“Një punë e mirë dhe para të lehta”, kështu e përshkruan një muzikante nga Nju Jorku zanatin e “sheqerkës”.
Marcia Favre, 30 vjeç, paguhet për të dalë në takim me meshkuj të moshuar.
Ajo thotë se kontrata nuk parashikon seks dhe shifrat e pagesës variojnë nga 150 dollarë minimumi, deri në 1500 dollarë në raste të caktuara.
Ajo është 10 vjet në një lidhje dhe i dashuri i saj s’e ka aspak problem.
“Dalim, pimë një gotë, dëfrehemi dhe aty mbaron gjithçka”, tregon ajo.