Pinë kafeinë sa për 300 filxhanë kafe për një eskperiment, por...

25 Janar 2017, 18:44Shëndeti TEMA

Dy studentë për pak sa nuk humbën jetën, pasi konsumuan një dozë të lartë kafeine ndërsa po kryenin një eksperiment.

Universiteti i Northumbria-s në Britani u gjobit me 400 mijë paund sepse rrezikoi jetën e të rinjve që studionin në vit të dytë për shkenca sportive.

Alex Rossetto dhe Luke Parkin dolën vullnetarë për të kryer një eksperiment i cili dështoi në mars të 2015-ës. Qëllimi ishte që të matej efekti i kafeinës gjatë stërvitjes.

Pas një llogaritje të gabuar me celular, të rinvje i’u dha 100 herë më tepër doza e kafeinës, nga 0.3 gramë në 30 gramë.

Kjo do të thotë se studentët pinë kafeinë sa për 300 filxhanë kafe.

Ata u dërguan menjëherë në spital, ku morën trajtim mjekësor dhe shmangën humbjen e jetës.

1 komente në “Pinë kafeinë sa për 300 filxhanë kafe për një eskperiment, por…”

  1. ganiu says:

    1 kafe 0.3g kafein është dhënë 30g pra 100 x me tepër.
    Nga dolën 300 kafetë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje