12 anëtarë të Gjykatës së Lartë që morën pjesë në shortin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk plotësojnë një nga kriteret themelore të ligjit: pasjen e shkollës së magjistraturës.
“Shqiptarja.com” mëson se dy gjyqtarët që u përzgjodhën nga shorti, Mirela Fana si anëtare dhe Artan Zeneli si zëvendësues, nuk kanë shkollë magjistrature (pra nuk janë magjistratë), duke mos plotësuar kështu pikën 1/d të nenit 221 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Këtë nen ka përdorur si arsyetim kryeprokurori Adriatik Llalla për të kandiduar vetëm 3 prokurorë për KED, çka solli edhe debatin e ashpër me akuza e kundërakuza me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.
Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 221 të tij, saktëson kushtet dhe kriteret për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit. “1. Mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit; b) nuk ka një masë disiplinore në fuqi; c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit; ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi; d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës; dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional; e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave. 2. Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti”,-thuhet në ligj.
Duke ju referuar këtij neni të ligjit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka dërguar për pjesëmarrje në short vetëm 3 kandidatura, për 3 vende të prenotuara për Prokurorinë.
Shkresërisht, Llalla njofton Kuvendin se vetëm tre prokurorë: Rovena Gashi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gentian Trenova e Fatjona Memçaj nga zyrat e Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit plotësonin kriteret, pasi ishin me magjistraturë.
Por Gjykata e Lartë nuk e ka interpretuar kështu ligjin në fjalë.
Kështu duket, për sa kohë nga 15 anëtarë të gjykatës, 13 prej tyre kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e shortit për KED.
Në short nuk ka marrë pjesë gjyqtarja Evelina Qirjako dhe Majlinda Andrea (e cila është e pezulluar).
13 anëtarët e tjerë kanë kandiduar, nga të cilët vetëm një prej gjyqtarëve ka shkollën e magjistraturës.
Ai është gjyqtari Shkëlzen Selimi, ndër më të rinjtë në moshë në këtë gjykatë.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë, bazuar në jetëshkrimet e tyre të bëra publike në faqen zyrtare të kësaj gjykate, kanë mbaruar sistemin e vjetër të shkollës së drejtësisë, por jo Shkollën e Magjistraturës.
Ajo që krijon më shumë absurditet është fakti se në jetëshkrime, gjyqtarët shprehen se kanë qenë drejtues ose pedagogë të shkollës së magjistraturës.
Nëse ligji duhet të zbatohet gërmë për gërmë siç është shkruar, këta gjyqtarë nuk mund të jenë pjesë e KED-së, por nxënësit e tyre, po.
o like dridhe me lesh fabrike. Dil o like ne konference shtypi dhe thuaj qe gjukata ka shkelur ligjin o tutkun e burri i mushkes. te fala Elona Gurit.
SKANDALOZEEE !!!!!
Zoti Mero Dhe Gazeta Tema ! Bejani te qarte Popullit Shqiptar se Dhallla dhe Likjae shikojne qe Ligji sipas tyre lejon te aplikojne ne Kld vetem nxenesit dhe jo mesuesit . Oh sa bukuri ka tufa ………dridhe like …..
E çfarë rëndësie ka magjistratura ?
Rëndësi ka që dë dijë me vjedh dhe korruptuar.
Alla albanistan,sicili n’krye te vete e askkush pergjegjese. Ligji nuk existon ,ligjin e bane Maliqi..