Kumbaro e Veliaj darkë miqësore për 60–vjetorin e Ndriçim Xhepës. Nderohet me titullin "Simbol i Tiranës"

24 Janar 2017, 17:11Kulturë TEMA
Kumbaro e Veliaj darkë miqësore për 60–vjetorin e

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun, Erion Veliaj, kanë organizuar një darkë me rastin e përvjetorit të lindjes së Ndriçim Xhepës, e cila ka mbledhur së bashku miq e kolegë të aktorit të njohur, i cili më 21 janar bëri 60 vjeç.

Teksa thekson se “Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, Kumbaro, shkruan se në një mjedis kaq artistik biseda e ngrohtë  nuk mund të mos vërtitej dhe rreth diskutimeve për teatrin. “ Takim miqsh dhe kënaqësi diskutimi me artistët për teatrin e jo vetëm, se Ndriçim Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, shkruan ajo në fotot e postuara, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar të birin e aktorit .

Në këtë darkë veç dhuratave që mori nga miqtë e pranishëm, Xhepa  u nderua nga kryebashkiaku Veliaj me titullin “Simbol i Tiranës”.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet se në festë kanë qenë prezent disa nga miqtë më të afërt të Xhepës.

Ndriçim Xhepa është një nga emrat më të njohur të teatrit e kinemasë shqiptar. Që pas mbarimit të studimeve për Dramë në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1979, Xhepa u shqua për rolet e tij të spikatura si aktor i Teatrit Kombëtar dhe për personazhet e luajtura mjeshtërisht në mbi 30 filma, duke u kthyer në një nga aktorët më të preferuar të publikut.

1 komente në “Kumbaro e Veliaj darkë miqësore për 60–vjetorin e Ndriçim Xhepës. Nderohet me titullin “Simbol i Tiranës””

  1. Dorina says:

    Edhe 100 vite te tjera. Artist i madh. I kemi pare dhe i shohim ende me deshire filmat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje