Irhan Jubica sjell rrëfimet tronditëse te deshmitareve te diktatures ne Shqiperi

25 Janar 2017, 13:49Kulturë TEMA

Gazetari, shkrimtari dhe botuesi i mirënjohur shkodran, Irhan Jubica, e ka botuar librin e radhës me titull “Zoti nuk ka djalë”.

Libri, i cili është botuar nga “Skanderbeg boks”, përmbledh 50 intervista të realizuara gjatë 20 viteve pune të autorit si gazetar nëpër disa media (1996-2015), si dhe të realizuara ekskluzivisht për revistën e mirënjohur letrare ARS të cilën ai e ka drejtuar për disa vite. Intervistat e këtij libri kanë për subjekt letërsinë, por nganjëherë edhe politikën dhe shkencën, dhe përfshijnë emrat më eminentë të shkrimtarëve botërorë dhe kombëtarë. Intervistat e realizuar nga Jubica në këtë libër përfshijnë: rrëfimet tronditëse të dëshmitarit, Simon Jubani, për ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Shqipërinë komuniste, të  Kasëm Trebeshinës për përjashtimin nga letërsia shqipe, të Yllka Mujos për ndikimin e Luiza Milerit në personalitetin e saj, të Edi Hilës se artistët shqiptarë ekspozojnë në galeri të parandësishme në botë, të Agim Vincës se nga mesi i gjenocidit Kosova shkoi kah pavarësia e saj etj. Po ashtu, libri  sjell edhe mendimet për letërsinë, bashkë me të vërteta të tjera, nga Paulo Coelho, Suzana Tamaro, Mohammed Bennis, Laura Mersini-Houghton etj.

3 komente në “Irhan Jubica sjell rrëfimet tronditëse te deshmitareve te diktatures ne Shqiperi”

  1. deti says:

    nuk e di se per cilet kundershtar politik e ka fjalen autori por ne shqiperi ishte nje shtet nje partiak dhe si i tille nuk ka pasur kundershtare politike.ata qe kane shkruar nuk kane qene te zotet te argumentojne mendimet e tyre dhe prandaj jane denuar pasi jane paralajmeruar.lind pyetja ku qendron kriminaliteti ketu ne kete rast.

  2. e c'na gjeti says:

    Shkurt : PORDHA ME RIGON ?

  3. Besim says:

    Ne rast se ky Jubica (sa sllav qe tingellon!) me titullin provokativ “Zoti nuk ka djale”, nenkupton refrenin e njohur te myslimaneve ne lidhje me ate qe thone se Jezusi nuk eshte biri i Perendise, gabon rende, se nuk e ka kuptuar domethenien e fjales “bir” sipas mentalitetit hebraik ne veçanti dhe atij antik ne pergjithesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje