Bota do te jete me e vogel pa ty Profesore!

11 Nëntor 2016, 16:25Shëndeti TEMA
Bota do te jete me e vogel pa ty Profesore!

 

Nga Eliona Demaliaj*

Në një ditë fillim nëntori të lagësht, Umberto Veronesi, mjeku i famshëm onkolog milanez, u nda nga jeta. U largua nga kjo jetë në heshtje, por i rrethuar me dashuri dhe i kërrusur nga mirësia dhe puna kolosale në vite për t’i dhënë mundësi shumë grave në botë të shpëtonin nga kanceri i gjirit apo të rrisnin mbijetesën e tyre në vite.

Jeta ka ciklin e saj, dhe vjen një ditë që dhe gjigant të tillë largohen nga kjo botë, por emra të tillë i percepton sikur vdekja  për ta nuk ekziston.

Duket sikur dhe ajo largohet nga madhështia e tyre.

I lindur në një familje të shtresës së mesme milaneze, me shumë fëmijë, Umberto punoi dhe studioi shumë në jetë duke u bërë mjeku i parë që trajtoi kancerin e gjirit me kuadratektomi dhe jo mamektomi, për të thënë që edhe tek këto gra që luftojnë për jetën, ka rëndësi ana psiko- seksuale.

Kur ai ishte drejtor i institutit italian të onkologjisë, u praktikua për herë të parë kimioterapia, e cila ka ulur mortalitetin dhe rritur mbijetesën 5 vjeçare.

Si Ministër i Shëndetësisë ndikoi jo vetëm në politikat shëndetësore, por kryesisht në futjen e ligjit kundër pirjes së duhanit në Itali dhe promovimin e ushqyerjes vegjetariane. Përkrahës i eutanazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dashnor i jetës, laik dhe besimtar i shkencës.

Është periudhë Clinton-Trump dhe pak hapësirë gjen në media për largimin e kolosëve të tillë, por shoqëria ka shumë nevojë për shembuj. Shembuj që kanë punuar fort dhe ja kanë dalë. Shembuj që kanë mundur të ndikojnë tek mirëqenia e shoqërisë për ta bërë atë më të mirë, më të jetueshme dhe më humane.

Ka shumë mjekë shqiptarë që kanë studiuar dhe kanë marrë përvojë në Institutin Europian të Onkologjisë në Milano që ai e krijoi dhe e rriti deri në shkallën ku është tani. Shumë pacientë janë mjekuar me sukses aty duke marrë pak mirësi nga përvoja dhe aftësia e atyre mjekëve.

Umberto Veronesi, me jetën e tij jep shembull që në këtë botë ka mendje që bëjnë epokë në fushën e vet, që brenda kuadrit të modestisë ndikojnë që jeta të bëhet më e mirë dhe shoqëria më humane. Gjigantët nuk kanë nevojë për xixa dhe dukje, ata janë aty me punën kolosale dhe humanitetin e madh. Janë aty me peshën e virtyteve dhe aftësisë dhe ikin nga kjo botë në heshtje, por lënë një boshllëk që nuk mbushet. Shoqëria moderne e konsumit dhe e cektësisë ka kaq shumë nevojë për shembullin e këtij djali të zakonshëm milanez që me punë dhe sakrificë çau në këtë botë klanore. U evidentua, punoi dhe dha kontribut që kjo botë të jetë më e shëndetshme, më humane dhe më mirë e jetueshme. Mundësoi që dhe në një vend të vogël si Shqipëria hija e tij e madhe të ndikonte tek ngritja e aftësisë së mjekëve dhe tek shpëtimi i pacientëve shqiptarë që shkonin tek ai për ndihmë mjekësore.

Këto janë shembujt që shoqëria ka nevojë që të bëhet më racionale, më e përgjegjshme dhe t’i largohet vanitetit, dukjes sipërfaqësore dhe boshllëkut emocional. Shembuj të tillë të bëjnë të besosh akoma që puna të çon përpara. Puna të bën të përparosh dhe të kontribuosh sado pak për këtë botë. Të mos thyhesh edhe kur sheh vështirësi dhe pengesa.

Bota do të jetë më e vogël pa ty Profesor!

*Prof.ass Eliona Demaliaj Ph.D, Nëndrejtore mjekësore në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

6 komente në “Bota do te jete me e vogel pa ty Profesore!”

  1. entoni says:

    ju lumte Eliona.Nje pershkrim i vertete i profesorit.I qete,i thjeshte,buzagaz dhe nje profesionist i rralle.Eh ku jetojme e me cfare kenaqemi.

  2. Altin says:

    Pergezime per artikullin Dr. Eliona Demaliaj. Konciz ne informacionin e gjere . Na vjen mire qe ka mjek ne Shqiperi qe vleresojne koleget dhe kane guxim te shprehin opinione pozitive ne shtyp.

  3. J.K. says:

    Ju lumte dr. Eliona. E sidomos shoqeria jone ka nevoje per shembuj te tille te pavdekshem, burim frymezimi, pune te palodhur,humanizmi por edhe respekti per jeten. Faleminderit.

  4. kuq e zi says:

    mbase kjo elona ka studiuar goxha dhe eshte e ditur por shqipen e paska per faqe te zeze
    thuhet PROFESOR dhe jo PROFESORE…

    1. Tini says:

      Ajo i eshte referuar fjales qe perdoret ne spitalet italiane, dhe titullit te Tij qe ne italisht shkruhet ashtu..
      Lexo dhe informohu pak me shume kur ben verejtje….

  5. tommy says:

    Ne gramatike nuk e ka kaluar klasen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje