Ilir Levonja
Më 10 shkurt të këtij viti është 100 vjetori, i lindjes së Musine Kokalarit. Gruas simbol i vetvrasjes shqiptare. Po aq sa e bukur aq edhe e mënçur. Short që mëma natyrë rrallë i tok bashkë. Startimit të kulturës me identitet të mirëfilltë shqiptar. Ose përpjekjes për tu dalluar midis dalldisë së Anadollit dhe perëndimit mistik. Një qëmtuese e gjuhës sonë, ose akademia e leksikut të shqipes. Që po ta krahasosh me të folurën e analfabetëve të sotshëm, një batalion rrugëtarësh që hanë fara luledielli. Të vjen keq për fidanishten aktuale shqiptare. Një e folur vdekjeje me ha re ça ban. Dhe ojna huazimesh, sa nga Pireu, sa nga Bosfori, aq edhe nga Apeninet, Iberia. Apo Baltiku i sipërm. Një turli e përsosur e kuzhinës sonë të re, aktuales, ose ”moderne”.
Për një arsye a një tjetër përkoji që teksa po shfletoja jetën e saj. Krijimtarinë. Të sajën dhë të një martiri tjetër si At Zef Pllumi. Mëkatet shqiptare…, apo gropat tona që zor se kanë për tu mbushur. Që një web si Shqiptarja.com, njofton se si në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes nis proçesi i hapjes së dosjeve. Dhe si dosja e parë, nga ato që do hapet, është pikërisht kjo e Musinesë.
Kryeveprës së krimit të Sigurimit të Shtetit. Këtij shteti që në kohë të caktuara të ha të gjallë. Dhe në një kohë tjetër të ngre lapidar.
Në fakt Musineja është jo çështje shtetërore, por kombëtare.
Dhe nuk e di se pse pikërisht në Ministrinë e Mbrojtjes duhet të ligjërojë një zëvendëskryeministër. Duke mënjanuar horrlliqet e një dikasteri simotër si Ministria e Brendshme. Apo një institucioni që pak ditë më parë festoi 104 vjetorin, e kujtoi me qindra oficerë në ca ambjente policie si kazerma skenash teatri. Me tryeza fantash e pjata plot antipastë. Kujtoi vetëm arritjet, jo firot. Jo zullumet. Dhe padiskutim…, që në këtë gosti kanë çekur gotat plastike edhe dënuesit e saj. Madje mund të mbajnë në shtëpi dekorata. E tu mburren nipërve e mbesave. Janë harxhuar kaq vite përgjimesh, survejimesh, e përndjekje sa i bie që mbi 80% e aparatit shtetëror të
ketë mbi supe pjesë nga pesha e mëkatit.
Ndaj e them se Musineja nuk është çështje shtetërore, por kombëtare.
Ne shqiptarët nëse kemi Zot, qoftë ky Krishti apo Allahu…, por edhe po nuk patëm. Karshi Musinesë duhet një falje kolektive.
Madje nga ajo e tipit të bulevardit.
Duhet të shkojmë aty. E të rrëfejmë se si e përndoqëm. Të gjithë…, me ushtarakë, me interesaxhinj, me mjekë, me nënpunësa. Se si e çuam drejt kancerit një akademi të tërë. Vetëm e vetëm për të dëshmuar se sa të aftë jemi për dënime kolektive. Dënime në masë.
Nuk e di se çfarë peshe ka një dekoratë kur kujton rastin Musine Kokalari.? Të dëshmojmë se dimë të vetvritemi.
Se sa të pamëshirshëm jemi për të lidhur duart e të vdekurit. Për ta varrosur lidhur me tela me gjëmba.
Ndaj them se nuk është çështje shtetërore, por kombëtare dhe sociale.
Të dalin ata mjekë që i mbyllën dyert e spitalit.
Ata survejues dhe mbajtës protokolli se sa lopata me llaç hidhte. Sa libra lexonte. Në ç’orë shkonte në banjo. Me kë shoqërohej. Më kë fliste. Më kë shëtiste.
Të dalin ata që u gajasën së qeshuri kur Enver Hoxha u habit e tha se, akoma gjallë është ajo rrospija.
Kështu vjen një palë në pushtet dhe e kujton duke dhënë ca fonde për botimin e veprës së saj. Që sapo e shikon … me atë letër të shpifur. Dhe shtypur si mos më keq…, në ca shtypshkronja pa emër.
Nuk është e vështirë të kuptosh poshtërimin e dytë e të Musinesë.
Vjedhjen tonë klasike, që më jep 5 për këtë punë. Se e bëj me 1 lekë diku. Dhe të tjerat i ndajmë bashkë. Ashtu sikur nuk është e vështirë të kuptosh sot, këtë poshtërimin e tretë. Që bijtë e etërve xhelatë. Hiqen sikur nderojnë martirët e kombit. Nga dikasteret e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministrisë që na mbron nga armiqtë e jashtëm. Një fallcitet i radhës. Një politikë e vrasjes natën dhe e qarjes ditën. Nuk është dosja e Musinesë, por e jona. Ndaj ta shfletojmë sheshit. Të lajmë gjynahet . Dhe tu themi bijve, se sa e shëmtuar është koha kur njeriu e ha njeriun.
Pra, nuk është dosja e saj more zotërinj. Eshtë dosja jonë. E poshtërsive tona.
Ohhh sa bukur e ke shkrujt te lumte dora dhe mendja,kur po e lexojsha me vinte per te qare ,si ka mundesi ti bej njeriu ato krime makaber,nje femre, qe nuk ju perul nje krimineli,nje te semuari,nje mashtrusi,nje grabitesi,O Zot digje ne flaket e Ferrit shpirtin e tij qe per se gjalli torturoi mijra njerez fatkeqe qe rane ne duart e tij te gjakosur me gjakun e pa fajshem te viktiave te tij !AMEN !
po ti c’far interesash ke?
Liro merru dhe shkruaj per ” penicilinat” e sotme qe jane ne pushtet
dhe i kane bere gjemen ketij vendi ! Edhe Musineja ka vendin e saj ne
kete histori te dhimbeshme ….!
Ah sa heret jeni kujtuar
Po pse s’ purtroppo njehere Moisiun
Se ai thote te fillojne me 21 janarin.
Nese njerez si Musine Kokalari do te degjoheshin e nuk do te vriteshin, ky vend do ishte ndryshe. Po ne te tille jemi. Heqin vlerat e mbajme plehra.
Cfare keta idiote qe shkruajne e germojne te shkuaren kur nuk po shkruajne e revoltohen se ne po e shohim me syte tane real se si po vritet, prite, vidhet, tradhetohet, prozvalet e cnderohet ky popull para syve te tij e botes. Me sa duket keta lloj mostrash gazetare duan te heqin vemendien nga realiteti i sotem shqipetar i ketyre 26 viteve dhe e sposton vemendien diku ku ndienja e popullit eshte e prekesheme e delikate. Akoma sjane hapur dosjet dhe keta palo gazetare i dine atehere pse hapen qe te thuhet se ja i hapem per material per kete race te felliqur e cfare gjetet asgje Se miku i kriminel Berisha i ketij palo gazetari dosjet e te gjalle e i ka zhdukur dhe ka lene ato te te vdekureve qe te kene material te ushqehet kjo lloj race krimbave qe jetojne me te shkuaren e jo me tanisheme.
…po torturen e ujit nuk ja kan bo ama!
as nuk I kan bo bashkpuntor sekret (spiun qe t spiuno n shtet) burrin apo dashnorin sikurse ti bojn kta,sot ne demokraci…
dhe mesa duket nuk e kan pergju dhe filmu mceftas sic ta bojn sot n demokraci, qe ja fusin tekniken operative n vrim t vexhajnes bashkpuntores… dhe ti kujto se e ke dashnore,kurse ajo t spiuno n shtet…
apo kameren secrete, sot ta vendosin edhe n dhom t gjumit dhe t shofin nga sateliti sesi pallon…
dhe te mos permendim ate qe sot po nuk tregove se ke biografin (CV) e mir s t merr kush n pun.
se,dihet qe telefonat, celularet,kompjuterat,email-at,fejsbuket o mesenxheret etj etj,dhe cdo lloj komunikimi elektronik pergjohen dhe shikohen nga agjentet e agjensive te ligjit ashtu sikurse ti e un shofim filma ne televizor…
sot me fol ne telefon esht njilloj sikur me dal e me fol live ne TV. cdo gje pergjohet nga “Big Brother”….
ka edhe me…
e doni me per belulin?
edhe nji gje ,mos harroni. :cdo shtet,ne cdo koh ka sherbim informative secret dhe agjensi per ruajtjen mbrojtjen e ligjit. edhe Jezu Krishti ne nje situate te tille u vu,u surveju ,spiunu nga spiuni Jud ne agjensit e ligjit te shtetit romak.
dhe shteti beri ate qe beri… dhe askush nuk e ve para pergjegjsis shtetin e romes se atehershme,perkundrazi levdojn perandorin e lavdishme romake…
vec Judes s shkret I ngeli faji,megjithse ai thjesht punoi per shtet, si bicim ” informator sigurimi” per shtetin e atehershem.
Une nuk e perndoqa Musinen,,,nuk e spiunova,,,,nuk e vrava,,,nuk e njoha, prandaj ne kurrizin tim nuk mbaj asnje pesh. Pse flet zv. ministri mbrojtjes ne ministrin e mbrojtjes, behet pyetja,,po pse nuk ngrite ti zoteri nje komision dhe te flisje ti??,,pse jane keta qe hapin dosjet?? po sot keta e moren pergjegjesin, te tjeret para tyre nuk donin, ti pse nuk e ngrite zerin para 5 ose 10 ose 15 vjetesh??Pa dale rezultati i kesaj dosje ti nxjere perfundime, prandaj ik pirdhu gazetar.
Ivan I Vogel, mos u nxeh. E sotmja eshte vazhdim I se djeshmes. Po te mos kish lene Enveri -Ramizin dhe Ramizi-Salen gjerat do rridhnin ndryshe. Dhe tradita vazhdon, se Sala po le Bashen e ky tjetri si dihet. Hajde mere vesh o Ivan, jemi republike apo monarki.