Një bashkëshorte angleze u lumturua shumë kur pa një korrier t’i sillte në shtëpi një buqetë të madhe me lule.
Lulet ishin dërguar nga bashkëshorti i saj dhe Debbie Cardone i mori në dorë tërë qejf dhe po i shijonte plot kënaqësi.
Por ajo u shokua kur pa pusullën që ishte lënë në buqetë.
Lulet nuk ishin për të por për qenin e shtëpisë, Sebastianin, i cili ishte i sëmurë.
Me sa duket, qeni qenka bërë vërtet pjesë e pazëvendësueshme e familjes.