Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e kryesisë së PS pasditen e së martës.
Duke folur pas takimit në selinë rozë, Peleshi tha se partia e tij ka vetëm një qasje në koalicion.
“Ne kemi vetëm qasje politike dhe jo taktike. Le ta dëgjojnë partitë aleate se strategjia jonë në realizimin e reformave nuk na lë kohë për taktika” – tha Peleshi referuar marrëdhënieve të fundit politike mes PS dhe LSI.
Sipas tij, PS i mirëkupton taktikat e partive aleate, por reformat janë më të rëndësishme. Ai tha se takimet e kryesisë do të jenë të shpeshta jo për shkak të marrëdhënieve brenda koalicionit, por sepse PS është vetëm pak muaj para zgjedhjeve.
I pyetur sesi i komenton akuzat e Ylli Manjanint të një dite më parë, Niko Peleshi tha se ato vetëm sa justifikuan shkarkmin e ish-ministrit të Drejtësisë.
“Deklaratat vetëm sa shpjëguan arsyet se pse shkarkimi ishte i drejtë” – tha Peleshi.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së është thirrur urgjentisht nga Kryeministri Edi Rama dhe u zhvillua në selinë rozë.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas shkarkimit të Ylli Manjanit dhe deklaratave të deputetëve nga të dyja forcat politike brenda mazhorancës.
Megjithse PS,nepermjet kryetarit te saj Rama,ka deklaruar se LSI-ja eshte nje aleat strategjik,si dhe per vazhdimesine e kualicionit.
Meta me mendjemadhesine e skrapaliut pergjigjet duke kerkuar qe le te thone se i ka 70 vota,per te dale ne opozite!!!
Qendrimi ne kualicion dhe mosdeklarimi per vazhdimesine,flet per mungesen e bindjeve te majta tek LSI-ja,ku rritja e anetaresimit te saj,ka kohe qe eshte e mbushur me te djathte karieriste dhe te pakenaqur.
LSI-ja nuk po vepron si parti e majte,por si nje parti pa ngjyre dhe forme !
“3” qendrimet e deklaruara nga Meta,ju kujton nderkombetarve se ka vlera per Kryeminister !