Do paguaje Meksika, apo SHBA? “Muri do të ngrihet, pavarësisht kësaj!”

26 Janar 2017, 15:46Bota TEMA

Sapo vuri këmbë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump firmosi urdhrin për të ngritur një mur në kufirin me Meksikën.

Sot ka pasur replika të njëpasnjëshme me presidentin meksikan se kush duhet të paguajë murin.

Presidenti i Meksikës Neto tha se nuk ka ndërmend të paguajë.

Trump iu përgjigj ashpër duke thënë se ai bën mirë të mos shkojë në Uashington.

Pro kryetari i Republikanëve Paul Ryan i hedh ujë zjarrit.

“Do të paguajmë ne fillimisht për ndërtimin e murit. Ka forma të ndryshme se si Meksika do të paguajë për murin, dhe ju siguroj se do të paguajë pjesën e saj”, tha Ryan.

Kostoja e murit pritet të jetë 20-25 miliardë dollarë, një shifër e lartë edhe për vetë Amerikën, jo më për shtetin e varfër të Meksikës.

Por pavarësisht se Amerika është e vendosur të ndërtojë këtë mur, do jetë e vështirë të bindë Meksikën të paguajë për të.

1 komente në “Do paguaje Meksika, apo SHBA? “Muri do të ngrihet, pavarësisht kësaj!””

  1. XXXL says:

    A do ti ndaloje muri gabelet klandestine si tufa hijenash te Meksikes dhe te vendeve te tjera latine qe te mos vershojne ne Amerike?
    Mbase muri eshte nje mase paraprake, por po nuk pati vullnet dhe as qe shikohet nga Meksika per te ndalur karvanet e klandestineve dhe te droges kjo pune eshte mese e ngaterruar.
    Presidenti Meksikan Neto e ka mendjen te pozoje me floket plot xhele e te kundershtoje nje mase preventivuese plotesisht te drejte nga Presidenti Trump, i cili kerkon te mbroje shtetin e tij duke filluar qe me kontrollin e kufirit.
    Me periudhen Trump perendoje edhe koha e Obames qe e la Ameriken, pra shtepine e madhe, pa dere (porte) e mure si nje han pa dyer.
    Perse protestojne ne Ameriken Latine e gjetke per kontrollin e kufijve te Amerikes, grupet e droges dhe mafiozet qe drejtojne klandestinet drejte ketij vendi per ta bere edhe ate zhuls sic jane vete keto shtete. Meksika meqenese nuk eshte ne gjendje te kontrolloje kufirin me USA, atehere eshte e detyruar te paguaje cdo kosto sic eshte muri qe mbron Ameriken nga keto vershime “biblike” te paligjeshme.
    Trump do t’i riktheje Amerikes, shkelqimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje