Eksperti i shkencave politike Grid Rroji, rendit krimet konkrete, që sipas tij ka kryer klasa politike shqiptare gjatë këtyre 26 viteve të fundit dhe për të cilat thotë se do të gjykohennga historia.
Në një intervistë dhënë për gazetën “TemA”, ai paralajmëron se nëse vendi vijon të ngelë në këto rrethana, priten përplasje shoqërore të frikshme, që do të jenë më të egër se ato të vitit 1997.
I pyetur për reformën në drejtësi, Rroji argumenton se ajo nuk ka për të dënuar asnjë nga liderët kryesorë të vendit, duke theksuar se janë dhënë garancitë që ata mos të ndëshkohen.
Më tej ai rrëfen për krisjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë kohës kur ka bashkëpunuar në qeverisje.
Rroji ndalet edhe tek krijimi i nismës së re politike “Bleta Shqiptare”, të cilën e sheh si një alternativë për të ndryshuar Shqipërinë.
Para 26 viteve studentet rrezuan sistemin komunist nen thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Sot jemi 26 vite pas dhe jemi akoma jashtë dyerve të Evropës. Çfarë e pengoi këtë ëndërr të realizohej?
Pikësëpari Andrea thirrja e studentëve duhet kuptuar mirë dhe qartë jashtë interpretimeve që i kanë dhënë më pas për interesa të veta ata që e kanë tjetërsuar historinë e Lëvizjes Studentore Shqiptare. Si studiues i asaj lëvizjeje dhe si referues në konferencën shkencore me rastin e 25 vjetorit zhvilluar në Tiranë në Dhjetor 2015, mund të them me padyshim se studentët kërkonin një shtet komb të konsoliduar, demokratik e funksional, si të gjitha shtetet e zhvilluara evropiane. Simbolet që ata përqafuan, mënyra se si e zhvilluan protestën e tyre disamujore për të shmangur vëllavrasjen, lidhjet me ideologjinë kombëtare dhe lidhjet me lëvizjet studentore në Kosovë më bëjnë të dal në përfundimin se thirrja nuk ishte për t’a futur Shqipërinë në Evropë, por për ta bërë atë shtet normal në shërbim të kombit si e gjithë Evropa e zhvilluar.
Ne shqiptarët jemi komb i veçantë, në kufijtë e Lindjes dhe Perëndimit. Ne nuk jemi Evropë në shumë aspekte, si të organizimit shoqëror, të politikës, të fesë etj. Mirëpo, rruga e Evropës, i ashtuquajturi proces integrues ka qenë mbuloja ideologjike për parinë e Tiranës, e cila e ka përdorur atë për të mbuluar shkatërrimin e shtetit, vjedhjet, krimet, dhe zvetënimin që ka mbjellë këto 26 vjet. Ideologjia e tyre reale është pasurimi i shpejtë, dhe për të na hedhur hi syve na kanë mashtruar me vegimin e ëmbël të një Evrope ku edhe po na futën nuk dihet se çfarë përfitimesh reale do të kishim si shtet e si komb. Për më tepër që nuk ka ndonjë shans real që Evropa të na pranojë ne shqiptarëve, të paktën deri në vitin 2030. E deri atëherë nuk e dimë se çfarë Evrope do të jetë, e bashkuar, e ndarë në shtet-kombe secili për vete, apo një ristrukturim i BE-së aktuale në një formë tjetër. E gjithë këto vite që kemi shpenzuar ne shqiptarët “në kërkim të BE-së” do të kenë shkuar dëm, dhe parisë do t’i dalë rrena sheshit. Tanimë duket qartë që rruga e parisë ka dështuar.
Ajo që na duhet Andrea është një fillim i ri, një shtet-komb demokratik, me rregulla të forta e sundim të ligjit dhe që mbështetet në lidhjen e padiskutueshme midis një kombi dhe një shteti për të garantuar legjitimitetin e shtetit.
Z.Rroji, jeni shprehur se klasa politike shqiptare duhet të ishte prapa hekurash, si p.sh. Fatos Nano, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, LulzimBasha apo Fatmir Mediu. Mund të më thoni se cili është krimi që kanë kryer secili prej tyre që sipas jush meritojnë qelinë?
Klasa politike shqiptare ose Paria e Tiranës ka kryer një krim të llahtarshëm kundër shqiptarëve gjatë këtyre 26 viteve, një krim për të cilin do i gjykojë shumë ashpër historia. Këta janë të ndarë në klane, grupe, banda, çeta banditësh, hajnash e kriminelësh, por janë një grup që veprojnë me kompaktësi të frikshme kur u rrezikohet sundimi mbi shqiptarët. Këta punojnë së bashku për ti mbajtur shqiptarët skllevër në këtë burg gjigand që kanë krijuar, dhe për këtë janë të gjithë fajtorë pa dyshim. Skllav nuk të bën mungesa e mallit dhe e ushqimit, por mungesa e lirisë, dinjitetit dhe sigurisë njerëzore. Skllav të bën pafuqia dhe pamundësia për të shpërthyer prangat e mendjes nga propaganda e shfrenuar. Skllav të bën ajo pari që në vend që të punojë për shqiptarët punon për ç’shqiptarizimin e vendit. Nga viti 1990 ne po shndërrohemi në sajë të maskarallëkut dhe krimit të kësaj parie në një shtet multi-etnik i sunduar nga pakicat. Nëse në vitin 1990 ishim 95% shqiptarë, sot kemi mbeturt vetëm 70%. Pikat kyçe të politikës, ekonomisë dhe strukturave shoqërore kontrollohen me dorë të hekurt nga pakica dhe grupime që punojnë qartazi për një agjendë jo shqiptare.
Shembujt janë të qartë e përpara syve të të gjithëve. Sali Berisha shkatërroi shtetin, shiti detin, dhe përdori ish spiunët e Sigurimit, të shërbimeve të huaja dhe një pjesë të katundarisë për të krijuar shtetin paralel si bandë private kriminale duke thyer, zvetënuar dhe rrënuar moralisht të gjithë bashkëpunëtorët, veglat dhe pisqollat mediatike që përdori. Kur ju desh, e përdori bandën e vet për të vrarë katër të pafajshëm thjesht për të trembur Ramën e për të ruajtur pushtetin. Edi Rama megjithë shpresën që pati shumëkush që e shihte si shpëtimtar, shkatërroi Tiranën duke e shndërruar nga një zonë urbane të planifikuar si kryeqytet në një Gaza ballkanike, dhe si kozmopolit i dalluar shiti shpirtin duke u përdorur nga qarqe të dukshme e padukshme si vegël për aferat e tyre. Sot i përngjet më shumë një mitomani frikacak që mundohet të mbulojë dështimin me kapjen e mediave dhe me batuta sarhoshësh. Ilir Meta është kryetari i ortës së jenicerëve të cilët për interesat e veta ka shekuj që vrasin, djegin e plaçkisincdo gjë që ju del përpara. Meta i ka lidhur ushkurët ekonomikë në Beograd dhe Moskë, ndaj dhe punon kundër shqiptarëve. E kështu me radhë të gjithë ata që e kanë drejtuar shtetin shqiptar, kryetarë partish të vogla e të mëdha gjatë këtyre viteve janë shitur, blerë, shpeshherë nga më shumë se një usta, janë bërë miliarderë, i kanë larë duart me gjak shqiptarësh dhe në rastin më të mirë kanë bërë ndonjë pisllëk të vogël. Jo vetëm kaq, por për t’i mbajtur urtë shqiptarët këta kanë propaganduar se llumi është normal, se kështu është bota, se krimi është e mira, se zvetënimi, shitja e motrave dhe nënave trotuareve të botës është ajo që duhet bërë në republikën tonë të llumit e lekut. Parimi i tyre ka qenë, “ne vjedhim e vrasim këtu lart, ju vidhni e vrisni aty poshtë, e të gjithë të kënaqur se kemi lekë”. Kush nuk pajtohet me ekulibrin e tyre kriminal duhet të ikë, dhe këta i kanë hapur portat për të gjithë ata që nuk duan të bëhen pjesë e bandave të tyre. Nuk ju bind Kukësi? E zbrazën duke i dërguar kuksianët në Gjermani. Nuk ka punë në Lunxhëri e Labëri? E kriminalizuan duke lejuar mbjelljen e hashashit.
Por, një shoqëri e ndërtuar mbi krimin nuk mund të mbijetojë gjatë, ajo kriminalizohet, shkërmoqet dhe shpërbëhet si Somalia e Haiti. Simptomat e këtij grimcimi të frikshëm shoqëror që po i çon shqiptarët drejt greminës po bëhen gjithnjë e më të qartë për të gjithë.
Mirëpo ne shqiptarët nuk jemi Haiti, ne jemi popull krenar që nuk e pranon zgjedhën përgjithmonë. Ndaj dhe ky grimcim, po nuk u ndryshua rrugë, do të çojë në një përplasje shoqërore të frikshme, edhe më të egër se ajo e vitit të tmerrshëm 1997.
Jeni bashkëthemelues i një nisme të re politike “Bleta Shqiptare”. Pse mendoni që kjo forcë do të jetë ndryshe nga ato të tanishmet që shqiptarët i besuan në vitin 90 dhe që ju i akuzoni sot?
Bleta Shqiptare është një nismë intelektuale e cila synon t’u tregojë shqiptarëve rrugën e duhur për të dalë nga qorrsokaku ku na ka futur paria e Tiranës. Siç e shpreha më sipër, në Manifestin tonë ne parashtrojmë përveç problemit edhe zgjidhjet. Janë katër zgjidhje të mundshme por vetëm njëra prej tyre është e dëshirueshme dhe dobiprurëse për shqiptarët. Mundemi të vazhdojmë kështu si e kemi nisur dhe të presim fundin. Por e keqja nuk ka fund dhe nuk dihet se sa poshtë mund të shkojmë. Rruga e dytë është të presim që zullumi të trashet aq shumë sa të këputet dhe të ndodhë revolucioni. Mirëpo edhe kjo është e paparashikueshme dhe ka rreziqe shumë të forta. Rruga e tretë është që të presim të na ndihmojnë të huajt por edhe kjo është një rrugë pa krye sepse sic thotë fjala e urtë “i zoti e nxjerr gomarin nga qulli”.
Rruga e katërt është ajo e dëshirueshmja, fillimi i ri dhe ndërtimi i një shtetkombi që bazohet në këto parime: (1) identitetin kombëtar; (2) sistemin demokratik; (3) administratë të pakorruptueshme të mbështetur në ligj; (4) ekonomi tregu të institucionalizuar me përparësi për prodhimin kombëtar; (5) politikë e jashtme e bazuar në interesin kombëtar; (6) luftën e pakompromis kundër krimit dhe të keqes; (7) vlerat shoqërore shqiptare; (8) një shoqëri civile të shëndoshë; (9) mbrojtjen e shtresave të dobëta; (10)një sistem partitokratik efektiv në mbrojtje të bashkësisë ligjore-politike me mjete sa më demokratike.
Kjo rrugë ka tre faza: faza e parë është ndërgjegjësimi i shqiptarëve për gjendjen dhe zgjidhjen; faza e dytë është organizimi në nivel kapilar të shoqërisë, d.m.th në familje, në miqësi, në rrethe shoqërore e më gjerë; dhe faza e tretë është shndërrimi i saj në një veprim politik që të transformojë shoqërinë.
Andrea, synimi jonë si grupim intelektual është të punojmë për fazën e parë në mënyrë që të mundësohen dy të tjerat.
Keni qenë për dy vjet bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Sali Berisha, pse u prishët me të?
Siç e kam shprehur edhe më parë, unë u ofrova për t’i shërbyer kombit tim, shërbeva si dhe sa munda dhe u largova me vullnetin tim. Nuk kam asnjë mllef personal kundër askujt, madje gjykoj që ajo përvojë më ka shërbyer si një mundësi për të njohur mekanizmat e parisë, mënyrën e kooptimit, degjenerimit, thyerjes dhe përdorimit që ajo i bën çdokujt që i afrohet. Si çdo njeri tjetër nuk jam perfekt dhe gabimet që kam bërë i marr përsipër të gjitha. Kam qenë luajal ndaj shtetit dhe eprorëve të mi dhe ashtu siç i takon një zyrtari të shtetit, e sidomos një drejtuesi të komunikimit kam mbrojtur vijën e qeverisë. Nuk kam vjedhur asnjë qindarkë, nuk kam përdorur pushtetin për përfitime personale dhe jam shumë i qetë me ndërgjegjen time. Tani që nuk kam më detyrime ndaj shtetit, i detyrohem të vërtetës si shqiptar e si studiues.
Mirëpo, ajo që ka rëndësi në këtë pikë nuk është personi por zgjidhja që Bleta Shqiptare ofron. Analiza jonë bazohet në studimet tona dhe përvojën personale, dhe i referohet interesit kombëtar. Njerëzit nuk duhet të mos bien pre e trukeve të parisë, e cirkut që ofrojnë mediat, thashethemeve e mashtrimeve, të mos shohin dobësitë e njërit apo tjetrit por të vlerësojnë nëse ajo që thotë Manifesti është e vërteta.
Në një intervistë tuajën ka deklarata skeptike mbi implementimin e reformës në drejtësi që është edhe një nga kushtet për anëtarësimin në BE. Çfarë nuk shkon me të sipas jush?
Nuk është puna se jemi skeptikë për ndryshimet kushtetuese të cilat janë një përpjekje pozitive për të reformuar drejtësinë e korruptuar shqiptare. Mirëpo, një reformë që po bëhet me votim unanim nga paria nuk mund të krijojë premisat e duhura për një fillim të ri. Po ashtu, një reformë që nuk e ndryshon me themel mendësinë e shtetit, objektivat e tij dhe njerëzit që e drejtojnë nuk mund të sjellë rezultate konkrete. Reforma do të vonohet, siç bëri edhe vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese dhe rrugës do i gjejnë zgjidhjet për të mos prishur ekuilibrat kriminalë. Edhe nëse zbatohet, do të ketë garancitë e duhura për prijatarët e parisë. Atëherë kjo do të përbënte atë që francezët e thonë “ le plus ca change, le plus c’est la memechose”, sa më shumë ndryshon, aq më shumë mbetet e njëjta. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet e 90-s duke e lejuar parinë të ndërrojë lëkurë por jo zakon, sepse në gjykimin tim kjo do të kishte kosto shumë të mëdha për shqiptarët.
Bla,Bla,Bla,,,,nga nje “ish”-anetar I bandes kusaro kriminale shqup-se.
Bukur mire.
Keta djem qe kane ikur e kane arritur te jene dikushi ne vendin me te zhvilluar te botes, nuk dyshohen per njohuri dhe koncepte bashkohore. Problemi eshte se sa ne I besojme ata. Periudha 25 vjecare na ka bere mosbesues ndaj politikes. Nuk e di ne se bleta ka karakterin e duhur per te perballuar ndryshimit e nje shoqerie kaq te deformuar qe drejtoje nga nje pari e fuqisheme e kriminalizuar. Megjithese nuk besoj ne ndryshimet e shpejta, sidomos kur shtrati I krimit tashme eshte I mire formezuar, me pelqejne idet e reja dhe angazhimi per ndryshimin e kesaj gjendje te papranushme.
Ky esht nje bicim si sorra kreshnik spahiu.
Se ku do ta gjeje nje administrate te pakorruptueshme, e di ai. Derisa jane jashte zyrave, jashte administrates, te gjithe jane “qelibar”. Kur zene kolltuqet, pastaj shihet se kush eshte i paster e kush jo. Pak mbesin te paster. Po kete akoma nuk e ke mesuar o Grid?
Ju lutem shume, mos na hapni barkun me nje figure mediokre si G.R.
Ndarja me figuren e Berishes duhej bere sh kohe me pare; gjithsesi po e falim Griden qe nuk e kuptoi.
Po me 21 janar?
Per te gjithe ata qe nuk e dine: Gridi sokellinte nga maja e Amerikes ne mbrojtje te flakte te Berishes, por edhe kohe me pas pas. Takoi diku profesorin, edhe do jete kthjelluar paksa e kjo derisa te takoje dike tjeter, pasi Gridi nuk ka asnje gram mend te mendoje, analizoje apo sintetizoje vete; ai mendon me mendjen e idhullit te rradhes.
Shkrim shume i mire, analize objektive. Duhet te jesh afer bllokmeneve te vjeter dhe te rinje qe te kuptosh mendjen dhe lojen e tyre.
Megjithate gjithmone me vjen ne mendje nje thenie e Fatos Lubonjes ” jemi prishur keq!
Te rregullosh mocalin e korrupsionit shqiptar eshte mje lufte titanike gati e pamundur.
Duhet filluar me luften e thelle ndaj korrupsionit qe te ndahet elbi nga egjera, i korruptuari nga i ndershmi. Te evidentojme nje here te ndershmit me aellim qe ti perdorim per te ndertuar shtet me administrate te sgendoshe.
Ku duhet pare per korrupsion? Qeverite dhe administraten e 26 viteve, OJQte dhe OJFte qe kane qene streheza te njerezve qe jane katpultuar neper qeverite e keture viteve te tranzicion. Pasi te behet teharrja e maskarenjve, te ndeshkohen ata, tu sekuestrohen parate e zhvatura popullit, te shpresojme dhe ndertojme nje qeveri qe ka besimin e gjithe shqiptareve.
Me pelqejne mendimet dhe vizioni tij.
Eshte nje gje interesnte.Ky zotnia qe flet ne kete intervist,duket qe eshte nje kuader me vlera,inteligjent,ka qartesi ne veprime.Dhe keta lloj njerzish me bagzh e memçuri,jane larguar nga pd-ke.Kjo tregon se Sali Berisha nuk i do njerzit e mençem,por budallenjet,naivet servilat hipokritet qe i ve nen kembe dhe bejne si thote ai.
Por jo ore jo.
Nuk eshte se Saliu nuk I do.I nxjer qe ti perdori.keta qe flasin sot do ti sherbejne neser.
A e kuptoni lojen e ndyre qe behet me kurriz te shqiptarve brenda e jashte kufijve.
Vete Saliu I meson ta shajne te jene nacionaliste te flakte se si popull budalla ju besojme se na pelqejme te shajme etj etj.
E keni monstren e Salic bericit kresniq spahine me aleanca ku qe zi. Mikun e lush bashuqic .
Shkollohuni o njerez se Po na mbyt anafalbetizmi.ky eshte krimi me I madh.
Pse nuk ngrihen keta intelektuali ne protest per reformen ne drejtesi.
Ky thjesht ben lojen e tij. Mik i ngushte me politikane dhe ish-politikane, si psh, Andis Harasani. Prof. Sh Rames mund ti besosh pasi e ka treguar veten; por ketij tjetrit, boh, … teper e veshtire
Grid Rrjolli ben nje analize te realitetit shqiptar te demtuar dhe jep ide interesante per nje projekt dhe rindertim te ri te shoqerise shqiptare. Rruget e realizimit te ketij projekti jane jo te qarta dhe pak utopike. Edhe Rilindja e nisi me keto ide rrugen e vete te qeverisjes por u vonua sepse u detyrua nga grupime te fuqishme qe te braktise projektin e saj. Perpara se gjithash ky projekt kerkon nje PARTI, jo militantesh te paguar,por me anetare qe kane po keto ideale dhe te vendosur per ti realizuar. Vendi yne mjerisht nuk i prodhon me sot keto njerez ne numrin e duhur qe te bejne ate permbysje qe do te permiresonte gjendjen. Shoqeria shqiptare tashme eshte nje shoqeri e blere, e hapur e globaliste dhe thuajse pa ideale kombetare dhe e paafte ti mbroje ato, eshte nje shoqeri qe ndjen e prodhon pasiguri per te ardhmen, eshte pa ide dhe ideale te reja por vetem kritikuese dhe qe shan çdo gje, eshte nje shoqeri qe pjesa me e madhe e kokes te saj eshte e semure nga ndjenja e pasurimit te shpejte e te menjehershem, eshte nje shoqeri qe çdo dite e me shume ven interesat personale mbi ato te pergjitheshme, eshte nje shoqeri kafeneje e thashethemesh, eshte nje shoqeri e paguar dhe indiferente per te ardhmen e saj, po trasformohet çdo dite ne shoqerine e HASAN ZYKO KAMBERIT.
mos promovoni me asnje : blushra, hafizra dhe ky . o zot : mir emri …..greiiiiiii, isikur eshte pjell, ne pallatet e bukingemit . po ky mbiemer, qe duhet te jet shqiptar ! ? rroj, rruajta, ma rruajten, ma kruajten . o bo, bo, booooo.kot fare . dhe do te jap ment . kam then njehere me vete : duhet nje 97 – “2”. po kete rradh, o popull : mos vra veten si e vrave, ne 97-ten e pare, po drejtoje shenjestren, tek me te “poshtrit pasanik” . tek me te “poshtrit kriminel”……..se vetingu……po shpresoi ngjela, do veproi .
Platforme dhe program i mrekulluar por si thuhet teper vone dhe teper pak. Aqe sa eshte faji i elites politike ne keto 25 vitet e fundit po aqe faj ka edhe vet populli.Ajo thenja: nje burre eshte i denje per gruan qe ka dhe nje popull per prijsin qe e udheheq.. eshte mese e qelluar.Nuk iken Kukesjanet ne Gjermani nga shtytja e qeveritareve si pretendon Gridi por nga skamja dhe shpresa se ne Gjermani merren lek qyl. Nuk planifikuen qeveritaret mbjelljen e kanabisit te tere Shqiperine, por ju konvenon vete shqipetarve fitimi enorm e pa mund.Sikurse ju konvenonte epoka e piramidave kur i tere nje komb filloi te rrij ne kafene dhe te tallet me fqinjet pererreth qe punonin e jetonin me ndere. Ne duhet te pronojme normen themelore se duhet te punosh e jetosh me ndere e jo menyren se si sot jetojne shqiptare
Te gjithe ata qe kane kullotur ne grazhdin e Qenit te Vicidolit jane ushqyer me teorite e tij gjakakate.Jemi ngopur me teorira.Edhe kjo Bleta si Libra apo Bojaxhinjte jane binjaket e Dash Shehut,Nardit budalla,PR-se,Psd,Frd, e me radhe nja 60 cope te tjera.Rrini se jeni mire ne Amerike.