Dritëro Agolli në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në Sanatorium

31 Janar 2017, 19:29Kulturë TEMA

Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli po kalon ditë të vështira.

Prej disa ditësh ai është shtruar me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes.

Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët.

Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Shkrimtari festoi 85-vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç’rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar “Prit edhe pak” – poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie.

Po me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua”. Dramat “Fytyra e dytë” dhe “Baladë për një grua” janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama “Mosha e bardhë” është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970-1980.

17 komente në “Dritëro Agolli në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në Sanatorium”

  1. tr says:

    Fajin e ka cigarja qe nuk e ka leshuar kurre nga dora .
    Nje shkrimtar i mrekullueshem . Njerzit shuhen por veprat nuk shuhen .

    1. Edkari says:

      Gjalle qenka?!?!?!

  2. lili says:

    Jo,fajin e ka bashkpunimi me krimin:Zoti ia kthen borgjin edhe e meson cka do me thane me jetuar pa marr fryme lirisht,sepse shume njereze per faj te tij shume njereze e shume intelektuale nuk mujten me marr fryme lirisht edhe…
    Jeta zgerdhihet me njerezet!

    1. Bushi says:

      Te shkuara dhe u sherofsh sa me shpejt.Respekt per kete shkrimtar te madh.Mburrja e shqiperise.

  3. Dorina says:

    i uro j sherim te shpejte. Eshte nje shkrimtar qe e duam ende te jete mes nesh edhe fizikisht.

    1. Lugati says:

      tufine a sharre
      .ose kom nji ide futeni ke vorri enver pleres ..po bojeni i cik te modh arkivolin te jete gati per ate pleren tjeter komuniste ismail kardare…kshu i thurin poezi e levdata enverit sic kane bo ne gjith jeten e tyre pa kuptim..se me e cu ne varreza publike kan per tu nrejt la vorri njerzit qe ka mor ne qafe kjo plere komuniste

      1. Darius says:

        hahahahaahaha o Lugat…..po fiks fare e eke thene…

  4. Joni says:

    Pershendetje I nderuar shkrimtar. Te urojme te sherohesh sa me shpejt e te shkuara.

  5. Ollga Toronto says:

    Pavaresisht ndonje lajthitje ne lidhje me Saliun,mbetet njeri i madh dhe popullor,i uroj sherim te shpejt.

  6. bato II says:

    qysh qenka krejt e panjohur per publikun drama “Fytyra e dyte” kur ajo eshte vene ne skene nga Teatri popullor dhe eshte transmetuar
    edhe nga RTSH ????

    cfare gazetare injorante e te papergjegjshem, turp.

    1. joel shkodra says:

      Edhe une keshtu mendova ne fillim per dramen “Fytyra e dyte”, por pastaj e kuptova se behet fjale per botimin e saj per lexuesit e jo per venien ne skene.

  7. DYPLLOMSHI says:

    gjynofet e veta po la jo te miat..

  8. Mark says:

    Nuk e kuptoj perse pjestaret e familjes e media nxjerrin foto te nje neriu te katandisur ne kete menyre, i shperfytyruar e pothuajse ne gjendje kome. Familjet qe kane nje fare dinjiteti nuk i nxjerrin ne publik pjestaret e tyre ne gjendje te shperfytyruar. Keto mund te jene imazhet e fundit (qe jane aspak te kendeshme) te nje personi te njohur, si Diteroi.

  9. ali vlora says:

    Driteroi eshte figure . Por une i kuptoj injofantet. Po keshtu sic jane te pa lexuar do te vdesin.

  10. ali vlora says:

    Driteroi eshte figure . Por une i kuptoj injofantet. Po keshtu sic jane te pa lexuar do te vdesin.

  11. y_a says:

    Mesiguri qy, gjandja e randume e rrospive Komuniste , qiftit agolli-kadare,
    ka ka pikllue, edhe baxhellat,qi shtisin televizioneve-mediave elektronike shqypkare,
    qy i kan perkdhel bolet e fishkuna e bile,te qelbuna te rrospive Komuniste,tu shpresue me u ba dikushi,
    ne fushn e letersise, me Kap noj post ne gjithe at corbe pseudomanie ,ne epoken e shkerdhimit prej shkerdhatave
    qy prodhoj Shkerdhatokracia e ksaj rrace shkardhatash , qy si asht da ktij kobi ,,qysh prej atyne rrospive te nyta turqie
    Asgja sndertohet perj rraces rrospise p anadolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje