Një shpresë për të gjithë botën, Kancerit po i vjen fundi

6 Gusht 2016, 23:02Shëndeti TEMA

Një vaksinë universale kundër kancerit është në horizont pas zbulimit të shkencëtarëve se si t’i bëjnë qelizat e imunitetit ta luftojnë çdo lloj të kësaj sëmundje.

Terapia e re përfshinë injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato s’i t’i njohin kancerët e caktuar, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se shkencëtarët më herët kanë treguar se është e mundshme t’i mësojnë qelizat jashtë trupit për t’i zbuluar kancerët, tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme.

Dhe, për shkak se kodi gjenetik mund të programohet për çdo lloj kanceri, kjo do të thotë se teknika mund të jetë universale. Të gjithë doktorëve do t’iu duhej një profil gjenetik i tumorit për ta përgatitur vaksinën e cila përveç që e lufton këtë sëmundje, edhe e parandalon rikthimin e saj.

Testimet e bëra tek minjtë kanë treguar se vaksina kishte shkaktuar një kundër përgjigje të fortë të imunitetit përderisa testimet në tre pacientë me kancer të lëkurës kishin demonstruar se trajtimi mund të tolerohet.

Ekipi i këtij studimi ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat vazhdimisht janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup.

Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T.

Sidoqoftë, qelizat kanceroze duken shumë të njëjta me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato.

“Pasi që vaksina është testuar vetëm në tre pacientë, vlen të ceket se duhet të bëhen testimet më të mëdha për të konfirmuar funksionin dhe sigurinë e vet, përderisa hulumtimet tjera do të vendosin nëse vaksina i shëron edhe llojet tjera të kancerit”, kanë treguar autorët e këtij studimi.

Hulumtimi është publikuar në revistën Nature.

13 komente në “Një shpresë për të gjithë botën, Kancerit po i vjen fundi”

  1. Briklona says:

    Mos i genjeni njerezit me pallavra!
    Po te donin do e zbulonin me kohe.
    Kane bere shpenzime te pa imagjinueshme, kolosale, per te derguar njerez ne mars, ne hene dhe ku di une ku (gjera qe edhe keto nuk besohen).
    Genjeshtra si shume te tjera!

    1. enter"" says:

      Njeriu nuk ka qene ne Hene ndonjehere, perrallat e ameriqenve nuk I beson me njeri

      1. temp says:

        Lexo nje here historine e pergatitjes dhe e zbarkimit te Amerikaneve ne hene, dhe pastaj shkruaj keto budalliqe. Duke qene nje vend i lire, ku dhe manjaket dhe skizofrenet mund te flasin e publikojne cfare ti doje qejfi, ka dhe njerez qe e vejne ne dyshim zbarkimin.
        Amerikanet humben me shume se sa fituan, pasi per te shkuar ne hene u detyruan qe te sforconin zhvillimin teknologjik per 10 vjet duke humbur nje pjese te mire te kontrollit mbi kete zhvillim (gje qe po bejne shume mire tani me Google, Apple etj. etj.). NASA mesoi nje gje te rendesishme. Mos bej gjara qe nuk kane interes. Prandaj se fundi mbyllen fluturimet ne hapsire, per tia dhene firmave qe mund te nxjerrin fitim nga keto fluturime. Ne ditet e sotme po dalin ne pah gjera qe kane ndodhur para 100 vjeteve, e mos te dale nje gje kaq e rendesishme si zbarkimi ne hene?! Nuk ka as nje argument te forte dhe bindes qe nuk ka pasur nje zbarkim te tille. Te pakten ai qe do te kishte instaluar dritat e skenes do te kishte marre disa para te mira dhe do kishte thene dicka.

  2. Andre Mihali says:

    Ku ne cfare shteti ne cfare instituti lajm bosh pa reference

  3. tfgs1 says:

    ko vaxine nuk vlen per sunitet,vetem Allahu i ”sheron” njethundraket……………

    1. labi 100% says:

      Ty te sheron papui yt kororofillak qe da beri bythen flak

  4. Brida says:

    Fundi i dickaje,do jete fillimi i nje te reje.
    Dua te them qe do dalin semundje te tjera qe do te shfarosin njerezimin…
    Po vaksina kunder kafsherise njerezore kur do dali?

  5. LUKLUSHI says:

    po vaksina kunder tredhjes se deputeteve kur do dali sidomos atyre bark derrave ter shendoshe

  6. Mos mbani shprese tek sharrlatanet e mjekesise !
    Ka shume menyra per sherimin e semundjeve kanceroze ,por nuk i lejojne te perdoren.
    (Kush ka nevoje per sherim nga kanceri ,te perdori nji orientim nga une ).
    Merr rreth gjysem kg gjethe ulliri ,zjeji deri sa uji te shteroje deri ne gjysem , pastaj hidhi vaj ulliri rreth gjysem litri ,thelpinj arrash, dhe rreth gjysem kg mjalte (origjinal) ……nga nji luge pas buke dhe 2 luge ne darke pas buke.
    Shikoni pas rreth 3-6 muajsh rezultatin.
    Zero kancer.
    ——–_——————-
    Per ta kapur ne kohe kete semundje ,te gjithe njerezit duhet ta perdorin formulen e mesiperme .
    Sidomos ata persona qe jane marre me kimikate te ndryshme , si bojera makinash ,llak te ndryshem por me i rrezikshmi eshte llaku i mobilieve.
    Eshte vetem kaq e thjeshte.
    Kurse sherim te sigurt te ben edhe perdorimi i skorpionit , ku helmi i tij eshte bombe atomike per kancerin….por kujdes ne doze !
    Merret ,futet ne nji vazo qelqi ,shtypet ,perzjehet po prape me vaj ulliri ( dozen nuk mundem ta them se nuk jam i sigurt , por fillon me shume pak pjese nga skorpioni )
    Rezultatet do te jene 100% me sukses.
    Une qe shkruaj nuk kam interes ,pervecse i uroj te gjitheve qe vuajne kete semundje ,Suksese !

    1. temp says:

      Meqe qenke kaq i sigurte pergatite kete “substance magjike” dhe ofroja pacjenteve te semure me kancer falas (sepse nuk kushtonka shume), dhe pastaj pergjigju mbas disa muajve kur te mos kene rrugdalje tjeter. Keto qe po shkruan me siper jane te ashtuquajtura pallavra te njerezve injorante qe nuk kane njohurine me minimale te krijimit dhe zhvillimit te semundjeve kanceroze.
      Gjithnje ka ekzistuar ne mjeksi nje linje qe mundohet te simuloj organizmin te luftoj qelizat kanceroze ashtu sic lufton qelizat e atakuara nga viruset. Ky artikull, qe pershktuan ate qe eshte publikuar ne nje rreviste preztigjioze “Nature”, hyn ne kete linje (luftimi virusal i kancerit).

  7. tir says:

    ma merr mendja se duhen te pakten dhe 50 qe ti jepet nje zgjidhje perfundimtare kesaj semundje e cila dikur mbaj mend ne qytetin tim kishte dy a tre vete qe kishin vdekur nga kanceri ,, kurse sot eshte bere si epidemi gripi . ushqimet me kimikate ajri i ndotur .,sidemos mishi stresi uji ndotur dhe rrezatimi djellor jan faktoret kryesore tha nje profesor ongologjise , ,bujku i lushnjes per te mbushur xhepin me para i ka hedhuar aq shum kimikate kastravecave sa kan dalur 5 here me shum se normalia .. ,,zura si shembull te lushnjes se kjo ndodh kudo,, dhe pastaj te thojne ushqime bio,,,,,,,,,, dhe nga satistikat nqs nuk e dini shqiperia ne baze te numrit te popullsise eshte ne vend pare persa i perket semundjes se keqe..ne kosov po ben kerdine dhe faktor atje jan bombardimet me bomba me uranium ,, dhe bombat qe nuk godisnin i hidhin ne det pastaj ha peshk te fresket ,, uraniumi te shperbehet don 1 milion vite ..

  8. KB says:

    Kanceri lind per shkak se disa qeliza humbasin kodin gjenetik, duke u shtuar pambarimisht.
    Secili prej nesh, i ka keto qeliza ne organizem, por semundja kanceroze lind, kur numri i qelizave tumorale ne organizem, eshte mbi norme, derisa organizmi shkon drejt vdekjes.
    A ka nje shkak, pse qelizat humbasin kodin gjenetik?
    Ky shkak eshte gjenetik dhe per shkak te mjedisit ose menyres sone te jeteses.
    Ne shumicen e rasteve, kanceri lind per shkak te ndotjes se mjedisit dhe abuzimit me menyren e jeteses. Te dy kata faktore, po vijne duke u perkeqesuar, keshtu qe dhe frekuenca e semundjeve kanceroze, eshte gjithnje ne rritje.
    Mungesa ose teprica e lendeve minerale, vitaminave, aminoacideve, karbohidrateve, yndyrnave, raporti jo i drejte ndermejt tyre, shtojne numrin e qelizave tumorale, per shkak te prishjes se ekuilibrit biologjik.
    Cdo kancer, ka origjinen e vet dhe pa u zbulua origjina, nuk mund te zbulojme mjekimin.
    Per te sheruar kancerin, nuk mund te perdoret nje ilac specifik per te gjitha llojet e kancereve.
    Krahas mjekimit me kete ilac deri tani te pazbuluar, pacienti duhet te rivendose ekulibrat biologjik, me racione ushqimore te balancuara.
    Mjekesia, po injoron menyren e te ushqyerit tek te semuret me kancer.
    Keshtu qe une, nuk besoj shume tek kjo vaksine, sepse kjo vaksine, nuk e zgjidh problemin e lendeve minerale, vitaminave, aminoacideve etj qe mungojne ose jane me teprice ne organizem.
    Kur semundjet kanceroze do te arrijne te mjekohen plotesisht, e sigurte eshte, se mjekimi ka per te qene shume i thjeshte, dhe aspak i kushtueshem.

  9. kamen says:

    Lerini hamendesite , dhe komentet pa bereqet qofte janullat , qoft sunitet amerikanet bejne mrekullira , ishalla pas miut i vjen radha njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje