Autori i vrasjes së trefishtë 4 vite më parë është marrë në pyetje nga efektivët e policisë ku po jep llogari lidhur me ngjarjen.
Delin Hajdaraj është shprehur i penduar duke sqaruar se nuk kishte për qëllim që të vriste askënd.
Justifikimi që sjell 26-vjeçari është i forcës së dobët që ka pasur para disa vitesh për të kontrolluar armën: “Jam penduar, vrava njerëz të pafajshëm. Kam qenë i vogël, qëllova në ajër nuk e di si më iku arma”, dëshmon Hajdaraj.
Ngjarja ndodhi më 28 Korrik të vitit 2013, ku shtetasi Delin Hajdaraj në bashkëpunim me shokun e tij Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite heqie lirie). Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë qëlluar me armë zjarri automatike të modelit 56, në prezencë të pushuesve në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, Vlorë.
Nga kjo ngjarje ndëruan jetë tre persona dhe u plagosën rëndë disa të tjerë.
26 vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që ka kryer.
Prej kohësh ai i fshihej forcave të policisë të cilat e kishin shpallur në kërkim. Ai u vu në pranga mëngjesin e sotëm falë një operacioni të koordinuar mirë.