Vuçiç: Shqiptarët duan luftë, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë Rama?

20 Janar 2017, 09:15Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, tensionin e fundit me Kosovën.

Vuçiç thekson se dërgimi i forcave speciale në kufi për të penguar trenin përbën rrezik për ndezjen e një zjarri të rrezikshëm për të gjithë Evropën.

I pyetur se sa mundësi ka që të ketë konfrontim ushtarak apo luftë, ai përgjigjet: “U befasova nga veprimi i papërgjegjshëm. Të dërgosh makinë lufte në veriut të Kosovës, ku ka vetëm serb, kundër trenit, më duket e papërgjegjshme. Dhe ata e bënë.

“Nuk mund ta krahasosh trenin me mbishkrime pro serbe me trupa të armatosur. Tre ditë pas ngjarjes nuk jam i kënaqur, por të paktën shmangëm një përplasje fizike në veriut të Kosovës që mund t’i kishte vënë zjarrin të gjithë rajonit.

Kryeministri serb nuk la pa komentuar edhe një status të homologut të tij shqiptar, Edi Rama në Facebook, ku shprehej se “serbët mund të kthehen në Kosovë vetëm si turistë”.

“Jemi të shqetësuar për të ardhmen. Kemi dëgjuar Edi Ramën që thotë se serbët mund të vijnë vetëm si turistë. Ne nuk duam konfrontim ushtarak. Shpresoj që edhe Prishtina dhe Shqipëria të mendojnë për të ardhmen përmes dialogut.”

I pyetur për deklaratën e presidenti serb, Tomislav Nikoliç se do të ndërhyhet me ushtri nëne dhunohen serbët e veriut të Kosovës, Vuçiç e “përplasjet dhe dhuna nuk na shërben”. “Mesazhi im është se me armë nuk zgjidhet asgjë. Duket të kthehemi te dialogu”, tha ai.

9 komente në “Vuçiç: Shqiptarët duan luftë, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë Rama?”

  1. N. KITA says:

    OR, VUCIC, nazist i modifikuar i pareparueshëm!

    Hitlerin, Mladicin, Milloshevicin, ty e kokat si ju, nuk mbetet gjë pa ju penguar.
    Ti ke një funksionalitet të tjetërsuar truri dhe je i bindur sikur nuk t´i nënkuptojnë intrigat. Kjo është ajo ideja dhe vetia shtytëse naziste e juaja, ndjenja e superioritetit edhe kur vjillni gomarllëqe naziste.
    Tashti na del me idenë gjeniale se Rama na qenkësha i etshëm për gjakderdhje, ndërkohë që ju, nazistët serbë, lëvizni forcat ushtarake në rrethim të DARDANISË VERIORE!!!
    Ti – ju, të tashmit, jeni kopje e atij qafëthyerit që thoshte në Fushë-Kosovë, – ” kush më nuk ka për t´ju prekur”, kur bënit dhe po bëni lojën e objektit të viktimës.
    Mos harroni e sillni ndër mend se nuk jeni ju më në kufirin ndarës fizik ndërmjet tokës shqiptare. Është koha e qarkullimit të lirë të “mallrave” , “të kapitalit”, e të “ideve” të lira brendashqiptare.

    1. Saba says:

      Kti psykopati i mungon shumqka esht aq debill vet dhe mendon se gjith bota esht si ky as millosheviqi nuk ka qen budalla si ky.

  2. N. KITA says:

    OR, VUCIC, nazist i modifikuar i pareparueshëm!

    Hitlerin, Mladicin, Milloshevicin, ty e kokat si ju, nuk mbetet gjë pa ju penguar.
    Ti ke një funksionalitet të tjetërsuar truri dhe je i bindur sikur nuk t´i nënkuptojnë intrigat. Kjo është ajo ideja dhe vetia shtytëse naziste e juaja, ndjenja e superioritetit edhe kur vjillni gomarllëqe naziste.
    Tashti na del me idenë gjeniale se Rama na qenkësha i etshëm për gjakderdhje, ndërkohë që ju, nazistët serbë, lëvizni forcat ushtarake në rrethim të DARDANISË VERIORE!!!
    Ti – ju, të tashmit, jeni kopje e atij qafëthyerit që thoshte në Fushë-Kosovë, – ” kush më nuk ka për t´ju prekur”, kur bënit dhe po bëni lojën e objektit të viktimës.
    Mos harroni e sillni ndër mend se nuk jeni ju më në kufirin ndarës fizik ndërmjet tokës shqiptare. Është koha e qarkullimit të lirë të “mallrave” , “të kapitalit”, e të “ideve” të lira brendashqiptare.

  3. aze says:

    Rama e ben politiken e jashtme ne… Facebook.

  4. Asus says:

    Kadal mor Vucic se Jane ende te fresketa vrasjet e perdhunimet tuaja ne kosove dhe debimet nga trojet e kosovarve. Ju e mbushet serbine me varre masive. Po ashtu ne Bosnje. Popujt vertet e duan te ardhmen, po nuk I harrojne kollaj dhimbjet e se shkuares. Jeni nje vend monster, qe keni luftuar me te gjithe. Prandaj asnje nga fqinjet nuk ju do.

  5. Detari says:

    Po ky eshte kryeminister apo puonieri iNikolic?
    Kush ta miratoj levizjen ne trojet e kosoves me tren?Erdhen kosovaret ne serbi me tren me parulla “Serbia eshte kosove apo ju me parullat Kosova eshte Serbi?
    Cfar gazetaresh jane keta debila qe nuk qellojne ne shenje por degjojne dokrat e Vucic.
    Pse nuk u thua kosovareve”merni nje autobus dhe shkruani cfar te doni dhe bridhni nepet Serbi..Provoje nje provokim te tille
    Se si u sollet me dronin e pa gjith bota dhe j denoj shume pak.
    Nuk kan qene kurre kosovaret ata qe provokojne por serbet .

  6. Lydia says:

    Provokimet ndaj shqiptareve Kane folur gjithmone Dy gjuhe : Serbisht dhe Greqisht. MOS ta perdorim Shqipen per te shitur mend , por ne menyre dipllomatike.Nje shkendije shume e Vogel ndonjehere behet shkak per nje zjarr shume te madh.

  7. moderni says:

    Vucic ka te drejte kur thote qe vendimi i auteriteteve kosovare per te cuar trupa speciale me mitroloz kunder nje treni civil ishte i tepruar dhe i pamatur.

  8. enter"" says:

    Rama eshte thjesht nja kalama persa I perket politikes se jashteme, pa takt, gjaknxehte,
    Vucic tregon pjekuri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje