“Askush nuk është pushuar nga puna, kompozitorëve u janë propozuar detyra të reja në strukturën e re”.
Kështu shprehet drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, në lidhje me denoncimin nga ana e Departamentit të Kulturës pranë Partisë Demokratike, për “pushimin nga puna” të tre kompozitorëve të njohur, Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali.
Vetë kompozitorët nuk kanë pranuar që të prononcohen në lidhje me këtë lajm, por ndërkohë çështja e tyre ka marrë ngjyresa politike, duke u marrë si çështje jo vetëm nga Partia Demokratike, por është përmendur edhe gjatë seancës së djeshme në Parlamentin shqiptar.
Në këtë valë, përgjigjet vetë drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Gëllçi, sipas të cilit, kompozitorët do të kenë pozicione të reja konform strukturës së re të institucionit. E sigurt është që Departamenti i Krijimtarisë Muzikore pranë RTSH-së është shkrirë.
Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Gëllçi u shpreh se pas hyrjes në fuqi të statutit të ri të RTSH-së, miratuar në Parlamentin shqiptar, Këshilli Drejtues i institucionit miratoi strukturën e re të tij, e cila i është nënshtruar një ndryshimi rrënjësor.
Sipas tij, në strukturën e vjetër, 60% e të punësuarve përbënin administratën, ndërsa 40% fuqinë krijuese.
“Ne po punojmë për ta ndryshuar këtë përqindje, duke e kthyer atë në favor të krijimtarisë, në një raport 80% me 20%”, tha ai. Sa i takon çështjes së tre kompozitorëve, Gëllçi u shpreh se “Departamenti në fjalë paraqiste një handikap, pasi ai përgjigjej vetëm për krijimtarinë muzikore, në një kohë që Radio Tirana nuk është përgjegjëse për krijimtarinë muzikore në vend.
Kështu që, në kuadrin e reformimit të institucionit, ky departament nuk do të ekzistojë më, por do të doja të qartësoja se askush nuk është pushuar nga puna.
Tre kompozitorëve të mirënjohur u është propozuar një pozicion i ri në strukturën e re. Siç tashmë dihet, RTSH nuk do të ketë vetëm një kanal, por 7 kanale tematike, ku kompozitorët do të mund të gjejnë veten. Konkretisht, Shpëtim Saraçit i kemi propozuar drejtimin e kanalit të muzikës. Edhe dy kompozitorëve të tjerë u janë ofruar pozicione të reja”, u shpreh Thoma Gëllçi.
RTSH eshte vetem per te ngrene fondet e shtetit dhe per te punesuar ose me mire per te pensionuar persona . RTSH fatkeqesisht nuk e shikon njeri. Ai smundet te konkuroje as me TV lokale. Po te kete shtet taman duhet te shkrihet te pakten 70% e fondeve dhe punonjesve dhe te ngelin vetem pak punonjes qe ta mbajne ndezur. edhe tani nuk ka asnje analize krahasuar me Tv tjera ne Tirane. Sa punonjes ka RTSH , sa fonde merr ? Sa kane te tjeret? Dhe ne fund pse shikueshmeria kaq e ulet e RTSH ? Sipas shikueshmerise duhen edhe fondet. Ne do te ecesh perpara puno. Nuk eshte me koha e komunizmit qe shteti i vogel shqiptar te mbaj nje RTSH te fuqishem per propogande, qe shteti te paguaj teatro, opera, shkimtare, akademike pa pune akademike, etj. Sot eshte kapitalizem nuk te mban njeri kot. Sa per relike do te ishte e lodheshme per shtetin qe te mbahen institucione pa rentabilitet.
Mire mor mire more drejtor,ti i ke levizur kompozitoret,por nuk na thua atje tek vendi i ri i punes qe i ke cuar kane te njetin shperblim apo me pak.Kete problem nuk e ke cekur fare.Fjala vjen,ne se ne pozicionin e vjeter merrnin nje pagese 50 mije leke ne muaj dhe ne pozicionin e ri marrin 30 mije leke,kuptohet qe ata faktikisht jane “te pushuar”.Vazhdon te bjerret TVSh-ja,kjo eshte nje praktike prej 26 vjetesh.Largimi i ketyre krijuesve nga institucioni ,ju jep favore TV-ve private,te cilat mbrojne interesat e pronarit por jo te shqiptareve ne teresi.Dhe pastaj nuk ke cfare te ndjekesh vetem te shikosh perversitetet e A.Canit.Duken si veprime pa lidhje por ja qe lidhen indirekt.
Te lumt o Thoma Gellci. Keta kompozitoret ju a kishin sjell ne maje te hundes njerzeve. Pse nuk ju a nxjerr lakrat se sa para kane marr dhe sa kane abuzuar aty keta “kolloz”?!!!! Po nuk ka te tjere ne shqiperi vetem keta na qenkan kompozitor?!!!! Merr njerez te rinj dhe hiqe llumim qe ka mbledh ajo tvsh ne vite.
Jo vetem ne TVSH,por dhe ne shume institucione artistike,shume emra qe dikur kane qene te njohur,marrin rrogen pa shkuar ne pune !
Punojne ne tv dhe studio private !
Paguen actor estradash,keorograf neper rrethe,por ne fakt punojne ne Tirane,ne sektorin privat.
Sigurisht rrogen e perlajne,çdo muaji !