Gruevski pranon paketën shqiptare, koalicioni qeverisës mes VMRO dhe BDI-së shpallet sot

29 Janar 2017, 16:14Rajoni TEMA

Maqedonia pritet që të krijojë qeverinë e saj të re me arritjen e marrëveshjes mes VMRO-së së Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit. Burimet kanë konfirmuar se dakortësia për koalicionin pritet të shpallet këtë të dielë rreth orës 17:00. Po ashtu Javaneës ka mësuar se partia shqiptare e Ahmetit do të marrë 8 portofole në qeveri, duke përfshirë poste kyçe si kreu i kuvendit dhe karrigia e Ministrit të Brendshëm.

Përmes burimeve Javanews ka mësuar se pas diskutimeve të gjata, Gruesvki ka “kapitulluar” dhe ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet njohja e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Në thelb duket se Gruevski ka kapitulluar pikërisht mbi ato pika ku dukej i patundur në nacionalizmin e tij : të shkojë përtej Ohrit duke njohur karakterin shtet-formues të shqiptareve në Maqedoni.

Tani përgjegjësia për respektimin e marrëveshjes së Ohrit bie sa te Gruevski, aq edhe te Ali ahmeti, duke qenë se kurre me pare nje parti shqiptare nuk ka qene kaq decisive per kryeministrin dhe qeverine maqedonase.

Platforma kishte keto parime dhe objektiva :

– barazi etnike: mbeshtetje te iniciativave ligjore dhe kushtetuese për të perforcuar barazine etnike (ne emerimet ne Polici, gjyqesor, ushtri dhe sherbime sekrete, si dhe në vendimarrje dhe në shperndarjen e buxheteve dhe investimeve)

– barazi gjuhesore: ligj të posacem për perdorim të zgjeruar të gjuhes shqipe në cdo nivel te administrates,

– perfshirje e Shqiptareve ne bisedimet me Greqine për ceshtjen e emrit

– mbeshtetje e punes dhe mandatit të Prokurorise speciale – kerkese kyce e BE Dhe SHBA

– reforma ne arsim: më shume shkolla shqipe, dhe financime për Kulturën dhe memorjen historike të shaiptareve,

– reforma ne menaxhimin e buxheteve per komunat – me shume per komunat shqiptare.

7 komente në “Gruevski pranon paketën shqiptare, koalicioni qeverisës mes VMRO dhe BDI-së shpallet sot”

  1. Arbeni says:

    Gruevski bisedon me Ali Baben dhe 40 hajdutet e jo me shqiptaret. Shqiptaret votuan kunder Gruevskit!

  2. Mbreti says:

    Nu ndryshon asgjeeee!!! Njerz te pjerdhur. Dmth te e njejta shajze. BDI duhet rrasur ne Burg bashk me Levizjen e Erdoganit!!! Shqiptareve u duhet 1 parti me Figura te reja! I mori Lumi perndryshe Shqiptaret e FYROMIT!!

  3. Albani says:

    BDI-ja ka kaq vite ne qeveri.
    Cfare realizoi?
    Ky eshte thjesht nje truk qe te shpetojne nga drejtesia ministrat e korruptuar te BDI-se dhe VMRO-se.
    Jam pesimist dhe mendoj qe pervec se disa ministrive pa rendesi nuk do te marrim asgje tjeter.

  4. Albani says:

    Gjithashtu dhe lajmi me duket i pa sigurte,perderisa nuk e kane nxjerre akoma portalet Maqedone.

  5. kuq e zi says:

    nqs gruevski pranon keto kushte duhet te heqe dore nga kryeministri duke pasur parasysh fushaten e tij zgjedhore

  6. says:

    I kujtojmë Maqedonisë që zyrtarizimi gjuhës shqipe ka kuptim që Maqedonia përgjonin bisedat telefonike në shqip dhe në zgjedhjet e ardhshme kandidati maqedonas do ketë si program shfuqizimin e gjuhës shqipe siç bëri shtëpia e bardhë me gjuhën spanjolle pas ardhjes së Trump.

  7. kozmo says:

    EDHE KETE HERE DO TE MASHTROJNE SI GJITHMON , PRANIMI I KUSHTEVE TE SHQIPETAREVE KA SI QELLIM VETEM QE GRUEVSKI MOS TE NDAHET NGA DASHNORI I TIJ I PERJETSHEM ALI AHMUTI , TRADHETARIN E SHQIPETAREVE . DO TI SHTYJE DHE 4 VJET TE TJERA ME RRENA . GJITHESESI DUHET PRITUR MOMENTI FINAL ,SEPSE KA SHUME MUNDESI TE DALIN KUNDRA NGA PARTIA BDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje