Fosilet e një peshkaqeni i cili jetonte rreth 34 milionë vite më parë u nxorrën nga ujërat e një lumi në rajonin e Kurgan-it në Siberi.
Studiuesit u mrekulluan nga gjendja e mirë e fosileve të nxjerra, ku dhëmbët e predatorit ishin ende të mprehta.
Fosilet u gjetën rreth 2414 km larg oqeanit më të afërt. Gjatë ekspeditës së shkencëtarëve rusë u zbuluan edhe skeleti i disa mamuthëve të mëdhenj, që qindra mijëra vite më parë lëviznin në këtë zonë.