"Rubrika e marrëzisë, lajme të reja nga fqinji ynë jugor...Grekët e rinj po na habisin"

24 Janar 2017, 15:21Blog TEMA

Nga Mesila Doda

Grekët e rinj po ja dalin sfidës për të na habitur përditë e më fort nga përmasa e marrëzisë që po i kaplon…

Ministri i grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i njëjti që para disa javësh na tregonte me krenari muskujt bufalaq në stërvitjen ushtarake në kufi të trupave ushtarake pjesë të NATO-s, sot i tregoi djemve shqiptarë që përgatiteshin të kryenin shërbimin ushtarak në shtetin fqinjë e që aq hijshëm bënin shenjën e shqiponjës, se do duhej të përballeshin me akuza të rënda penale e deri antikushtetuese nga autoritetet shtetërore të fqinjit të nevrikosur.

Tërbimin e shkaktoi një gjest krejt i thjeshtë, i bukur e gjithaq i respektueshëm i djemve shqiptarë që kanë zgjedhur të marrin edhe nënshtetësinë greke e që tregon për një respekt të thellë ndaj origjinës së tyre, por ndërkohë edhe respekt ndaj të tashmes që kanë zgjedhur. Respektojnë të kaluarën dhe origjinën e ndërkohë po më të njëjtin respekt e përkushtim plotësojnë detyrimin shtetëror për të kryer një shërbim ushtark të gjatë e të vështirë në shtetin që kanë zgjedhur.

Çfarë e shkakton tërbimin e autoriteteve fqinje? Fakti që djemtë shqiptarë nuk vuajnë nga amnezia, apo që nuk kanë frikë ta shprehin këtë origjinë, sepse me sa duket rrejshëm mendojnë se jetojnë në një shtet demokratik, ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut.

Pikërisht, nisur nga kjo Kartë Universale e të Drejtave të Njeriut, askush nuk mund të diskriminohet prej origjinës, racës, bindjeve fetare e politike e kjo në “djepin e demokracisë”, në atdheun e Sokratit, Platonit e Aristotelit do duhej të ish guri i themelit të marrëdhënieve njerëzore e institucionale. Dikush guxon në kohën tonë të kërcënojë një qenie tjetër njerëzore, sepse respekton të kaluarën e origjinën e tij?

10 komente në ““Rubrika e marrëzisë, lajme të reja nga fqinji ynë jugor…Grekët e rinj po na habisin””

  1. dardan says:

    Pasi mbajti lart flamurin e Berishistes se flakte ne PD tani po mban tjeter flamur te pseudo-nacionalistes çame te PDIU. Kujton kjo se me qasje radikale e histerike ne partite ku militon do te na i mbushe mendjen se sa te drejte ka.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Cfare mutdardanit je ti ???

      1. .. says:

        Ti kujtoje sharlatanes Doda qe:
        1 — ne nje repart ushtarak (serioz dhe jo si Burdellot Arnaute), nuk mund te filmosh dhe te publikosh Foto dhe filmime, te denon ligji ushtarak.
        2 — eshte provokim te vishesh me uniform Greke dhe te beshe simbole qe Linden perpara 3-4 vitesh nga Shovinista (K.Spahiu) Arnaut qe flisnin per Big Albania, Korfuz, Thesproti, Janin, Thesalonik….
        3 — eshte provokim moral kur Greqia te rit, te studjon Falas, me ushqim, Konvikt dhe libra falas, me bileta udhetimi si Student -25%,…., nderkohe qe moshataret dhe bashkatdhetaret e tyre ne Shqiperi i paguajn me djers dhe gjak studimet, kur shteti Grek te bene me nenshtetesi Europiane, te hap rruget e Europes dhe Botes…Ti o Kopil i ndyre te provokosh pa te ngacmuar askush.
        4 — Ti moj “zonja” Doda, Je nje “karte e djegur” dhe nuk mund te flasesh per Bese, per Nder, per Krenari, per Demokraci, per Kultur, per Moral,…..llap sa te mundesh thjesht per sezon Votimesh, eshte periudha qe Nacionalismat terheqin shume Bageti (se keshtu e doni kete popull Torollak dhe Mjeran).

        1. TFG says:

          mi bej te fala Janulles ashtu si te kam mesuar ….puce ne bith

  2. a.f. says:

    E po, erdhi puna qe ne Shqiperi te te beje moral kurva e politikes! Pale po edhe moral patriotik, nga nje parti kurve dhe politikane hajdute.
    Mjere Shqiperia bashke me popullin qe ka brenda! S’keni faj….po afrohen zgjedhjet…

  3. naivi says:

    kjo eshte “femra” qe do varte burrat qe protestonin ne palmat para kryeministrise ?!!!

    e njeh mire demokracine kjo posi …..

  4. kodrasadikitk says:

    Ju lumte djelmosha jeni tipik nipat e Skenderbeut i cili su tremb para nji perandorie.Skeni se qka trembeni por mburruni me perkatesin e me kombin tuaj.E verteta do te del sheshit sepse se paku gjysma e popullsise se Greqise jan ken e jan Arvanitas -shqiptare dhe nji dite heshtja e tyre do te merre funde dhe do te ngriten si feniksi duke i kerkuar lirite e tyre kombetare e para se gjithash shkolla dhe gjuha shqipe te behet si gjuhe e dyte zyrtare e ketij shteti famkeq te EU ….

    1. Nik says:

      Po patjetër. një shtet që na ka dërguar shumicën e të rinjve jashtë shtetit.
      Respekt për Shqipërinë si atdhe por edhe një dashuri dhe respekt të madh për vëndet e huaja që jetojmë.
      Po sikur të ndodhte kjo në Shqipëri???

  5. Kola says:

    E meriton nje pasarele kjo femer.

  6. N.K. says:

    OR NAZISTË!

    Anë e mbanë botës, jo pak të rinj shqiptarë (por edhe të huaj) shprehin një entusiazëm rinor dhe atdhedashurie duke bërë shqiponjën 2-krenare, akt dashurie dhe respekti ndaj atdheut e popullit që i përkasin.
    NAZISTË, me këtë simbol të prirë, kur nuk kemi bërë asnjë krim ndaj dikujt, asgjë të keqe.
    Cka ju irriton pra? Pse jetojmë, pse punojmë, pse studiojmë, pse morëm denjësisht pjesë në KE të futbollit? Pse u cliruam, pjesërisht,nga shovenizmi serb? Pse? Pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje