FOTOT/ “Varreza fantastike! Shikoni artin popullor shqiptar” (diçka e rrallë për t’u parë)

27 Janar 2017, 10:50Kulturë TEMA
FOTOT/ “Varreza fantastike! Shikoni artin popullor shqiptar”

“Varreza fantastike! Shikoni artin popullor shqiptar”.

Kështu shkruan albanologu i njohut Robert Elsie.

Ai vë në dukje faktin se shqiptarët në fakt, nuk kanë ndonjë kulturë të zhvilluar për varrezat.

Zor të gjesh varreza të vjetra dhe të bukura siç janë në vende të tjera të Evropës.

Madje shumë të rralla janë varret origjinale të mbetura në Shqipëri nga koha para Luftës së Dytë Botërore.

Arsyet kryesore për këtë mungesë janë niveli i lartë i shkatërrimit dhe vetë-shkatërrimit që ka kapluar trevat shqiptare në shekuj, si dhe kalimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame gjatë kohës osmane.

Megjithëse kalimi fetar ka qenë më shumë formal se sa nga ndjenja e zjarrtë, dhe besimi fetar – qoftë mysliman, qoftë i krishterë – kurrë nuk ka qenë i fortë në Shqipëri, shqiptarët myslimanë përgjithësisht i kanë respektuar zakonet islame të varrimit.

Kjo do të thotë se të vdekurit varrosen shpejt, mundësisht brenda24 orësh, dhe se varri shënohet vetëm me një tog dhéu ose me një gur të pagdhendur dhe anonim, sepse tradita islamike përgjithësisht i ka shkurajuar gurët e mëdhenj të varreve”, shkruan albanologu i njohur në faqen e tij.

Pavarësisht kësaj, ai sjell një varrezë shqiptare, që të habit.

Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë kanë varre më të përpunuara, tradicionalisht me kryqe dhe simbole të tjera të krishtere.

Në varrezat katolike të malësisë së Veriut gjenden edhe sot gurë varri dhe kryqe druri të zbukuruara me simbolet e artit popullor shqiptar – dielli, hëna, yje, zogj dhe gjarpërinj. Tek-tuk mbi kryqe mund të shihen edhe zogj të gdhendur në dru. Megjithatë, varre të tilla tradicionale, që hasen ende në Shalë, Kelmend, Hot, Grudë dhe Triepsh, tani janë mjaft të rralla.

Një përjashtim i habitshëm janë varrezat katolike të Vuksanlekajt (serbisht: Vuksanlekići) në Malin e Zi. Fshati Vuksanlekaj ndodhet në rrugën kryesore mes Podgoricës dhe Shkodrës, në tokën e fisit shqiptar të Hotit.

Pas pushtimit ushtarak malazez, Hoti mbeti i ndarë (që nga viti 1913) mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe Vuksanlekaj mbeti në anën e Malit të Zi.Varrezat e Vuksanlekajt janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në trevat e Veriut.

Nuk dihet me saktësi se sa të vjetër janë gurët e varreve këtu, por hamendësohet se datojnë nga fillimi i shekullit të njëzetë, apo nga gjysma e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Motivet e artit popullor në gurët e varreve, kuptohet, janë shumë më të vjetra””, shkruan Elsie, që ka postuar fotot e mëposhtme.

http://www.albanianart.net/graves/index.htm

7 komente në “FOTOT/ “Varreza fantastike! Shikoni artin popullor shqiptar” (diçka e rrallë për t’u parë)”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per fatin e keq te vendit tone shum varreza si keto qe vertet jane trashigimi kulturore jane zhdukur me degradimin total te Shqiprise ne kto 25 vite

  2. "BOHOTINA" says:

    Nuk na njeh. Ia ka futur kot. Kur ne prodhonim anie. kombi i kwtij gazetari kacavarej nw peme.

    1. Uns says:

      ?️Ti sdi te shkruash shqip akoma.

    2. Uns says:

      ?️Ti sdi te shkruash shqip akoma.

    3. lloqe lloqelloqe says:

      anie?
      Robert Elise flet shqip me mire se ty or pallë. Perkthen nga shqipja e ne shqipe me mjeshteri. Njeh gjuhen e zakonet tona ne themel. Di me shume per shqiptaret sec dine dijetaret nga Shqiperia.
      Sa per kombin e tij… hmm nuk po flas se ti e meriton te mos dish me shume sec di. Vazhdo ne gjumin e rrumpalles se thelle… dhe shiko endrra me Ilire sykalter, mikprites e trima te cartuar, qe ngjajne si dy pika uji me kavajsin, elbasonsin, tironsin, krutanin… sidomos nga muzika floket dhe citjanet jane kopje.

  3. Messerschmidt says:

    Ky Else po e tregon dita dites veten qe eshte me teper se nje koqe kandari !

  4. Dritani says:

    Alganologu Robert Elsie nuk eshte i panjohur per mua, sidomos per kontributin e dhene ne fushen e historise se letersise shqipe. Por me habit ky “kontribut” i tij per varrezat ne Vuksanlekaj qe ju e pasqyroni, varreza shqiptare pak pertej Tuzit te Malit te Zi, per faktin se ato qe ai po i sjell si “zbulim”, i kane zbuluar tre autore nga Shkodra: Mit’hat Dibra, Ilir Bala, Naim Laçej, te cilet pas hulumtimeve shkencore dinjitoze, botuan librin album prej me se 100 faqesh ne vitin 2016 me titull :”Deshmi monumentale ne Vuksanlekaj” (Botim i shtepise botuese mediaprin, me ISBN 978-9928-08-204-6, me mbeshtetjen e Keshillit te Qarkut Shkoder, ne tri gjuhe: shqip, anglisht e ne gjuhen malazeze, me nje bibliografi te pasur vendese e te huaj). Dalja ne drite e ketij libri-album, shoqeruar me interpretime te elementeve etnografike, te simbolikave qe i shoqerojne keto varreza, terhoqi vemendjen edhe te Shoqates se Shkrimtareve te Shkodres, e cila i kushtoi nje (promovim)-paraqitje qe i shkonte per shtat nivelit te vellimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje