri. Me gjithë respektin, si mund t’u besojmë ne leksioneve tuaja?
(Në sallë bie heshtja. Profesori ia ngul sytë nxënësit. Asnjë muskul nuk i lëviz në fytyrë).

Profesori: Ma do mendja që duhet të Besosh që ekzistojnë, bir.

Nxënësi: Pikërisht, zotëri… Ekzaktësisht. Lidhja mes Njeriut dhe Zotit është BESIMI. Kjo i mban të gjithë gjërat gjallë dhe në lëvizje.

Nxënësi quhej Albert Einstein.

Në shqip nga www.bota.al

49 komente në “A ekziston Zoti? Profesori në një debat “kryevepër” me nxënësin… Albert Einstein”

  1. Ilia says:

    Rrena me bisht. Ne te gjithe librat e Einstain nuk eshte asnje paragraf i tille. Per me teper, Einstein nuk ka shkuar qofte edhe nje here te vetem ne Sinagog

    Per saktesi Einstein ishte Hebre, dmth feja e tij ishte Judaizmi jo Kristianizmi. Mos ndoshta ke dashur te thuash Newton-i, pasi ky vertete ka qene shume besimtar, por Einstein jo. Ai ka qene Agnoist.

    1. Kali Trojes says:

      Pse lodhesh o Ilia. Le te na thone vetem kush e ka regjistruar dhe ku eshte ruajtur kjo bisede. Ku gjendet origjinali?

      1. e c'na gjeti says:

        Natyrisht qe asnje lidhje nuk ka me Anjshtajnin kjo barcalete. Biseda eshte nje gazmore e vertete! Gjithcka qe thote ky “nxenesi” eshte idiotizem,krejt pa llogjike dhe qe ne fund te fundit nuk ka asnje kuptim e jo me te aprovoje ekzistencen e zotit! E shumta qe mund te nxjerre mesim nje besimtar (pra qe beson ne zot) nga keto replika ketu eshte se zoti na qenka edhe i mire edhe i keq,ka edhe anen e mire edhe anen e keqe,pra nuk na qenka “i mire”. Asgje tjeter nuk mund te vertetohet apo kuptohet nga barcalete e mesiperme. Po kur “nxenesi” i kerkon profesorit nese e ka pare evolucionin milonavjecar brenda nje casti!? Meqe ti se ke pare,atehere ai nuk ekziston!! Hajde mendje hajde. Evolucioni eshte nje proces kohegjate dhe fakte per te ka plot, te dokumentuara nga shkenca,c’lidhje ka kjo me ekzistencen!? Shpjegimi i “nxenesit” per nxehtesine dhe ftohtesine mund te jete cdo gje,por vetem kuptim shkencor nuk eshte,eshte thjesht nje gallate femijnore. Gallata me e madhe e “nxenesit” eshte kur rreket te beje analogji me trurin e profesorit : a e ka pare apo nuhatur njeri trurin tuaj profesor…kjo do te thote se ju nuk keni tru!!! Jam kenaq duke qesh me kete “shpjegim” idiotesk. Mesa duket “nxenesi” nuk kishte aparat radiografik te shikonte trurin e profesorit dhe kishte nje ide ta hapte kafken me bisturi ? ? ?
        Kjo vetem se provon edhe njehere se besimi ne zot eshte thjesht semundje mendore!

    2. ateisti says:

      Kete videon e kam pare nja 5 vjet perpara dhe ketu behet loje fjalesh
      duke perdorur llogjike shkencore ne favor te fese qe eshte shume primitive.
      Lojra te atidha si erresina qe eshte (hici) dhe drita qe eshte (qenia) spjegohet
      bukur nga filosofi frances Jean paul sartre ne librin QENIA DHE HICI. Kurse filosofi
      gjerman Martin Heidegger qe trajton gjate problemin QENIA DHE KOHA ne fund
      shprehet me ironi tadhese qe vetem nje zot na shpeton ne keto argumenta erresira
      apo drita. Me pak fjale as Ateistet nuk jan ne gjendje te tregojne qe zoti nuk ekziston,
      por edhe fetaret nuk jan ne gjendje te tregojne qe zoti ekziston, eshte thjesh ceshtje
      BESIMI. Kurse argumentat siper jane orgazem mendore.

    3. Mirela Dhamò says:

      Ta mendojme se behet fjale per nje Albert Eistein qe ti nuk e njeh, as une..qe ka jetuar diku dikur e ka bere kete debat te mençur e te vertete me nje profesor diku ne nje cep te botes.. Thelbi nuk ndryshon.Sa çudi! Asnje nuk thellohet te biseda sesa te emri..Nejse nje bote e vogel

      1. shih shih says:

        Debati eshte i mencur!? C’thua moj torrollake? Shpjegimi “mbreselenes” i atij nxenesit se meqe askush nuk e ka pare trurin e profesorit kjo do te thote se ai nuk ka tru,te duket “mencuri”!?
        Krahasime injorantesh dhe vleresime trupeshkesh ?

    4. vjeshta says:

      Einstein ka qenë ateist!
      Po të mos ishte i tillë nuk do të bënte ato zbulime qe kanë ndryshuar botën.

    5. David says:

      Une nuk kam mbajtur detaje nga ajo kohe

  2. Klevis says:

    Gazetari pa verifikim. Shiko nje gje ne facebook me citim poshte dhe beje “share” ne gazete direkt. Albert Einstein nuk ka qene asnjehere besues ne Zot. Te pakten jo ne nje zot te cilit i mvishen cilesi njerezore dhe morale qe merret me njerezit ne menyre te posacme. Ai ishte agnostik dhe e vemtja gje qe ai besonte se mund t’i afrohej konceptit te zotit ishte “rregulli dhe racionaliteti i universit”.

  3. mirel says:

    Na e keni shpifur kete histori?
    Citoj Einstein 1915: Nothing more than the expression and product of human weakness. Apo merni nga ndonje rrjet qe poston filozofira te tilla sharlatane dhe i botoni, si idiote qe jeni.

  4. santiago says:

    perralla me mbret ,duan ti mbushin mendjen njerezimit se ka Zot…

  5. lloqe lloqe says:

    super budallallek. nivel filozofie gjimnazizti, apo te papunesh tek kafja. kush i shpik keto eshte idiot i papare. e mjera shqiperi cnivel qe ka.

  6. Genti says:

    Ilia ke te drejte, rrenat jane pafund ne kete artikull. Po shtoj ketu vetem nje, faktin qe Evolucioni nuk thote qe vijme nga majmuni. Kjo eshte nje injorance e skajshme. Po Bota.al dhe pastaj tema duhet te na thone burimin ku e kane marre nje artikull kaq injorant. Sigursht injoranca ne media nuk ka limit dhe nuk po e zbulojme me kete artikull…

  7. Yjet u renditen: Une Jam Ketu says:

    Pastaj njeriu nuk e ka prejardhjen nga nje majmun!!! Ka nje prejardhes te perbashket me majmunet te cilet jane me afer njeriut dhe kaq, pra ndan nje prejardhes te perbashket me majmunin por nuk ka prejardhje direkte nga majmuni. Degezimet evolutive jane te ndryshme… po ku i merr vesh ai gazetar idiot keto.

    Vazhdoni dizinformoni njerezit se i beni “mire” shoqerise.

  8. KATHARSIS says:

    OSMANEVE TE ALBANISTANIT DHE KOMUNISTO ATEISTEVE KUPTOHET QE NUK I VJEN PER SHTAT NJE SHKRIM I TILLE.

    PA ZOTIN KENI QENE, DHE PA ZOTIN DO TE LARGOHENI NGA KJO BOTE.

    REALITETI PA ZOT ESHTE SKETERRA E ALBANISTANIT,

    1. I.Hoti says:

      Shko mor rro….kkkkkkkk ne Qipro!!! Idioter qe jetono me perralla femijesh ! Inferior te qyteterimit !

    2. Sali Protopapa says:

      Ik o rrote hap syte me dije para se te flasesh me gjithe kete urrejtje.

  9. Rob says:

    Gazetari tallava.

  10. Lpl says:

    E pate ku shkoj Trump ne oren 2 ,ne Kishe para betimit dhe betimi behet ne Bibel .Varrimi i Theçer ne Kishe ceremonia Shmid Gjermani Vestervel ne Gjermani ne Kishe edhe keta ceremonia e varrimit .Ainshtein ishte qifut , Krishti ishte Jude , Krishterimi edhte fe sipas shkrimeve dhe Bibles Hebraike , te gjithe Hebrejt besojne ne Zot , sepse ai eshte populli qe ka zgjedhur Zoti me udheheq boten , as Ainshtejn nuk ben perjashtim se Zoti eshte i rendedishem ne jeten e njeriut , sepse i ndricon rrugen .Jo rastesisht Hebrejt jane populli me i zgjuar se ata i ka udheheq dhe i udheheq akoma Zoti .Shqiptaret qe skane Zote jetojne ne konflikt skamje injorance dhe erresire , efhe me i shkolluari ne Shqiperi eshte majmun , dhe per kete arsy nuk besojne ne Zot se me te vertete ju duket vetja majmun .Ne Shqiperi lind si njeri i Zotit por pastaj rritesh si majmun martohen si majmuna jetojne si majmuna vdesin majmune , dhe varrosen si majmune si kafshe qe hedhin ne grope , per kete arsy Shqiptaret se kane kuptuar akoma se jane njerez , se edhe kur ju ka fole Zoti i kane thene kudh je ti une nuk te shoh ty , une shoh veetem djallin se mi ka krijuar te gjitha kushtet dhe gjerat e jetes nuk me mungon gje.Shqiptaret e kane perbuzur Zotin dhe jetojne me djallin , Hebrejte dhe te Krishteret e duan dhe e therradin dhe per kete arsy sot drejtojne boten se ky ishte premtimi i Zotit .Shkoni e hani gjeth ju ateiste .

    1. Yjet u renditen: Une Jam Ketu says:

      Po te varej zgjuarsia e njeriut nga besimi ne Zoti atehere perse duhen shkollat, po i mbyllim dhe shkojme ne kishe. Perse t’a vrasim mendjen, degjojme ato perrallat qe jane shkruar nga njerez te epokes se bronxit dhe jemi ne rregull. Gjithe ata miliarda njerez qe besojne se ashtu u vjen mire perse jane INJORANTE! Prandaj keto ‘argumenta’ qe hedh ti futin uje nga te kater anet si varka e Noes.

      Ne SHBA shumica dermuese e kongresmeneve jane ateiste dhe skeptike por nuk e deklarojne ne publik sepse populli amerikan e ka shumicen injorante si ti dhe duheni per vota ju budallenjte. Edhe kushtetuta e ShBA-se eshte shkruar ashtu ne preambul sepse ende sot shumica e popullit amerikan eshte injorant dhe beson qe Bota u krijua 6 mije vjet me pare.

      Shko lexo ndonje liber te te hapen syte. Kisha eshte per delet, e ke pare Janullatosin si tall leshte me injorantet si ti?

    2. Rob says:

      Po ik ore pirdhu ti me gjithe Zotin tend

    3. e di ti says:

      O Lpl o IDIOT! Po te thashe o derdimen te shkosh te mesosh librin e “Diturise se Natyres” te klases se 7-te,ku tregohet se shiu eshte dukuri fizike dhe jo dukuri hyjnore! Debila si puna jote jane ende ne fazen femijnore te njerezimit ?

    4. vjeshta says:

      E kujt ju ça kari ku betohet Trapi???!!!

  11. Ec Aty says:

    He mo Tema,

    Dite e ngadalte lajmesh me sa duket. Po te keni nevoje per barcoleta, na thoni se ju cojme ne ca te mbushni faqet.

  12. enter"" says:

    Ska rendesi, tani te pyesim keta komentuesit siper, ju e keni pare evolucionin????

    hahahahahahah,

    TE MJERE

    1. injorancë, jo gabim says:

      Komentuesit e sa me siper jane vertet te mjere. Jane mbrapa shume dhe dine vetem ato qe kane mesuar ne shkollat ateiste.
      Po qe se do ishin ne kontakt me zhvillimet e viteve (30 apo me teper) te fundit, do te kishin kuptuar te pakten nje gje, qe “evolucioni” eshte thjesht nje teori, qe koha dhe shkenca vete po vertetojne me hapa gjithnje e me te shpejte, se eshte teoria me idiote qe ka arritur te shpike njeriu.

    2. agnostic says:

      Nga ne i themi “hypa ne shkalle -tregova nje perralle”.

      1. e di si eshte puna says:

        …qe quhej “zot”.

  13. temaxhiu says:

    Vini re qe Tema me kast e ka vendosur fjalen kryeveper ne thonjeza. Dhe s’kishte si te ishte ndryshe: nuk mundet Tema t’ja lejoje vetes qe edhe ne menyre te terthorte apo me pasaktesi historike t’i beje jehone Besimit ne Zot. Duket se eshte e mbrujtur mbrapsht : provokative dhe tallese edhe atehere kur nuk eshte e nevojshme. Duke qene e sigurte qe fjalet e vena ne gojen e Anshtajnit nuk i perkasin atij, Tema duket po aq e sigurte ne nivelin banal te debatit qe do te provokoje. Por me kete, me sa lexohet me siper, ka bere qe te dali ne pah niveli mizerabel i nje pjese te madhe te lexuesve te vet.

    1. i cudituri says:

      Mund te na tregosh pak nivelin tend o RROT KARI, e mos u merr me te tjeret!?

  14. joel shkodra says:

    Keto lloj diskutimesh nuk kane fund. Ashtu si nuk mund te provohet ekzistenca e Zotit, ashtu nuk mund te provohet as mosekzistenca e tij. Besimi nuk eshte prove. Po ashtu mosbesimi.

  15. albaniafirst says:

    Perralla me mbret. Se pari Ajnshajni ishte hebre dhe jo besimtar. E dyta, kjo eshte nje anektode, mbase e krijuar nga persona qe kerkojne te mbeshtesin teorine e ekzistences se Zotit duke shpikur nje ngjarje me fizikantin e madh. Fakti qe ai permend 458 grade (qe jane Fahrenheid), junite qe perdoren vetem ne Ameriken e veriut dhe Britani eshte nje tregues se nga vjen shpikesi i kesaj fabule me Ajnshtajnin. Sa per dijeni, ne te gjithe boten, pra edhe ne Gjermani ku Ajnshtajni ka jetuar dhe eshte shkolluar, perdoret sistemi i centigradeve. E shprehur ne keto junite, Temperatura absolute eshte -273 grade Celsius ose sic quhet ndryshe zero grade Kelvin.
    Sidoqofte, kjo fabul ngre edhe nje here nje pyetje qe e ka trazuar njerezimin qe ne lindjen e shoqerise modern dhe qe s’ka per te marre pergjigje kurre.

  16. Moisi Golemi says:

    Idiotesi e postuar nga ndonje prej gazetareve halldupe islamike kosovare qe e kane pushtuar kete gazete vitet e fundit.

  17. Martin says:

    Mire Tema e kuptojme qe e keni nxjerre per te ndezur debat por te pakten mos publikoni gjera te paqena. Jo per gje por ju bie kredibiliteti.

  18. bob says:

    22 komente(klikime) qe i mjaftojne ketej budallalleku duke me perfshire per here te fundit edhe mua

  19. Loni pe verteti, jo Loni pe betoni. says:

    Car eshte kjo , ere te keqen, nuk shoh une te kete Berishe brenda ketu ne keto qe llafosni ju. Si mundet te shkruhet dicka pa patur Berishe, ketu ne kete gazete? Kjo mua si Loni, me kujton ato vargjet e Ymer Kajamit, (jo Omer Mamos), i cili ka pas thene: “…C’te duhet se nga rrodhi bota, gezo te tashmen, lere belate e kota.” …

  20. Emigranti says:

    Komplet mashtrim, madje shume I trashe.
    Se pari Ajshtajni ka qene ateist, ashtu si 93% e shkencetareve, por eshte propoganda qe I behet vetem per 7% prej tyre qe jane hipokrite, sepse ne fakt kane aq mend sa te krijojne sofizma te tilla, qe edhe nje mendje e nivelit mesatar e kupton.
    Nuk po flas per mashtrimin me te nxehtin dhe nenndarjet I ngrohte dhe I ftohte te cilat jane relative.
    As per driten qe edhe kjo ka shume nivele dhe niveli minimal quhet erresire. apo absurditetin ne lidhje me evolucionin qe zhvillohet aq ngadale sa nuk mund te kapet per nje kohe aq te shkurter sa c’i referohet nxenesi imagjinar.
    Po ky “nxenes” a e ka pare nese ka apo jo tru vete.
    Po qe truri egziston kjo eshte nje e vertete reale dhe jo e marrun me mend, e vertete e njohur prej shekujsh .
    Por profesori duhet qe ti zhvilloje nxenesve nje ore mesimi per anatomine ketij “nxenesi besimtar pa tru” , ose ta coje ne kadaver po nuk u bind qe ta shohe vete trurin e njeriut.
    Ju lutem mos e ulni nivelin e gazetes me sofizma te tilla bajate.
    Ne fakt feja ne fillimi ka sherbyer njeriut ( ndonese me dhimje, dhune e masakra ) derisa ky u ndergjegjesua per te zbatuar rregullat e njerezimit e respektimin e shtetit.
    Sot pas 2000 vjetesh ky problem eshte tejkaluar dhe fese I ka mbetur vetem lavazhi I trurit per ti ndersyer keto viktima kudo qe I intereson shtetit ( oligarkeve ) perfshi ketu edhe luften e hapur dhe te fshehte midis besimeve te ndryshme ne funksion te interesave te oligarkeve, qe ne fakt jane ideatoret dhe shpikesit e saj.
    Kjo per ta eshte forma me e mire per te sunduar. Prandaj perfaqesuesit e tyre politikane hiqen si besimtare te thekur per te mashtruar masen besimtare.
    Po e mbyll me : feja I duhet politikaneve dhe eproreve te tyre oligarke te cilet nepermjet perfaqesuesve fetare ( prifta e hoxhallare ) bejne lavazhin e mendjeve te shtreses injorante te popullsise per te ruajtur regjimin e tyre.
    Ne fakt politikanet, ata qe jane pas tyre dhe perfaqesuesit fetare jane hipokrite e nuk besojne ne rrenen e sajuar nga ata vete.

  21. Ties Hoxha says:

    O nevruz,o Nevruz te ckul mjekrren dhe jo te lus.se te jam lutur c,o kaq here dhe nuk me shkele ti ne dere.Pra une duhet te besoje te miren materjale qe te rroje.

  22. Bomba says:

    More gomar Ajn Shtajni mbeti ne shkollen e mesme profesionale ne Zvicer dhe e perseriti ate dhe pastaj kaloj.Teoria e Relativitetit nuk u shpik nga Ajnshtajni per nga nje grup nxenesish Franceze etj. qe benin debate shkencore dhe kur Ajn Shtajni e degjoi se ata kishin teori ai shkoj ne ate kolegjum dhe e vodhi teorine e Relativitetit dhe e paraqiti si te tijen.Tamam si DNA qe e shpiku nje Cifute ne Angli dhe dy te tjere e vodhen nga ajo dhe e botuan ne gazete si te tyren dhe ata u cmuan me cmimin Nobel.Ajn Shtajin nuk besonte ne Energjine e Zeze dhe ne te gjith karrieren e tij mbas asaj te Relativitetit ai nuk shpiku asnje gje.Kjo bote gjithmone ka shkuar me te vjedhura

  23. vang says:

    Do te ishte kulmi i injorances nese dikush do te mendonte se AJNSHTAJN besonte ne egzistencen e zotit.Kjo do te qe njesoj sikur te mohoej vepra e tije.Ne ate dialog ka edhe loje fjalesh por edhe pa aftesi te mesuesit ne perdorimin e argumentave.Ne se shkenca ka per te thene akoma kjo nuk ka dyshim.Njohja nuk ka fund dhe kurre nuk do te kete fund.Mbas shume zbulimeve te rendesishme.u zbulua edhe grimca mikroskopike qe ka aftesine te krijoje masen.Te tjera zbulime sigurisht do te behen per te shpjeguar energjine e zeze etj.Perpjekja per ta bere Ajnshtajnin besimtar ,eshte perpjekje qesharake.

  24. hasani says:

    kur nuk ka mace minjte hedhin valle.
    kshu esht, ne shqiperi karagjozat gazetare bejn qef neper bordello gazetash. prisni kur te dali ” E duam shqiperine si gjithe europa – Lideri quhej Gjon Buzuku”
    “Ec Aty” i ka dhene komentin e duhur.

  25. E says:

    Kjo bisede ndoshta nuk eshte e vertete por nje gje eshte e sigurte qe cdo dite e me shume shkenca dhe feja po provojne njera tjetren. Nese para 100 viteve shkenca e mohonte ekzistencen e Zotit sot pjeserisht ajo e aprovon, e ku e dini ju se pas 100 viteve te tjera shkenca nuk arrin te provoje kete ekzistence?
    SHKENCA PERKTHEN NE SHIFRA , ATOME , FORMA ARE QE FEJA E SHPREH NEPERMJET ALEGORIVE, METAFORAVE ETJ.

  26. populli says:

    Thua gjithe bota qenkan budallenj qe besojne dhe ne Shqiptaret dolem me te zgjuar qe jemi ateiste? Ah mos Enver ci bere atij populli, ja formatove fare shpirtin. Po do ta mesoni nje dite o tutkuner, se njeriu eshte nje shpirt ne nje dimension fizik qe eshte trupi dhe jo nje trup pa shpirt. E keni ditur me pare por e keni harruar, sepse ashtu duhet. Do te vije dita qe do ta rifreskoni kujtesen. Ka shume teper nga c’fare ju servirin gjoja me shkence, per tu mbajtur ne gjume. 1+1=2 dhe ky eshte fakt, po te mos ekzistonte kosienca, kush do ta bente mbledhjen dhe te jepte pergjigjen?

    1. ca po thu o Shabono says:

      Natyrisht ne bote ka plot BUDALLENJ si puna jote,o te dhjefsha “dimensionin” e trurit tend prej gomari!
      Ti ende nuk di se kush e ka mbajtur ne gjume njerezimin per shekuj e shekuj me rradhe o DEBIL ?

  27. kaurri realist says:

    -Where All Roads Lead-G.K.Chesterton
    “…We have had during the last few centuries a series of extremely simple religions; each indeed trying to be more simple than the last. And the manifest mark of all these simplifications was, not only that they were finally sterile, but that they were rapidly stale. A man had said the last word about them when he had said the first. Atheism is, I suppose, the supreme example of a simple faith. The man says there is no God; if he really says it in his heart, he is a certain sort of man so designated in Scripture. But anyhow, when he has said it, he has said it; and there seems to be no more to be said. The conversation seems likely to languish. The truth is that the atmosphere of excitement by which the atheist lived was an atmosphere of thrilled and shuddering theism, and not of atheism at all; it was an atmosphere of defiance and not of denial. Irreverence is a very servile parasite of reverence, and has starved with its starving lord. After this first fuss about the merely aesthetic effect of blasphemy, the whole thing vanishes into its own void. If there were no God, there would be no atheists…”.

  28. pjatalarsi says:

    Ky shkrim, i cili nuk ka lidhje fare me Ajnshtajnin, ka mese nje muaj, (biles me shume me duket, qysh para 20 jan.) ketu tek gazeta dhe… vazhdon akoma te qendroje! Edhe debati eshte i nje niveli me te ulet se ai qe mund te bejne dy nxenes 8-vjecare! Por megjithate shkrimi vazhdon akoma te qendroje tek gazeta, gje qe nuk e kam pare me asnje shkrim tjeter tek TEMA! Nuk e di nese redaktoret e TEMA-s do kene nderin tu shpjegojne lexuesve te tyre arsyen e ketij qendrimi kaq te gjate te ketij shkrimi tek gazeta e tyre!?… Qendrojne arsye financiare pas tij? Apo te tjera?

    1. eeeeej says:

      E c’te plasi ty!?

  29. Kapo Kapsolla says:

    Prodhim fantazie qe nuk ka aspak te beje me Ainshtajnin. Autori i shkrimit m kete ka dasht te na ofroje gjenine e tij (Anshtajnit) qe ne moshe te re si nxenes . Vet ” debati” me shume e pozicionon Anshtajinin sikur te kishte prirje si nje prift. Anshtajni me teorite e tij te relativitetit dhe kuanteve shpertheu mbas studimeve universitare e sidomos kur u punesua ne Zyren e rregjistrimit te patentave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje