Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Parlamenti i vendit ka njoftuar zyrtarisht se Nikolla Gruevskit i ka mbaruar afati si i mandatuar për krijimin e qeverisë së re.
Që nga ky moment, disa faktorë politikë ndërkombëtarë dhe në Maqedoni po investohen që stafeta t’i kalojë Zoran Zaevit, drjetues i LSDM-së, i cili nuk arriti të dilte parti e parë.
Në lojë është futur edhe Ambasada amerikane në Shkup, e cila ka dalë hapur kundër VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevksit, duke bërë thirrje për negociata.
Gruevski ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për shkak se logjika politike kërkon që në qeveri të qëndrojnë ata që kanë fituar vota më shumë.
Ndërkohë, agjencia maqedonase MINA shkruan se në orën 21: 30 të mbrëmjes së pardjeshme, marrëveshja mes Gruevskit dhe Ahmetit u arrit, madje pa përmendur ndonjë Platformë.
Sipas kësaj agjencie, ka qenë një telefonatë e Ahmetit me ambasadorin amerikan Jess L. Baily, që ka devijuar rrjedhën e procesit, duke detyruar drejtuesin shqiptar të BDI-së që të kërkojë kushtet e Platformës.
http://macedoniaonline.eu/content/view/31147/1/
Fake news, fabrikim i putanit per te rritur antiamerikanizmin.