DR. GERSI VËRÇANI
Mjek stomatolog
Ne jeten tone moderne, rutina dhe oret e gjata ne pune, ecuria e shpejte e teknologjise, situata
qe rrjedhin shpejt dhe kerkojne zgjidhje urgjente ndikojne negativisht ne trurin dhe trupin
tone. Pergjigjja eshte stresi emocional, ankthi dhe me e keqja depresioni. Stresi ka tendece te
stimoloje situate akoma me negative. Stili i jeteses se ngarkuar emocionalisht mund te
shkaktoje tek ne nje presion te gjeneralizur, e cila na ben qe te perceptojme cdo gje si te
veshtire. Per kete arsye ne behemi te hipersensibilizuar ndaj stresit. Po si ndikon ky faktor ne
shendetin oral?
Stresi dhe ankthi pervec substancave te tjera negative stimulojne trupin tone te prodhoje
adrenaline. Ndryshimet biologjike te iniciuara nga kjo e fundit do te rezultojne me
kontraktime te pavullnetshe te muskujve skeletale dhe sidomos ato te fytyres(mimikes) dhe
muskujve qe kryejne funksionin pertypes. Aktiviteti i shtuar dhe tensioni i muskujve te
nofullave do te prodhoje shtrengimin dhe kecitjen e dhembeve ose sic quhet ne gjuhen
mjekesore BRUKSIZEM. Ndryshe nga aktivitetet e tjera te vullnetshme ne organizem ky
mekanizem kthehet ne nje ves,i cili mund te instalohet ne menyre permanente ne aparatin
pertypes. Ky aktivitet i demshem mund te shkaktoje nje sere peroblemesh ne kavitetin oral si
pershembull: ngrenie te siperfaqeve pertypese te dhembeve ku mund te shkoje deri ne
eleminim te gjysmes se dhembit, zmadhim te muskujve ne kendin e nofulles se poshme dhe
deformime faciale si dhe dhimbje dhe kercitje ne kycin e nofulles. Ne lidhje me kete
problematike ne Shqiperi kemi realizuar te vetmin studim shkencor ne popullaten e
grupmoshes 15-30 vjecare, studim i publikuar dhe vleresuar ne kongrese nderkombetare.
Zgjodhem kete grupmoshe sepse per to kjo periudhe shënon fillimin e moshës madhore, me
përgjegjësitë dhe kërkesat e saj. Në këtë kohë, individet janë të ekspozuar ndaj niveleve të
larta të stresit psikologjik për shkak të kërkesave të arsimimit të tyre si dhe ngritjes se nje
karriere. Ne kete kohë, nga perceptimi yne klinik mund te zhvillohet shtrengimi dhe kercitja e
dhembeve (bruksizmi). Nga studimi i bere na rezultoi qe 27% e tyre ishin “bruksiste”. Kjo
prevalencë prej 27% është e rëndësishme sepse kjo grupmoshe eshte e ekspozuar ndaj stresit
për shkak të përgjegjësive të tyre akademike, personale dhe profesionale, të cilat kanë
tendencë për të rritur në këtë fazë të jetës. E njejta prevalence eshte ndeshur dhe ne vende te
tejra si ne Japoni, Izrael, Brazil etj. Gjithashtu ky fenomen na rezultoi me i shprehur tek
femrat sesa tek meshkujt. Sipas mendimit tone kjo vjen sepse femrat jane me te ndjeshme
ndaj vershtersive te momentit. Shumica e pacienteve “bruksiste” kane raportuar se
shtrengojne dhembet gjate detyrave te forta apo rritjes se ngarkeses se punes mendore.
Pacientet keto periudha i cilesojne te tilla si shume intensive, me me shume detyra te
rendesishme, te kufizuara ne kohe per te arritur nje performance te standarteve te larta.
Gjithashtu ne egzaminimet qe iu bene, te gjithe individet qe kercisnin apo shtrengonin
dhembet kishin ngrenie te dhembeve si dhe lodhje dhe kercitje ne kycin e nofulles. Prandaj
nese ndjeni se i kercisni apo shtrengoni dhembet ne menyre te vazhdueshme duhet te beni nje
vizite tek mjeku specialist. Kjo do te paksoje shancet per te pasur demtime te perhershe te
dhembeve dhe strukturave te tjera orale.
E dime e dime qe duhet te kujdesemi per shendetin gojor.
Sikur shqiptaret te kishin leke per tu kujdesur per dhembet, numri i dentisteve duhet te trefishohet, se sado qe jane shtuar si kerpudhat pas shiut, perseri eshte shume i vogel.
Shendeti oral rrezikohet pi thithjeve te mallutave, kete e kan hulumtua dhe vertetua profeseret e njohur te Universitetit te Rahovecit.
Shembull Tourkopordhos, ky i humbi dhembet pi thithjeve te shpeshta qi i bente!
Përktheu nga anglishtja Gersi.. Vjen në fund të tekstit dhe mundësisht jepet edhe linku. Keni dëgjuar ndonjëherë për të drejta autori?
Pershendetje! Sapo e pashe komentin tuaj. Mendoj se nuk eshte e drejte te spekulloni, pasi ky editorial eshte paraqitje e nje rezultati te nje kerkimi shkencor personal dhe si i tille eshte autentik.
Pershendetje! Tani sapo e pash komentin tuaj. Une mendoj se nuk eshte e drejte te spekuloni per dicka qe nuk eshte e vertete. Nese do e kishit lexuar editorialin do e kuptonit fare lehte se eshte ndertuar per te paraqitur rezultatin e nje studimi shkencor personal dhe si i tille eshte autentik.