Ozone-Terapia në trajtimin e hernies diskale

15 Shtator 2016, 00:35Shëndeti TEMA

Dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. është vlerësuar se rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të pëktën një herë në jetë. Në SHBA kostoja vjetore e dhimbjes së mesit është 20¬¬-100 billion dollarë. Kjo kosto është 2-3 herë më e madhe se ajo e kujdesit për sëmundjet e zemrës.

Në 90% të rasteve dhimbja e shpinës ikën brenda 4 javësh pavarsisht trajtimit. 10% që mbetet përbën një nga sfidat më të mëdha të trajtimit mjekësor kon-vencional. Shumica e këtyre pacientëve kanë ose prolaps të diskut intervertebral ose shkak fizpatologjik të paidentifiku-shëm. Qysh kur është diagnostikuar për herë të parë mbi 70 vjet përpara, hernia diskale konsiderohet një shkak madhor i dhimbjes së shpinës, që nuk përgjigjet ndaj terapisë konservative.

Të gjitha format e trajtimit synojnë dekomprimimin e radikseve nervore. Kjo mund të arrihet me operacion ose me ndërhyrje të ndryshme nga mjekësia e dhimbjes.

Opsionet e ndryshme të trajtimit kanë sjellë konfuzion midis klinicistëve dhe studjuesve për shkak të një përqindjeje të lartë dështimesh:

 

Operacionet e ndryshme: 8–51%

Steroidet epidurale: 15–30% me rekurencë të lartë.

Chemonucleoliza me chymopapain: ~20%

Për të kuptuar veprimin e ozonit në trajtimin e hernies diskale është thelbësore të njohim strukturën e diskut intervertebral. Disqet intervertebrale janë struktura gjysëmelastike të vendosura midis trupave të vertebrave. Ato absorbojnë pasojat që mund t’i vijnë kolonës vertebrale nga mbingarkesat e menjëhershme.

Çdo disk ka pjesën periferike (annulus fibrosus) dhe pjesën qendrore (nucleus pulposus). Sic shihet dhe nga figura annulus fibrosus ka fibra collageni të vendosura në shtresa koncentrike që rrethojnë nucleus pulposus.

Nucleus pulposus ka një strukturë xhelatinoze dhe është absorbuesi real i goditjeve midis vertebrave. Kur vendoset nën presion ai deformohet dhe e transmeton atë në të gjitha drejtimet. Nga figura shihet se nucleusi ka më shumë ujë dhe proteoglycane të cilat ndërthuren me njëra- tjetrën.

Ozone-terapia është një nga llojet e IPM-se(Interventional Pain Management) e cila mbush boshllëkun midis trajtimit konservativ dhe atij kirurgjikal të dhimbjes së mesit. Ka mbi 40 vjet që ajo po perdoret me sukses në Evropë.

Mekanizmat e veprimit

Efekti antiinflamator: oksidon mediatorët e inflamacionit (acid arachidonic, prostaglandina) dhe rregullon pH në indin e inflamuar.

Hiperoksigjenim i zonës së konfliktit disk-radiks

Shkatërrimi i urëzave proteoglicane ul aftësine ujëmbajtëse të nucleus pulposus; kjo zvogëlon përmasat e hernies dhe dekomprimon radiksin nervor.

Stimulimi i aktivitetit fibroblastik shton faktorët e rritjes në regionin përreth hernies diskale.

Tre janë mënyrat e aplikimit të ozonit për trajtimin e hernies diskale.

Injektimi paravertebral

Injektimi epidural

Injektimi intradiskal

Fig. Paraqitja skematike e rrugëve të aplikimit të ozonit në hernien diskale.

CA – paravertebrale

EP – epidurale

ID – intradiskale

Injektimi paravertebral

është zhvilluar nga një ortoped italian (Cesare Verga) në vitin 1983 dhe njihet si “Metoda Verga”. Për 15 vjet ai ka trajtuar mbi 8000 pacientë (35% e këtyre rasteve kishin kryer të paktën një operacion për këtë qëllim) dhe ka dokumentuar një efektivitet prej 95%. Në 80% të rasteve ky shërim është konfirmuar me MRI dhe CT. Vetëm në 2% të rasteve ka patur recidivë (rikthim) të sëmundjes.

Shumica e raportimeve të tjera flasin për një efektivitet mbi 70%. Avantazhet e kësaj metode janë:

nuk ka kunderindikacione

nuk ka limit per numrin e seancave (10-20)

perfitojne dhe ata qe janë operuar për hernie diskale

nuk ndryshon biomekaniken e shpines

nuk kerkon hospitalizim

Injektimi epidural

Ozoni i injektuar në nivelin e konfliktit disk-radiks vepron si mbi diskun, ashtu dhe mbi radiksin e dëmtuar.

Ka një efektivitet 75-80%

Nuk shkakton dëmtim neurologjik dhe e kthen shpejt pacientin në jetën normale.

është shumë i dobishëm në hernien diskale multiple (në shumë nivele)

Mund të aplikohet dhe në pacientë me sëmundje shoqëruese madhore.

Kërkon më pak seanca se injektimi paravertebral (rreth 3-4 seanca të cilat bëhen cdo 7-10 ditë).

Nuk ekspozon as mjekun, as pacientin ndaj rezatimit (si injektimi intradiskal)

Kërkon më pak materiale dhe pajisje se injektimi intradiskal, pra është më i lirë

Injektimi intradiskal (nucleoliza me ozon) është alternativë më e sigurt se operacioni, me më pak efekte anësore, por me një shkallë të lartë suksesi (88%). Në mbi 200 000 raste me Ozonucleolizë të bëra në vende të ndryshme të Europës nuk ka patur asnjë rast me komplikacione serioze.

Eshtë më pak invazive se operacioni, por më invazive se dy metodat e mësipërme. Kërkon kushtet e një salle operacioni dhe prani të pajisjeve të vecanta të imazherisë (fluoroskop ose CT)

Ai që vepron është atomi aktiv i oksigjenit që clirohet nga ozoni. Ky atom kapet në urrëzat proteo-glycane të nucleus pulposus dhe i shkatëron ato. Si pasojë nucleus pulposus nuk është në gjendje të mbajë ujin intradiskal. Rezultati final i këtij procesi është tkurja/mumifikimi i diskut dhe dekomprimimi i radikseve nervore.

Kur mund t’i drejtohemi një klinike ozone-terapie për trajtim të hernies diskale?

Ndoshta jo qysh në fillim të dhimbjes, por kur ka dështuar trajtimi konservativ me analgjezikë dhe fizioterapi për 4 javë.

Ata që kanë jetuar në vende të ndryshme të Evropës dhe kanë dëgjuar dicka për ozone-terapinë duhet të dinë se ky lloj trajtimi tani ofrohet dhe në Shqipëri./ Dr. Ilir Agastra/

1 komente në “Ozone-Terapia në trajtimin e hernies diskale”

  1. vjeshta says:

    Ore, perkthyes, je I sigurtë që e di gjuhën shqipe?!!!!
    Nuk kam parë përkthim më të dobët!
    Nuk merret vesh se çfarê ke dashur të thuash!
    Pse nuke botove anglisht do të ishte më e thjeshtë për ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje