Makthi i një 40 vjeçari, fytyra e të cilit u dëmtua keqasi nga një tigër 20 vite më parë duket se do të përfundojë. I dëmtuari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Peshkatari Hashmot Ali ka jetuar si heremit për gati dy dekada, sepse bashkëfshatarët e tij e kishin të pamundur që t’i qëndronin afër pasi tmerroheshin kur shikonin dëmtimin e rëndë pas sulmit të kafshës.
Ai u sulmua ndërsa ndodhej në xhunglën e Bangladeshit për të mbledhur mjaltë dhe e kishte zënë gjumi në një varkë. Tigri notoi drejt mjetit lundures, u fut brenda dhe me putrën e tij e goditin në fytyrë. Kthetrat e mprehta ia shqyen gati gjysmën e saj.
Kafsha tentoi ta merrte me vete, por ai u shpëtua nga shokët që e trembën.
Pavarësisht dëmtimtit të tmerrshëm, Hashmoti është i martuar dhe ka tri fëmijë.
E keni bastardu gjuhen shqipe.Shkruhet keq jo keqazi. Njjerez pa shkolle behen gazetare .