"Jo vetëm krenari, por mbështetje për gjithë anëtarët e forcave speciale të Policisë"

20 Janar 2017, 14:51Kronika TEMA
"Jo vetëm krenari, por mbështetje për gjithë

Punonjësit e Policisë nuk mund të bëjnë një luftë të dyfishtë edhe me krimin dhe harresën nga qeveria“.

Nga Reparti i FNSH në Tiranë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ka komunikuar efektivëve të Forcave Speciale të Policisë, vendimin e miratuar nga qeveria për sigurimin shëndetësor të posaçëm.

Nga ky vendim përfitojnë mbi 720 efektivë të Forcave Speciale të Policisë.

Ne përmbushim sot një angazhim themelor të programit tonë lidhur me sigurinë në vend dhe trajtimin e punonjësve të Policisë.

I kemi kushtuar një vëmendje shumë të veçantë trajtimit të punonjësve të Policisë, duke besuar se ka qenë e padrejtë që punonjësit e Policisë, përveç vështirësive në terren dhe në përballjen me kriminalitetin, të kishin vështirësi edhe në përmbushjen e detyrës, për shkak të mungesës së kushteve, të harresës historike dhe të lënies pas dore në mënyrë të vazhdueshme nga qeveritë’’, tha ministri Tahiri

Ai deklaroi se ka akoma shumë për të bërë në lidhje me trajtimin e punonjësve të Forcave Speciale, por garantoi se ata nuk do të jenë kurrë vetëm.

‘’Sigurimi shëndetësor i posaçëm është një mënyrë për të garantuar që punonjësit e Policisë nuk janë dhe nuk do jenë vetëm.

Ne besojmë që ky vend mund të jetë shumë më i sigurt. Policia mund të shërbejë për qytetarët shumë më mirë vetëm atëherë kur punonjësit e Policisë nuk kanë probleme me trajtimin, me pagën, me infrastrukturën, me kushtet e punës’’, shtoi ndër të tjera ministri i Brendshëm.

1 komente në ““Jo vetëm krenari, por mbështetje për gjithë anëtarët e forcave speciale të Policisë””

  1. Qytetar says:

    Bravo.Shifni përpara jini në drejtimin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje