Ke stres, depresion, ke kaluar një traumë, ke familje me demencë? Ja përgjigja e neurologes

7 Shtator 2016, 15:01Shëndeti TEMA

Në Shqipëri, janë shtuar rastet e vrasjeve nga të sëmurë mendorë, rasti më i fundit ishte ai i Torovicës, ku një i sëmurë qëlloi dhe vrau efektivin e FNSH. Familja ishte përpjekur ta çonte te mjeku , por nuk mundej, pasi ai refuzonte dhe ata nuk mundeshin me forcë. Çfarë duhet të bëjë në një rast të tilla, një familje që ka një të sëmurë mendor? Çfarë duhet të bëjmë kur vëmë re ndryshime te vetja, kur pësojmë trauma të rënda, kur kemi prindër me sklerozë, kur vuajmë nga depresioni?

Për mungesë të edukatës së shëndetit mendor, në Shqipëri ka ende turp dhe mungesë informacioni dhe ende ka njerëz që këto probleme nuk i diskutojnë jashtë shtëpisë, ose maksimumi kërkojnë mendim nga farmacisti, apo parukjerja. Jo! Mos e bëj këtë! Nëse keni një problem me shëndetin mendor duhet të shkoni te specialisti. Pa turp. Keni turp kur ju dhemb zemra? Edhe truri është një organ, siç është zemra.

Po ku të shkoni?

Mos e humb këtë intervistë që Rudina Xhunga realizoi për Dritare në Vizion Plus, me një nga emrat më në zë të Neurologjisë në Shqipëri, profesore Mira Rakacolli.

Ndodh shpesh që pacienti refuzon dhe vijnë familjarët e tij, te ju?

Profesore Mira Rakacolli- Shumë shpesh vijnë familjarë të pacientëve dhe thonë: Unë nuk mund ta sjell pacientin për vizitë sepse refuzon të vizitohet, por me këto simptoma që po ju tregoj, më jepni një mjekim që t’ia vendos fshehurazi në ushqim.

Në fakt kështu nuk mund të veprohet, për shumë arsye. Çdo çrregullim, që duket si çrregullim sjelljeje, nuk tregon detyrimisht se personi ka sëmundje psikike, por mund të jetë ndonjë tumor, mund të jetë fillimi i një demencie, mund të jetë edhe një krizë epileptike kështu që nuk mund të japësh mjekim pa e parë pacientin. Gjithashtu, i sëmuri, sidomos në këto sëmundje ku diagnoza vendoset mbi bazën e asaj që thotë i sëmuri, sepse nuk ka aparatura që mund të vërtetojë sëmundjet psikike, por diagnoza vendoset në bazë të intervistës, i sëmuri duhet të bashkëpunojë, duhet të pranojë të vizitohet.

A mund të dëshirojë të bashkëpunojë një njeri që ka probleme mendore?

Kur problemet kapen herët, dhe këtu është shumë i rëndësishëm roli i familjes, i sëmuri pranon të bashkëpunojë. Në rastet kur gjendja mendore është e rënduar, kur i sëmuri refuzon të bashkëpunojë dhe familjarët frikësohen se mund të bëjë edhe ndonjë krim, vjen policia dhe i shoqëron me forcë. Dhe kjo duhet të ndodhë, ky lloj sensibilizimi duhet bërë. Pra duhet theksuar se në rastet kur i sëmundja e një familjari nuk është kapur në kohë, për shumë arsye, ajo çfarë mund të bëjnë të afërmit është të njoftojnë policinë,  pasi ata e marrin dhe e shoqërojnë te mjeku.

Në rast se një familje ka në shtëpi një të sëmurë mendor, i cili refuzon të shkojë tek mjeku, ai nuk ndihet mirë  të shkojë në polici, se i duket që po denoncon të dashurin e vet, njeriun e afërt.

Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndjehet keq, përkundrazi, e ndihmon atë, pikërisht se e do shumë, që mos të gjendet në situata të papritura, duhet njoftuar policia, e cila e merr personin me forcë dhe e shoqëron në institucionet përkatëse.

A ekziston ende turpi nga sëmundjet mendore të cilat duhet pranuar, janë shtuar.

Nuk ka qenë kështu, por ndoshta edhe nuk flitej kështu vite më parë dhe mbahej fshehur, por duhet pranuar që kjo stigmë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në Shqipëri , sepse një sëmundje e mirëfilltë psikiatrike shihet me shumë dyshim dhe stigmë në ambientin përreth. Duhet theksuar se çrregullimet në sjellje nuk janë vetëm me natyrë të sëmundjeve të rënda psikike, por mund të jenë edhe kriza epileptike. Krimi makabër në Palasë mund të ishte parandaluar me dy kokrra në ditë për personin e sëmurë.

Po ai ishte kapur, ishte çuar në spitalin psikiatrik dhe ata e nxorën dhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Unë nuk e di si është rasti konkret, por nuk besoj se spitali nxjerr pacientë pa qenë të sigurt. Pastaj, ka një lloj tendence që ka hyrë në Shqipëri këtë 10 vjeçarin e fundit, në lidhje me trajtimin e të sëmurëve psikikë, që është huazuar nga Evropa, ku mendohet se të sëmurët psikikë trajtohen më mirë dhe bëjnë cilësi më të mirë jete kur ata jetojnë brenda familjes së tyre, brenda komunitetit në një kohë që, vërtetë është ashtu, por rëndohet cilësia e jetës së familjarëve, si depresioni dhe vetë familjarët mund të shndërrohen në kontingjent për të kryer vepra jo normale për shoqërinë. Pra, përfitimi nuk është se fituam përmirësimin e një të sëmuri psikikë , ndërkohë që rëndohet pjesa tjetër e familjes. Është e vërtetë që ne jetojmë në situata stresi, përballemi në çdo moment me situata stresuese.

Kur në familje vihen re shenja të ndryshimit të sjelljes të personave të afërt, ndryshime në afeksion, persona që mbyllen në vetvete ose e kundërta, kur vërehen ndryshime të një shoqërizimi të madh, kur vëreni një ndryshim në regjimin e ushqimit domethënë, një shtim të pakuptimtë në peshë ose e kundërta, këto janë shenja që duhet të tërheqin vëmendjen e familjes, pra gjithë baza është familja. Në këto raste, gjithmonë duhet kërkuar ndihma e mjekut pasi ne në përgjithësi jemi të prirur ta justifikojmë me fjalë të tilla si, hë se i ri është etj.

Çfarë duhet të bëjë njeriu që të mos ngatërrojë shenjat dhe njerëzit kanë turp apo mungesë informacioni, për t’u vizituar?

Njerëzit mund të kenë ende turp për sëmundjet psikike, por për periudhën e dëmeve që mund të sjellë stresi, njerëzit janë ndërgjegjësuar. Më tepër është fakti që njerëzit nuk i japin rëndësi ndryshimeve, madje shkojnë në farmaci dhe kërkojnë të blejnë xanax sikur të jetë karamele. Më kanë ardhur shumë pacientë që më kanë thënë se e kanë provuar dhe më tregojnë simptomat. Kur i pyes kush të sugjeroi të pish xanax më tregojnë që ose i ka thënë ndonjë shoqe, ose farmacistja, ose komshiu, ose parukjerja. Pra problemi është se nuk shkojnë tek personi i duhur.

Ku duhet të shkojnë atëherë ?

I pari është mjeku i familjes, pasi kështu është e ndërtuar baza. Mjeku i familjes, meqenëse është person që e kontakton më shpesh dhe më kollaj, mund t’i shpjegohen shqetësimet që ke dhe më pas është ai që të jep drejtimin e duhur. Kjo është në rastet kur personi ndjehet i stresuar. Por në rastet kur personi flet për njerëz dhe zëra që nuk ekzistojnë, atëherë ky duhet çuar patjetër në spital. Edhe rasti i Torovicës, familjarët tregojnë që e kanë çuar tek mjeku, por nuk kanë ngulmuar aq sa duhet prandaj këtu nuk është faji i mjekut. në këtë shoqëri të stresuar në të cilën po jetojmë, njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme. Për shembull, ka njerëz të cilët për një gjë shumë të vogël, bëhen kriminelë, por ndërkohë ka edhe njerëz që përjetojnë trauma të mëdha dhe prapë e kapërcejnë atë. Pra siç e thashë qysh në fillim, janë shumë faktorë që e përcaktojnë reagimin e gjithsecilit. Megjithatë, të gjithë njerëzit që kalojnë trauma të rënda, si na rastet kur humbin një persona të dashur duhet ta dinë, se të gjithë këto raste shoqërohen me një reaksion dhe gjëja më e mirë që duhet bërë në këto raste është që ata të flasin, të hapen, të ndajnë dhimbjen. Ato zakonet që kanë qenë në rastet kur ndodhte një humbje, si të 7-tat, 9-tat, 40-tat, të cilat sot po zhduken, ato nuk ishin kot, por ishin një mënyrë empirike për të ndarë hidhërimin pasi në këtë mënyrë shikonin që nuk u kishte ndodhur vetëm atyre humbja, nuk ishin të vetmit që kishin fatkeqësi. Pra, ndarja e dhimbjes dhe hidhërimit shërbejnë shumë, por fatkeqësisht në shoqëri po zhduken këto lloj lidhjesh. Në këto kushte ku ka ndryshuar struktura e komunikimit të familjeve shqiptare, janë krijuar struktura ndihmëse, janë krijuar qendrat e komunitetit mendor ku ka punonjës socialë dhe psikologë të cilët e kanë për detyrë të të shërbejnë.

Vërtetë funksionojnë këto qendra sepse unë jam vetë gazetare dhe nuk kam asnjë informacion për to. 

Unë jam mjeke neurologe, por mesa di unë ato funksionojnë dhe e kanë për detyrë të shkojnë tek familjet. Shteti i ka ngritur këto struktura, por kërkon kohën e vet që të funksionojnë. E rëndësishme është që familjarët duhet të kuptojnë se jo gjithmonë një sjellje agresive nënkupton sëmundje psikike. Mua më ka ndodhur një rast, ku një zotëri nga fshatrat e Kukësit, vjen dhe më tregon për fëmijën e tij agresiv, aq sa kishte frikë mos i mbyste fëmijët e tjerë. Pasi u vizitua, doli që fëmija ishte epileptik. Mori mjekimin dhe tani është shumë mirë. Pra kjo duhet bërë, duhet gjetur mënyra për ta çuar të afërmin të vizitohet tek mjeku dhe jo të merret një mjekim pa vizitë, për t’ia hedhur në ushqim, sepse mund t’i japësh një mjekim kot, ndërkohë që pacienti mund të ketë një sëmundje tjetër.

Po për problemet e tjera, me të moshuarit, cfarë duhet bërë?

Problem për shoqërinë janë edhe të sëmurët me demencia që i themi ne mjekët dhe sklerozë që njihet në gjuhën e përditshme. Shpesh herë edhe këta të sëmurë bëhen agresivë kështu që duhet një vëmendje më e madhe për këta të sëmurë. Ndërkohë që ka spitale për të sëmurë psikikë, për këta të sëmurë, që rrezikojnë t’i vënë flakën shtëpisë, rrezikojnë të vrasin njerëz, rrezikojnë të bëjnë gjëra të rënda për shkak të sëmundjes së tyre, për ta nuk ka institucione siç ka në të gjithë botën.

Nuk ka fare? Po si kurohen këta njerëz, çfarë bëjnë?

Ata marrin mjekimet qetësuese që ne i japim dhe janë problemi i familjeve që i ndjekin ngado që shkojnë, por ata përballen me vështirësi shumë të mëdha ashtu si edhe familjarët që kujdesen për ta të cilët pësojnë shqetësime të forta.

Çfarë ndodh me këta njerëz që nuk kanë një institucion ku të kurohen, por që edhe janë shtuar duhet thënë.

Këto janë sëmundje të pleqërisë dhe duke qenë se jetëgjatësia është shtyrë, edhe këto sëmundje janë shtuar dhe janë vërtetë problematike.

Problemet janë shtuar shumë por e rëndësishmja është të flasim.

E para është të fillojmë të largojmë stigmën sepse siç sëmuret stomaku apo një organ tjetër, ashtu sëmuret edhe truri dhe është një sëmundje që rregullohet me dy kokrra. Nëse për zemrën duhet të bësh operacion, për këto sëmundje mjafton të marrësh kurën e duhur dhe mund të bësh një jetë mëse normale. Shumë krime janë kryer për shkak se personat vuanin nga depresioni, por kjo është një sëmundje që mund të kurohet. Më mirë të vuash nga depresioni që mund të kurohet, sesa nga hipertensioni që të merr jetën menjëherë.

Ju vetë si ia bëni me njerëzit që ju vijnë, nuk ua përcjellin stresin, si jetoni?

Këtë shumë pak veta e kuptojnë dhe është ajo pjesë e punës e mjekut që njerëzve nuk iu intereson. Një mjek kur mbaron punë, shkon në shtëpi i ngarkuar me hallet dhe problemet e jetës së dikujt. Kjo të rëndon shumë në fakt, por ndonjëherë të bën mirë për jetën tënde sepse kur sheh hallet e mëdha të dikujt, kupton që nuk je vetëm ti që ke përjetuar diçka të rëndë në jetë. Kjo është ajo që po thosha edhe më parë, që kur dëgjon të tjerët të bën mirë , që të ridimensionosh vlerat e jetës, që të mos merresh me gjëra të vogla, të kuptosh vërtetë se cilat janë gjërat me rëndësi në jetë, për çfarë ia vlen të mërzitesh, për çfarë ia vlen të luftosh dhe të kënaqesh me një kafe, të kënaqesh me një buzëqeshje dhe të falësh./dritare.net

5 komente në “Ke stres, depresion, ke kaluar një traumë, ke familje me demencë? Ja përgjigja e neurologes”

  1. tfgs1 says:

    Ne mbare boten kur dikush ka probleme stresi,psikologjie ,ankthi etj probleme keto pas nje fatkeqesie,divorci apo humbje pune etj,mund te marre nje mendim ose ndihme tek nje psikologe[psixi-shpirt dhe logo-fjale ose me shqip: keshille,pra keshilla shpirterore].
    Ne Shqiperi ndodh ”cudia”: per te ”sheruar” trurin duhet te shkosh tek NEUROLOGO[doktor veshkash]!!!!!![
    duket se alvanosi duke shurruar i qetesohet truri………………….allah uakbar!
    Prandaj gjithandej ne cdo cep pallatesh shikon ndonje gyzel duke shurrosur,”sport” ky teper i perhapur m’Tiron………..!

    1. thumbi says:

      kot me t’pyt meqe kur te dhimkan veshkat shkoke te neurologu, po kur te dhem suma shkon te otorino?

    2. shqiptar popull shekullor origjina e qyteterimit says:

      O tfgs1!
      Keshtu eshte kur ha shume turq (tfgs – turkofagus – qe ha turq) behesh me turk se turqit.
      O injorant dhe debil NEUROLOGU nuk eshte NEFROLOG qe merret me veshkat por ai qe merret me semundjet e trurit, dhe jo me semundjet e psikikes. Per keto qe thua ti duhet Psikolog dhe Psikiater.
      Po keshtu eshte “ku di dhia c’eshte tagjia” thote ky populli qe ti e urren, por e thote per njerez si ty te nje rrace bastarde dhe driteshkurter.

    3. Dentisti i pulave says:

      Ti tfgs je i semure mendor, ke obsesion prej psikopati kronik ndaj myslimaneve, je shume rende nga trute. Shko vizitohu sa me pare!!!!

    4. ABC says:

      O mpoudala tfgs1. Te pakten meso greqisht me qe vdes per ate vend dhe mos bej gabime te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje