Rrëfehet ish-truproja: Çfarë ndodhi me Tritan Shehun në Lushnje më 1997

24 Janar 2017, 09:27Dossier TEMA

Selaudin Bejaj, ish-­oficeri i Gardës së Republikës, hedh dritë mbi mbrëmjen e vështirë të 24 janarit, nga ku nisi edhe rebelimi i madh i ‘97-­ës. Ai tregon për përjetimin e asaj nate, që u kthye në rrezik për të gjithë, nisjen nga Tirana me ish-zëvendëskryeministrin, njëherësh kryetar i PD-­së, Tritan Shehu, për protestën në Lushnje, rrethimin në stadiumin e qytetit, sulmin mbi ta e deri tek leva që goditi ish­shefin e tij.

Bejaj tregon për shmangien e gjakderdhjes, pasi turma ishe e armatosur, edhe pse depot nuk ishin hapur akoma. Ish­truproja e Tritan Shehut për “GSH” thotë se ishin të detyruar që të lironin të

burgosurit që të qetësonin njerëzit e irrituar, ndërkohë që negociatat mes palëve bëheshin gjithnjë e më të vështira. Pas shumë orësh tensioni ku rreziku i jetës ishte më afër se kurrë, mundën të çajnë rrethimin përmes një helikopteri të ardhur enkas nga Tirana…

Z.Bejaj, çfarë mbani mend nga mbrëmja e 24 janarit 1997 në Lushnjë, nga ku nisi edhe revolta e madhe në mbarë vendin pas falimentimit të firmave piramidale?

Në datën 24 janar stacionet televizive të vendit dhe të huaja jepnin pamje rrënqethëse, ku turma të mëdha njerëzish bënin akte vandale si thyerje xhamash të dyqaneve, ndërtesash, përmbysje dhe vënie zjarri makinash dhe akte të tjera rrugaçërie, që nuk kishin ndodhur për vite të tëra.

…Dhe si ishte e nesërmja e 25 janarit të ‘97­ës në qytet?

E nesërmja, ose 25 janari do t’i kalonte parashikimet e asaj që do të ndodhte. Siç e thashë edhe me lart, mbrëmjen e 24 janarit, Policia e Shtetit kishe bërë disa arrestime të personave, të cilët ishin organizatorët e këtij rebelimi. Për të qetësuar situatën, strukturat e larta shtetërore kishin menduar që personat e arrestuar atë mbrëmje të liheshin të lirë, duke i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku prezent do të ishte edhe z.Shehu.

Situata mëngjesin e asaj dite ishte inkandeshente, turma të mëdha njerëzish kishin mbushur

sheshin para bashkisë dhe komisariatit të Lushnjës dhe pritej nga momenti në moment t’i sulmonin veçanërisht komisariatin, gjë që mund të krijonte gjakderdhje.

Në atë situatë të vështirë, si u prit vajtja në Lushnjë e ish­kreut të PD-së, z.Tritan Shehu?

Siç më shpjegoi më vonë z.Shehu, ai u ul në stadium, se kështu të mund të tërhiqte protestuesit nga komisariati po ta sulmonin, që potencialisht do të krijonte viktima. Rreth orës 10:00  sekretarja e zotit Shehu më bën me dije se zoti Shehu do të shkonte në Lushnje, lajme befasues për mua, që e dija si ishte situata atje.

Lajmërova informacionin e Gardës së Republikës dhe i them se z.Shehu do të shkojë në Lushnjë. Edhe ata të alarmuar më thanë se është e pamundur vajtja atje. Nuk mund të merren masa sigurie, aq më tepër policia nuk mund të përballonte një situatë në atë moment tepër të vështirë.

A ia bëtë prezente situatën dhe si reagoi z.Shehu?

Futem në zyrë dhe i komunikoj pamundësinë e vajtjes në Lushnjë për arsye sigurie. Z.Shehu nuk priti që unë të vazhdoja t’a informoja për situatën, pasi ishte informuar dhe nga burime të tjera dhe shkurt më thotë: “Ti nuk do të vish në Lushnjë me mua”. Të ishte në një situatë normale edhe mbase nuk do të ngulja këmbë, por në ato kushte nuk mund të pranoja një sugjerim të tillë. Z.Shehu e përsëriti 2­3 herë këtë me arsyetimin sikur në helikopter nuk kishte vend për mua. Por

unë këmbëngula dhe ai në fund pranoi, por më porositi që armatimin të mos e merrja me vete.

Përse nuk donte që ta shoqëronit dhe si u organizua nisja drejt Lushnjës?

Këmbëngulja e z.Shehu për të mos e shoqëruar në atë situatë aq të vështirë kishte të bënte me rrezikun e jetës sime, kurse për veten e tij e kishte marrë parasysh çdo rrezik të mundshëm. Nisja u bë nga fusha aviacionit rreth orës 10:30. Në helikopterin e parë ishte z.Shehu, z. Blerim Çela, që vazhdoi për në Tepelenë, ministri i Drejtësisë i asaj kohe dhe unë. Në helikopterin e dytë ishin drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe në të tretin ishin personat që ishin arrestuar një ditë më parë. Kur u afruam mbi qytetin e Lushnjës nga lartë pamja ishte tronditëse, protestuesit ishin gati të sulmonin komisariatin dhe Bashkinë e qytetit të Lushnjë.

Cila ishte situata në ato momente?

Turma duke parë helikopterët filloi të lëvizte drejt stadiumit, se aty do të bëhej zbritja. Të arrestuarit pasi zbritën në stadium, u lanë të lirë me qëllim që edhe turma të qetësohej duke parë se ata po liroheshin. Shehu porositi që helikopterët të ngriheshin e të mos qëndronin më në fushë. Nuk kaluan shumë minuta dhe protestuesit, që ishin të shumtë në numër dhe të revoltuar tej masë, u afruan pranë stadiumit. Në këtë moment z.Shehu hipi në shkallët e stadiumit, filloi t’u fliste dhe t’i qetësonte duke i shpjeguar edhe qëllimin e ardhjes aty. Grupe të ndryshme njerëzish dëgjonin fjalimin e z. Shehu, dikush kërkonte qetësi për të dëgjuar, të tjerët shanin e bërtisnin. Kishte edhe nga ata që për të irrituar protestuesit, provokonin duke bërë gjeste nga më të ndryshmet, stimulonin duke goditur njëri­tjetrin, kishte edhe nga ata që i binin murit me kokë. Në të tilla kushte aspak normale, fjalimi ishte i pamundur.

Në atë kohë u fol se dikush tentoi ta godasë me levë në kokë z.Shehu. Si është e vërteta?

Një ngjarje e rëndë ndodhi atëherë kur një protestues pasi ishte afruar panë nesh, tentoi të godiste nga mbrapa e në befasi me një levë në koke z. Shehu. Në këtë çast një oficer i policisë, Adriatik Haxho, i cili në atë kohë ishte me shërbim në Lushnje e qëndroi më tej me ne deri në darkë kur çdo gjë përfundoi, ngre dorën mbi kokën e z.Shehu duke devijuar levën me krah, e cila kështu veçse i fshiku kokën Tritanit, duke e plagosur jo rëndë e i përfundon në shpatull. Në këto kushte, të ndihmuar edhe nga një grup jo i vogël të rinjsh lushnjarë, që u mblodhën dhe na rrethuan, u futëm të gjithë për në ambientet e stadiumit. Tashmë aty brenda ishim rreth 30 veta, djem nga Lushnja, Karbunara, disa punonjës të SHIK­ut.

7 komente në “Rrëfehet ish-truproja: Çfarë ndodhi me Tritan Shehun në Lushnje më 1997”

  1. Qytetar says:

    Po preshin qe hengri zoti Tritan pse se thua mo?

    1. Edkari says:

      Po ai qe i dha preshin ku eshte ??

  2. santiago says:

    Adriatik Haxha …nje shkerdhate i lindur ,kushedi sa shofera ka mare ne qafe

  3. Agron Licaj says:

    Sa i shijoi preshi lushnjes Tritan Sumes qe pasi e morri ne gjithe gjatesine dhe trashesine e tij doli ne darke ne TV dhe tha se kishte pasur nje “takim konstruktiv” me miqte e tij lushnjare

  4. emigranti Londer says:

    Po Preshi?

    o bene intervisten te plote ose fare.

  5. preshi says:

    Ore zoteri, na trego per preshin qe i futen ne bythe, vetem ate duam te detajuar. Te tjerat, piji me leng.

  6. Gruaja emigrante says:

    Burra jeni ju qe flisni keshtu? Prandaj ne shqiptaret jemi shperndare neper bote se jane shtuar ca si shume burrat pa parime, gallataxhinj, dhe servile. Mire ata qe vazhdojne te resistojne atmosferen infektuese ne vend, por edhe jashte vendit ne mergim prape ju duket se eshte video per te qeshur ? Me duket sikur eshte disorder . Fjala eshte per komentet, qe mendoj duhet te kene qellimin e mire ashtu si edhe artikujt te edukojne brezat e ardhshem pse jo edhe brezin aktual se njeriu gjithe jeten meson dhe zhvillohet. Po me komente kaq banale sikur ve ne dyshim shume vete komentuesin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje