Faktet prapa keqkuptimeve të mëdha rreth evolucionit

8 Gusht 2016, 10:35Shëndeti TEMA

Nga Paula Kover

Duke pasur parasysh suksesin e madh në përshkrimin e botës natyrore gjatë 150 viteve të fundit, teoria e evolucionit është shumë e keqkuptuar. Në një serial televiziv në Australi, ish-ylli i kriketit Shein Uorn vuri në pikëpyejte teorinë duke pyetur:”Nëse njerëzit evoluan nga majmunët, pse majmunët e sotëm nuk evoluojnë?”

Në mënyrë të ngjashme, drejtori i shkolle fillore në Mbretërinë e Bashkuar, u shpreh kohët e fundit se evolucioni është më tepër një teori se sa një fakt. Ndërkohë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë të mësojnë rreth evolucionit në klasën e gjashtë (10-11 vjeç), dhe marrim mësime më të zgjeruara gjatë gjithës shkollës së mesme.

Ndërsa teoria e evolucionit është e mirëpranuar në Britaninë e Madhe, në krahasim me pjesën tjetër të botës, një studim i vitit 2005 tregoi se më shumë se 20 përqind e popullsisë së vendit, nuk ishte e sigurtë ose nuk e pranonte atë. Në të kundërt, nuk ka shumë njerëz që vënë në pikëpyetje teorinë e relativitetit, apo studimet mbi pranimin e kësaj teorie; ndoshta duke e pranuar se kjo është një çështje që u takon fizikantëve ta zgjidhin.

Shumë studime janë përpjekur të përcaktojnë se pse evolucioni vihet kaq shpesh në pikëpyetje nga publiku i gjerë, pavarësisht pranimit të plotë nga shkencëtarët. Edhe pse nuk është gjetur ende një përgjigje të qartë, unë dyshoj se keqkuptimet e zakonshme të përshkruara më poshtë, kanë diçka të bëjnë me të.

1. Është thjesht një teori

Po, shkencëtarët e quajnë atë “teoria e evolucionit”, por kjo është njohur dhe pranuar edhe në rrafshin shkencor. Termi “teori” është duke u përdorur në të njëjtën mënyrë që teoria gravitacionale, shpjegon pse kur një mollë bie nga dora jote ajo shkon në drejtim të tokës. Nuk ka asnjë pasiguri se molla do të bjerë në tokë, dhe në të njëjtën mënyrë se nuk ka asnjë pasiguri se viruset rezistente ndaj antibiotikëve do të vazhdojnë të zhvillohen, nëse ne nuk e frenojmë përdorimin tonë të përgjithshëm të antibiotikëve.

Edhe pse njerëzit përdorin termin “teori” në bisedat e përditshme, për të nënkuptuar një hipotezë jo domosdoshmërisht të provuar, ky nuk është rasti në terma shkencore. Zakonisht, një teori shkencore do të thotë një shpjegim i provuar edhe të disa aspekteve të botës natyrore që kanë të bëjne me ligjet, konkluzionet dhe hipotezat e testuara.

2. Njerëzit e kanë prejardhjen nga majmunët

Jo, stër-stër-stërgjyshi juaj nuk ishte një majmun. Teoria e evolucionit, tregon se ne kemi paraardhës të përbashkët me majmunët dhe bletët – në mesin e specieve ekzistuese, ata janë të afërmit tanë më të afërt. Njerëzit dhe shimpanzetë, ndajnë më shumë se 90 për qind të sekuencës së tyre gjenetike. Por ky paraardhës i përbashkët, i cili është endur nëpër tokë rreth 7 milionë vjet më parë nuk ishte as një majmun dhe as njeri, por një krijesë si bleta, dhe se studimet e fundit tregojnë se kishte tipare që favorizonin përdorimin e mjeteve.

3. Seleksionimi natyror është i qëllimshëm

Ekzistojnë shumë organizma, të cilat nuk janë përshtatur në mënyrë të përkryer me mjedisin e tyre. Për shembull, peshkaqenët nuk kanë një fshikëz të gazrave për të kontrolluar fryrjen e barkut (të cilën në fakt e përdorin zakonisht peshqit kockëmedhenj). A e hedh kjo poshtë teorinë e evolucionit? Jo, jo të gjithën.

Përzgjedhja natyrore mund të favorizojë vetëm më të mirën e asaj që është në dispozicion, ajo nuk kthen qëllimisht të gjithë organizmat e gjallë në një super krijesë. Do të qe vërtetë e përshtatshme, nëse njerëzit mund të kryenin procesin e fotosintezës; uria mund të shuhej menjëherë duke qëndruar në diell (dhe do të qe zbuluar dieta më e mrrekullueshme që nuk kërkon shumë:thjesht qëndroni brenda në shtëpi).

Mjerisht, aftësia gjenetike për fotosintezën nuk u shfaq tek kafshët. Megjithatë, zgjedhja e opsionit më të mirë të mundshëm, ka çuar në një diversitet të mahnitshëm të formave të mrekullueshme të përshtatura mirë me mjediset e tyre, edhe pse jo të përsosura.

4. Evolucioni s’mund të shpjegojë organet komplekse

Një argument i zakonshëm në favor të kreacionizmit, është evolucioni i syrit. Një sy gjysmë i zhvilluar. nuk do të shërbente për asnjë funksion, pra si ia doli seleksionimi natyror që ngadalë të krijojë një sy funksional në një mënyrë të zgjuar? Vetë Darvini sugjeroi se syri mund ta ketë pasur origjinën e vet nga organet me funksione të ndryshme.

Organet që lejojnë zbulimin e dritës, mund të jenë favorizuar nga përzgjedhja natyrore, edhe nëse nuk garantuan një pamje të plotë. Këto ide janë provuar të sakta shumë vite më vonë nga studiuesit, që studiojnë organet primitive ndaj ndjesissë së dritës tek kafshët. Tek molusqet, si kërmijtë dhe krimbat e segmentuar, qelizat që ndjejnë dritën u përhapën në të gjithë sipërfaqen e trupit, deh mund të tregonin dallimin ndërmjet dritës së dhe errësirës.

5. Feja është e papajtueshme me evolucionin

Është e rëndësishme të qartësohet, se evolucioni nuk është një teori për origjinën e jetës. Përkundrazi është një teori që shpjegon se si speciet ndryshojë me kalimin e kohës. Në kundërshtim me atë që shumë njerëz mendojnë, ka më pak konflikt midis evolucionit dhe feve të mëdha.

Kohët e fundit, Papa Françesku përsëriti se besimi tek evolucioni, nuk është i papajtueshëm me besimin katolik.  Duke shkuar më tej, Reverend Malkom Braun nga Kisha Anglikane deklaroi se “seleksionimi natyror, si një mënyrë për të kuptuar proceset fizike evolucionare për mijëra vjet, ka kuptim”. Ai shtoi”feja e mirë duhet të punojë në mënyrë konstruktive me shkencën e mirë” dhe anasjelltas. Edhe unë pajtohem plotësisht me këtë.

“The Conversation”- Bota.al

39 komente në “Faktet prapa keqkuptimeve të mëdha rreth evolucionit”

  1. Jakaloqejakako says:

    Po Tfgs1 e te tjere ku bejne pjese?

    1. moza says:

      tek specia – gomarus hajvanus…

    2. Kaliroi says:

      Mos asht vllau i Fahriut bre ki?

  2. Personal says:

    Akoma vazhdoni me perrallat e komunistave . Seleksionimi natyror eshte nje teori konspirative e ateistave per te ndare fene nga shteti.
    Hiqeni teorine e Darvinit sepse , nuk pin me uje 150 vjet tallje me njerezimin. Globi tokesor ka ardhur duke u renduar nga pluhuri kozmik dhe njerezimi ka aardhur duke u shkurtuar nga 15 metra gjatesi ne 1.8 metra. Arkeologet darvinista skeletet e njerezve te gjate i fshehin sa hap e mbyll syte sepse do te pergenjeshtrohen sic u pergenjeshtruan profesoret e tyre qe shpallen lufte kunder besimit ne Krijuesin e Gjithshkaje.

    1. NICK says:

      DARVINI NUK SHPIKU ASGJE, EVOLUCIONI I BOTES SE GJALLE ESHTE REAL DHE KA LIGJET E VETA TE PAKUNDERSHTUESHME QE AI I ZBULOI DHE QE JANE TE MATERIALIZUARA DHE TE VERTETUARA SHKENCERISHT. NJE PYETJE PER PERSONAL SE NUK JAM I QARTE; – PO KRIJUESIN KUSH E KRIJOI ??????

  3. Lpl. says:

    Vete feja eshte evulocion qe nga krijimi edhte pagezimi ku njeriu shderrohet pastrohet nga uji i paster i pagezimit kemi Daljen kalimin nga Egjipti dhe çdo vit njerezit kalojne naten e Pashkeve dalin te shderruar nga viti qe lane pas vete ringjallja e Krishtit eshte evulim dhe epoka e re qe jetojme sot eshte ne evulim kete e pranon edhe feja sepse eshte pjese e ketij evulimi .Ne letren qe Shen Pali ju dergon Korintjaneve ju thote asgje nuk humbet gjithça shderrohet,kurse teoria e Darvinit eshte vetem teori qe u perdor fort ne kohen e post revulocjonit Francez per ti fhene legjitimitet rendit te ri shoqeror qe po lindte dhe ne shume kohe u propagandua si e vertete pa asnje prove nga bota ateiste qe mori pushtetin dhe drejtimin kulturore te shoqerise dhe sot edhte bere fe qe ateistet e bedojne verberisht sepse e ka thene Darvini .Keshtu beri edhe Enveri goditi perjudhen e Zogut dhe fene jane Opjum thote per popullin ne nje kohe qe vete komunizmi dhe ateizmi jane me shume se opjum keta te marrin lirine dhe te skllaverojne dhe nuk kupton pse ke lindur sepse jeta njerezore edhte gjithmone bosh e pa plotesuar per arsy se kete boshllek te njeriut e ploteson vetem Krishti dhe askush tjeter dhe arrin ta falendetodh Zotin qe te ka dhene jrten sado e vedhtire qe vjen per ta jetuar , kurse komunistet dhe ateistet e bazojne jeten e tyre mbi idene e shfrytezimit dhe dhunes dhe supermacise se tyre dhe kur se arrijne kete zhgenjehen .Keshtu jane te zhgenjyer sot komunistet ne Shqiperi qe ra komunizmi sekularistet neper Evrope qe shumica e njerezve nuk bejne jete te shthurur si ata kjo i ka zhgenjyer se njerezit konservatore dhe jeta ne trsdite qe bejne edhte duke fituar terren dhe kjo pjesa srkulariste qe jetojne per epshet e tyre edhte duke u zvogeluar sepse njeriu nuk ka ardhur ne kete bote vetem per te plotesuar epshet e veta se po te ishte keshtu botat do kishte falimentuar se nuk kishte pasur kush punon per te pergjithshmen .

    1. ca po thu o Shabono says:

      Ti lale qenke tap qe ne lindje ?

      1. qwert says:

        ky është i pjerdhur!!
        kur lindi e jëma se mbajti dot dhe i pordhi në fytyrë!!

  4. Urtia says:

    O personal!. Nuk e kam per ofendim por me keto qe thua je ne ekstremet e “segmentit”. O di shume! dhe nuk na i thua (veç kesaj dokrres qe ke shprehur) ose je mendje mbushur nga dogmat qe te bllokojne arsyen dhe arrin te mohosh shkencen. E beson qe sonda kozmike e nisur ne vitet 1970 e kaloi auroren diellore dhe iken ne gjithesi? Ajo dergoi pamje por krijuesin e gjithçkaje nuk e pa ose nuk doli ai ta pershendeste. Respekte. Sikur hierarket fetare e bashke me ta edhe t’i te mos perdorni asgje nga teknologjia?…..

    1. qwert says:

      urti dhe kjo që thua ti është një gënjeshtër e ateistëve!!
      personali jo vetëm që se ka parë kur është nisur sonda,në tv e ka parë por ky ka qënë një mashtrim i hollivudit,por asqë e sheh që ajo ka kaluar sistemin djellor!prandaj mos u përpiq ta mashtrosh!!
      ai di,beson ato që sheh e dëgjon!!psh ai e di se në kokë i ka mbetur vetëm njëmizë nga një grusht me miza që pati në lindje!!shkak është një deformim që pësoi gjatë lindjes!!një vrimë që i hapën gabimisht doktorët kur e nxorrën pej …… sëmës!për të parë shikon vetëm perdikuesin e përditshëm,küeshtu që mos u përpiq të na mashtrosh!!

  5. emigranti says:

    Komunizmi, vecanerisht ai shqiptar, e shfrytezoi ateizmin qe njerezit te mos besonin ne zot ( deri ketu nuk ka asgje te keqe ) por te besonin verberisht tek partia ( komuniste ) dhe tek dokrrat qe fliste kryetari I saj diktator.
    Prandaj te jesh ateist, sic jane pjesa dermuese e popullsise ne Evropen Veriore, nuk do te thote se je komunist.
    Teoria e Evolucionit I jep nje goditje vendimtare doktrines fetare, e cila edhe pse vazhdon te mbijetoje fale propogandesse hipokritave ku hyjne predikuesit profesioniste fetare dhe politikanet e shtresa e pasur qe qendron pas tyre ( perfituesit me te medhenj ) si dhe baza qe perbehet nga shtresat e pashkolluara ose te shkolluara ne menyre gjysmake te popullit.
    Sa me shume te zhvillohet shoqeria njerezore, aq me pak do te kemi besimtare ne Zot, pasi njerezit do te kene me shume besim ne vetvete( jo ne Zot ) dhe ligji.

    1. Ermal Gjoni says:

      je shume i saktene analizen e fakteve.

    2. Grigor says:

      Nderime Emigranti
      Por eshte per te ardhur keq qe paçavure te tilla botohen si artikuj. Nje lojtar kriketi si Shejn Uorn ka thene nje idiotesi dhe gazetari akoma me idiot e perdor si argument.

    3. e di si eshte puna says:

      Emigranto,ateizmi dhe besimi te partia jane gjera krejt te ndryshme. Komunistet jane ateiste dhe natyrisht qe do i mesonin popullit ateizmin (respekt i pafund per kete). Ndersa besimi te partia apo te udheheqesi sic thua ti s’ka piken e lidhjes me kete.Besim apriori (paraprak) eshte vetem besimi fetar (pra ti beson se ka zot pa patur asnje bindje apo dijeni per kete,thjesht e merr paraprakisht te vertete). Ndersa besimi i njeriut ndaj njeriut fitohet me bindje dhe vetem me bindje.Pra ti je i bindur per mendimin dhe veprimin e dikujt,prandaj e beson ate apo jo!? Pra njeriu shqiptar u bind ndaj ai besoi. Bindja vjen per shkak te kuptueshmerise se gjerave dhe veprimeve,pra shqiptaret besuan te ajo parti dhe ai udheheqes per shkak te thenieve dhe veprimeve qe ata bene. Ti do te thuash se njerezit i kuptuan gabim ato qe thoshin ajo x parti dhe ai x udheheqes!? Kjo eshte ceshtje per tu diskutuar dhe natyrisht qe eshte relative,por nuk ka asnje lidhje me ateizmin!

    4. qwert says:

      emigrant
      ëshë e vërtetë që do të paksohet por asnjë herë nuk do të zhduket!!
      njeriu përveç racionalitetit ka dhe iracionalitetin!!
      jo të gjithë mund të jenë racionalë dhe jo të gjithë iracionalë!
      bile mund ti kemi të dyja!në shumicën e rasteve!!
      ke shkenctarë që në profilin e tyre janë racionalë kurse në jetë janë iracional!
      në profesion besojnë faktin,në jetë dogmat!!
      e rëndësishme është që të dy palët të mos përdorin dhunën ndaj njëritjetrit,si e ka treguar jeta dhe historia!
      e rëndësishme është të respektohet “Gjyqtari i Lirë”!
      TI më thua tënden,AI të tijën,por në fund të fundit jam UNË ai që vendos!!

  6. Kasandra says:

    Kush pyet për evolucionin?
    Keqkuptimet dhe pikëpyetjet nuk i ngre publiku i gjerë, siç shkruan ky artikull, por ata që përfitojnë nga kjo propagandë antishkencore si predikuesit fetarë dhe ata që i përdorin si truke në krijimet e tyre për biznes. Evolucioni është vija nevralgjike, e dukshme dhe e prekshme, ndarëse midis predikimit fetar dhe shkencës. Pika pesë e këtij artikulli hedh poshtë vetëveten dhe mbështet hapur teorinë fetare që e pranon evolucionin si një teori që shpjegoka vetëm ndryshimin e specieve me kalimin e kohës, por jo ndryshimin e një specie që çoi në një moment të caktuar historik, në kushtet e përshtatshme, në devijimin e geneve (mutation-mutacion) në rrugën e krijimit të njeriut. Nga ky devijim genetik krijohen pasardhës të rinj të ndryshëm e kështu vazhdon zhvillimi i shkencës në dobi të njerëzimit. Po pranoi feja evolucionin ka pranuar fundin e saj. Tani ajo e pranon atë pjesërisht për oportunitet predikimi dhe nevoje bashkëpunimi me shkencën me të cilën s’ka asgjë të përbashkët, njëra qiellore, tjetra tokësore.
    Gabojnë ata që mendojnë se evolucioni përdoret për të ndarë fenë nga shteti.Ata janë gatuar të ndarë. Ata ndahen nga ligjet dhe qëllimet që kanë. Shteti modern mbron të drejtat e njerëzve pa dallime fetare, gjinore, raciale, krahinore, kulturore ideologjike, klasore etj, kurse predikuesit fetarë ose aktorët fetarë, siç i quajnë tani, interesohen e mbrojnë vetëm institucionin dhe komunitetin e tyre dhe luftojnë të gjithë të tjerët, qofshin të feve të tjera apo jofetarë, për të rritur influencën dhe pushtetin e tyre. Drejtuesit fetarë reklamojnë tolerancë fetare, por feja e tyre nga natyra është faktor përçarës, sjellë disharmoni. Hidhni sytë nëpër botë sot dhe në Ballkan dhe në Shqipëri dhe sheh përpjekjet maksimale të tre feve kryesore në konkurrencë për të ngritur sa më shumë objekte kulti e për të rritur numrin e besimtarëve duke joshur me lëmosha dhe bamirësi dhe duke gjuajtur momentin për të ardhur përsëri në fuqi. Hapni sytë shqipëtarë, është e njejta histori. Jemi djegur më parë, mund të digjemi përsëri! Kasandra.

  7. katarakti says:

    Evolucioni dhe seleksionimi natyror jane fakte qe nuk i mohon askush. Ndryshe mund ti quajme si perpjekje drejt persosmerise se nje specieje. Por evolucioni nuk krijon specie te reja. Siç thote edhe autori, evolucioni nuk eshte teori per origjinen e jetes. Me nje fjale evolucioni nuk e shnderron dot krokodilin ne shqiponje. Ideja qe jeta vjen nga bakteriet e krijuara nga aminoacidet ne nje “supe” primitive para disa miliarda vjetesh konsiderohet sot si e pabesueshme nga vete shkencetaret. Ka me shume mundesi qe format e ndryshme te jetes ne Toke te kene ardhur nga kozmosi. Dhe ashtu si dhe feja, as shkenca dhe as evolucioni nuk e provojne dot dhe as e hedhin dot poshte mundesine e ekzistences apo jo te Zotit.

    1. me thene te drejten says:

      Ja nje kontradikte qe vihet re ne ato qe thua. Natyrisht qe teoria e evolucionit nuk eshte teori e filleses (zanafilles) por eshte nje teori qe e zbyth lehtesisht “teorine” e krijimit nga “zoti”. Teoria e evolucionit shpjegon zhvillimin dhe perparimin e jetes ne Toke,eshte krejtesisht e vertetuar shkencerisht,duke filluar nga njeqelizoret dhe deri ke qeniet me ndergjegjie.Vertet nje krokodil nuk e shnderron ne shqiponje,por e sigurte nje njeqelizor e shnderron ne nje shumeqelizor dhe kete te fundit ne forma te shumta,dike drejt krokodilit e dike drejt dhqiponjes! Por ne kete kuptim llogjik te gjerave vihet re lehtesisht se “krijimi i botes nga zoti” nuk perputhet kerkund.Zoti krijoi cdo gje brenda 7 diteve (sido qe ti masni keto “dite”),i vuri te gjitha ne tepsi,te gatshme dhe te formuara apo jo!? Pra “teoria zotiste” nuk thote se ky “zoti” solli njeqelizorin ne Toke dhe pastaj u zhvillua dhe u perparua ky njeqelizori,por thote se zoti i krijoi te gjitha ashtu sic ai deshi,apo jo!? APO JO!? Pra zbythja e fetaristeve eshte krejt e lehte dhe e thjeshte! Teoria zotiste eshte e humbur tashme historikisht,por ekzistenca e saj vjen si rezultat i injorances njerezore nga njera ane por me teper per shkak te reaksionit konservator te shtresave te caktuar te shoqerise njerezore (te atyre qe jetojne dhe sundojne mbi njerezit e tjere mbi bazen e “teorise zotiste”). Faktikisht “teoria zotiste” eshte teori e kuptimit te jetes ne moshen femijnore te njerezimit,pra atehere kur njeriu nuk kishte kuptueshmeri dhe nuk dinte ti jepte shpjegim dukurive,atehere u formua teoria mbi zotin,pra qe gjithcka na qenka krijuar nga i “plotfuqishmei”. Por kete ide veshtire ta pranojne sot qofte edhe nje femije i grupit te madh te kopshtit,qe nese e pyet se si u formuan psh malet,ai do filloje te shpertheje fantazine per ta shpjeguar. Por thenia “e krijoi zoti” eshte shprehja me vulgare,me e rendomta me e thjeshta ,me nivel-ulta qe mund te pritet nga nje njeri i sotem!
      (Sa per teorine e filleses nga formimi i bakterieve prej aminoacideve dhe ujit,qe kane ardhur ne Toke prej meteoriteve,kjo nuk eshte aspak “e pabesueshme” sic thua ti.Madje gjithcka qe thuhet ka fakte,argumenta dhe prova te njohura dhe natyrisht qe eshte shume llogjike. Ardhja e formes se jetes nga Gjithesia sic thua ti eshte nje perpjekje qesharake e ish-fetareve qe e kuptojne qe jane te humbur ne perballjen me shkencen dhe perpiqen te gjejne nje “te mesme te perpjesshme”,pra qe jeten nuk e krijoi ky zoti,por as evoluoi sipas shkences,por na erdhi e gatme nga Gjithesia ? ,)

      1. katarakti says:

        Me vjen keq per ty, por me duket se edhe duke qene perkrahes i evolucionit, per veten tende nuk ke evoluar aspak. Teoria e krijimit te jetes ne Toke nga nje bakteri njeqelizore qe pastaj u shumua duke krijuar gjithe shumellojshmerine e jetes se sotme, nuk i qendron llogjikes. Eshte nje teori evolucioniste qe mesohej dikur ne shkollat tona. Por qe nuk eshte provuar shkencerisht. A nuk e sheh se sa harmoni, bukuri dhe ligjshmeri gjallon ne qeniet e gjalla?! Dhe ti thua qe e gjitha eshte krijuar verberisht nga nje bakterie njeqelizore qe papritur filloi te ndahet dhe shumezohet duke krijuar gjithe kete jete kaq te shumellojshme!!! Shume feminore dhe dogmatike. Misteri i krijimit te jetes ne Toke si dhe misteri i krijimit te Universit jane çeshtje qe as shkenca dhe as feja nuk u ka dhene deri me sot nje pergijgje shterruese. Dhe si zorr t’i japin edhe ne te ardhmen.Pershendetje.

        1. me thene te drejten says:

          Se kush nuk ka evoluuar duket fare thjeshte,mjafton te lexosh gazmoret e tua! ? Teoria evolucionit “nuk mesohej ne shkollat tona dikur” se nuk e kishin krijuar shqiptaret kete,ndaj thirri mendjes e mos u bej njethundrak! Teoria e evolucionit mesohet ne gjithe boten e perparuar (nuk besoj se pret te mesohet ne vendet islamike apo jo) dhe jo vetem qe eshte pergjithesisht e pranuar (ashtu sic u rreke ti vete te thoje ne fillimin e shkrimit te pare),por eshte plotesisht e argumentuar dhe faktuar. Fjala jote femijnore (qe eshte e vjedhur nga librat e “shenjte”) si : shumllojshmeri,harmoni e ligjshmeri perfekte ne gjallesat tona nuk eshte rastesore,tregon fare qarte qe evoluimi jot personal i perket epokes biblike e aspak asaj te pas Rilindjes Evropiane! Ndaj mos u krekos si gjeli maje plepit,po ul koken e meso pak “teorine e dyshimit” ? Sipas teorise se Evolucionit asgje nuk eshte krijuar verberisht,por sipas ligjeve ne shumice sot te njohura te fizikes,kimise… e keshtu me rradhe dhe ne kohra te gjata miliona-vjecare historike e aspak “papritur” por dalngadale duke krijuar ekuilibra te rinj. Natyrisht qe asgje nuk eshte e ezauruar,perndryshe do ti dinim te gjitha! Por ama Verberisht cdo gje eshte krijuar sipas asaj teorise tende femijnore te “krijimit nga zoti”,qe opaaa na e krijoi i “plotfuqishmi” dhe na i dha njehere e pergjithmone dhe dikush duhet ta pranoje kete apriori (paraprakisht) pa e vene ne dyshim!!!! Ndaj ju nuk keni asgje per te zbuluar dhe njohur,gjithcka e keni te ezauruar apo jo.Pra mos u rrek te vesh shenjen e barazise fe dhe shkence,sepse feja e ka dhene perfundimisht “pergjigjen shteruese”,ndersa shkenca jo aspak,por jo vetem zbulon evoluimin por evoluon edhe vete! Feja kuaj ka mijra vjet qe i ka zgjidhur ceshtjet e krijimit dhe zanafilles dhe kerkon nga ju qe ti pranoni pa dyshi,perndrysheeeee e di ti ? Zgjidhja juaj e vetme tash e mijra vjet eshte “lutu lutu se ku i dihet te degjon zoti dhe ta realizon kerkesen” ? ? ?
          Po te sjlell dy argumente fare te thjeshte e te llogjikshem,qe te evoluosh pak se te ka ngelur kapistalli ne kohet biblike :
          – edhe ne boten e gjalle gjithcka ka perberje kimike (po te njejtet elemente) krejt te zakonshme si ne gjithe Gjithesine. Asgje te jashtezakonshme apo te vecante “te sjelle nga zoti” nuk ka ne perberjen kimike as te jetes se gjalle e as te realitetit material ne Token tone
          -ne njohurite e thjeshta te mjekesise bejne pjese edhe fazat e zhvillimit te emrionit njerezor (ne miter). Po ti lexosh ato ndahen ne faza-faza,qe nga faza njeqelizore… e peshkut… e deri te antropoide (quhen keshtu per shkak te formes qe merr embrioni)! Duken si Fazat e evolucionit ne miniature ?
          Ju fetaret ende nuk keni arritur fazen e Rilindjes Evropiane,pra ende nuk keni vene ne DYSHIM ekzistencen e zotit! Jeni njerez qe jetojne ne fazen femijnore te njerezimit (ose ne grupin e madh te kopshtit)! Prandaj te thashe meso teorine e dyshimit ?

      2. yp Xhixhi says:

        E pyeten njehere Darvinin :
        – Dmth ju e keni prejardhjen nga majmuni?
        Darvini ju pergjigj :
        – Me mire nga majmuni sesa nga GOMARI ashtu si ti!!!

  8. mb says:

    Feja e pa pajtueshme me shkencen? Ne thelb, po. Se cka thojne disa fetar te ditve tona eshte gje tjeter! Eshte gabim qe artikulli gjen vend ti referohet ketyre fetarve.

  9. logjika says:

    Me vjen per te qeshur qe lexova se Shein Uorn paska pyetur: po sot pse nuk behet majmuni njeri. Shikoj shume njerez qe e heqin veten per te mençur dhe fillojne e citojne fjale nga njerez te degjuar te shekujve dhe me thelle. Nuk jam kundra, thoshte Jovani, por mendja ma do qe edhe nje shkenctar i shekullit 15 apo para mbrapa , nuk kanivelin e nje studenti mesatar te sotem. Kjo çeshtje vlen per tu spjeguar, por s’eshte vendi. Po sikur pas shume vjetesh nje politikan apo intelektual apo dhe analist si Andrea Stefani, mos te ma marre per keq, te thote se , keshtu ka pyetur dhe Shein Uorn dikur se pse nuk behet sot majmuni njeri! Kjo eshte nje pyetje naive e nje njeriu qe s’merr vesh fare nga bota dhe zhvillimi saj ne teresi e veçanti. Vete nje gje do ti thosha ketij frymori: Koha asnjehere nuk perseritet. Sikur ajo te perseritej, jo vetem majmuni do behej njeri, por dhe njeriu do behej majmun shume me i zgjuar nga njeriu. Te tjerat pastaj, jo feja apo besimet vijne mbrapa njeriut qe dolen si domosdoshmeri nga vete njeriu.

  10. Kasandra says:

    Sipas fakteve shkencore:
    Aktualisht shkencëtarët kanë arritur në pranimin unanim se biokimia komplekse e përcakton lindjen e jetës në tokë nga reaksionet më të thjeshta kimike. Rreth tre bilion e gjysëm vjet më parë kur korja e tokës filloi të ngurtësohet, ndryshimet në tokë dhe në ujë çuan në krijimin dhe ndërveprimin kimik të elementëve të domosdoshëm që bënë të mundur lindjen e molekulave organike me aftësi shumimi dhe kopjimi të tipareve të trashëgueshme tek pasardhësitë e tyre. Kështu filloi evolucioni nëpërmjet seleksionimit natyral midis tyre si dhe nga njëqelizorët tek qeniet shumëqelizore e në vazhdim deri tek njeriu. Ky është rezultat i studimit të fosileve të gjetura nëpërmjet mekanizmit të ADN-s që kontrollon tiparet e trashëgueshme të organizmave dhe ndjek zinxhirin e evolucionit deri tek fosilet e gjallesave të para të gjetura deri tani, duke përcaktuar edhe kohën e ndryshimeve në tiparet e trashëgueshme të një organizmi, pra edhe fazat e evoluimit të tij. Studimet dhe analizat kanë edhe përfundimet e tyre logjike. Puna shkencore vazhdon brez pas brezi për t’i plotësuar e thelluar zbulimet e saj. Përshëndetje, Kasandra.

    1. Pelasgian says:

      Shume e sakte Kasandra . Puc puc edhe m’puc ok ?

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    @ me thene te drejten megjithese
    Mundohesh te na mbushesh mendjen ne
    Qenke ne te vertete i biri ,i nipi sternipi i majmunit.
    Paska kalu sonda dhe se paska gjet zotin.
    Te siguroj se ti do ta gjesh
    Kur te te vije shpirti per te dale
    Do jesh gjithmone ne mes te parardhesve te tu majmune.

  12. Gasper says:

    Njeriu u krijua nga Majmuni, thone disa. Disa nxjerrin shkencen si shpjegim per gjithcka. Por ne te vertete harojne thelbin, se shkenca nuk e ka zberthyer ende se cfare i jep energji universit apo atomeve apo hapesires, dhe perse ne fund te fundit ato ekzistojne. Teoria Fizike e Quantum Mechanics, verteton dhe provon se asgje ne Universe nuk eshte ajo qe duket dhe se ekziston nje energji e pashtershme dhe nderlidhur me gjithcka ne ekzistence si nje. Gjithashtu ekzistojne dimensione te tjera, te cilat nuk mund te perceptohen nga mendja fikse dhe e limituar e njeriut. Feja ka menyren e saj te shpjegimit, por une besoj se ajo eshte me afer se vertetes. Krijuesi ekziston, dhe ai eshte prezent ne cdo gje dhe atom, e cila eshte energji ne hapesire. Cdo gje qe jemi, prekim apo shikojme, eshte nje vibrim energjie i nderlidhur me nje burim dhe i shperndare neper dimensione, te cilat ne nuk e kemi idene se cfare jane apo si funksionojne. Ajo qe ne quajme materie me atome, elektrone dhe protone, ne fakt eshte nje energji e cila perceptohet si materie fizikisht. Lexoni Quantum Mechanics dhe do ta kuptoni se krijuesi ne fakt ekziston dhe ai eshte prezent ne cdo gje e cila eshte ne ekzistence.

    1. u dhim tu qesh says:

      Energjia!?
      E=mc2
      Feja jep “shpjegimin e vertete”!? Qe “zoti” i polli te gjitha te gatshme te pjekura ne furre dhe i leshoi ne toke ! Ik o kalama kopshti ?

    2. eeeeej says:

      O Gasper o QYP! Kush ka thene qe njeriu u krijua nga majmuni!? Me siguri prifti apo hoxha i fshatit ? ? ?

  13. Darwini says:

    Darwini ka gabuar shuuuummm , sepse teoria reale eshte se :

    Muslimani dhe komunisti e kane prejardhjen prej Shimpanzave…..

    DARWIN U KRY

    1. yp Xhixhi says:

      Ndersa kristiani me fashistin e kane prejardhjen nga Orangutangu ….

  14. Gazi says:

    Di kushe si u ndertuan piramidat ne Egjipt qe jane vetem afersisht 5000 vjeqare, kemi miliona teori, pra kaq dime ne si njerez !!!!!!!!

    1. eeeeej says:

      Te dyshosh eshte perparim mendor! Te besosh ne zot eshte stanjacion mendor!

  15. cmendimDublim says:

    he p**cke semes

  16. martin says:

    Si mund t’i marr ne konsiderate ato qe shkruan kjo zonje kur keput kopace te tipit “viruset rezistente ndaj antibiotikeve”, kur dihet qe antibiotiket nuk luftojne viruset; apo kur ben ngaterrese me termin teori, ku duket qarte qe as vete nuk e di se cfare dmth, se kush jane kufijte epistemologjike. Mire tha Umberto Eco qe interneti u dha liri shprehjeje edhe budallenjve!

  17. Ciao Darwin says:

    Teoria ime per Evolucionin?!

    Jam femije i biresuar!

    1. Real says:

      Dmth je kopil !!

  18. logjika says:

    Dhe ne fund , pas kaq ditesh, Gjithesia s’ka as fillim e as fund. çdo gje transformohet, por nuk zhduket. Feja eshte nje parti politike si pretendon ajo demokracine (!), ashtu dhe feja pretendon per zotin, se njerezit e krijuan fene, s’e krijuan majmunet.

  19. Zigur Qarri says:

    Nje nga “teoricinet”antidarviste te njohur,eshte edhe turku Harun Yahya(Adnan Oktar),botuar edhe ne shqip.
    Ashtu si shumica e gomereve qe kundershtojn Darvinizmin,edhe ky eshte intelektual gjysmak,por edhe me te kaluar te dyshimte.
    Kundershtari i Harun Yahya(Adnan Oktar),Profesori Richard Dawkins,eshte ligjerisht i censuruar ne Turqi.
    (Myftiu turk Turan Dursun,nje fetar i devotshem,pasi bie ne kontak me teorine e evolucionit,e akcpeton ate,por kjo i kushtoi jeten,
    duke u vrare nga extremistet fetare para shtepise se tij).
    Besimi ne Zot ka egzistuar para periudhave fetare.Fete e “privatizuan Zotin”,dhe ketu fillon edhe keqkuptimi dhe e drejta
    per tapine,pronesine e Zotit,qe mori forme institucionale ne favor te Fese(feve).
    Prandaj,nuk eshte rastesi qe feja(apo fetaret) eshte kundershtari me i madh i teorise se Darvinit.
    Prapa çdo pseje te pafund,do te ndalemi te fjala Zot,qe personifikon mrekulline,persosmerine,ekuilibrin natyror,fshehtesine dhe
    sekretet e saj,qe shkenctaret vetem i konstatojn.Kontakti i njeriut me Zotin,eshte nje krijim njerzor per te pasur te drejten e pronesise
    mbi te,pra nje mashtrim.Njeriu nuk nuk e takon Zotin(natyren) ashtu si ne imagjinaten fetare,por eshte pjese e tij.Zoti(natyra) nuk ka
    shkruar Libra,por eshte nje Liber per tu studiuar.Duke u nisur sipas kesaj logjike,mendoj se teoria e Darvinit eshte perpjekja intelektuale
    ne kerkim te Zotit,fakt qe injoranca nuk e pertyp dot.Eshte njeri ai qe kerkon te mesoje te fshehtat e Zotit(natyres)duke dhene
    prova zgjuarsie,apo ai qe ndalet para çdo muri per hir te nje dogme fetare?Njeriu eshte ne kerkim,ashtu si eshte edhe ne proces
    evolimi.Darvini eshte nje nga me te medhejte te gjinise njerzore,njekohesisht me afer Zotit se çdokush tjeter para tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje